Çfarë tha Pejgamberi, Muhammedi a.s., për vajin e ullirit dhe përdorimin e tij?


Vaji i ullirit është i pranishëm në shumë familje, por të pakta janë ato familje të cilat kanë njohuri të përgjithshme rreth vajit të ullirit. Shkurtimisht do të rendisim me lejen e Zotit disa nga dobitë dhe rëndësitë e këtij produkti ushqimor.

Druri i ullirit është bekuar dhe përmendur në Kur’an ndërsa dega e tij simbolizon paqen. Vaji i ullirit nxirret nga frutat e pjekur të drurit të ullirit të familjes Oleacea.
Ebu Hurejre (radijall-llahu anhu) ka shënuar se i Dërguari i All-llahut, Muhammedi, Alejhi Selam, ka thënë: “ Përdoreni vajin e ullirit si ushqim dhe melhem, sepse ai nxiret nga druri i bekuar.”
Vaji i ullirit është i nxehtë dhe përmban lagështinë e shkallës së parë. Cilësia e vajit të ullirit varet nga cilësia e ullinjve kur shtypen. Vaji më i mirë është ai i cili nxirret nga ullinjtë e pjekur plotësisht. Ndërsa vaji i cili nxirët nga ullinjtë e zinj siguron temperaturë dhe lagështi mesatare.
Dobitë e vajit të ullirit!
Vaji i ullirit përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83 për qind të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut.
Pirja e vajit të ullirit përdoret në shërimin e helmimit me ushqime, i vë në lëvizje zorrët dhe i nxjerr jashtë glistrat e zorrëve. Sa më i vjetër të jetë vaji, ka temperaturë në shkallë më të lartë dhe efekt më të madh në zbërthimin e substancave. Vaji i ullirit mund të nxirret dhe me anë të procesit të ndarjes së ujit dhe në atë rast natyra e tij është më pak e nxehtë më e butë dhe më efikase. Të gjitha llojet e vajrave e zbusin lëkurën dhe e ngadalësojnë procesin e zbardhjes së flokëve( thinjat). Uji i kripur i ullinjve të mbetur përdoret në raste të djegies së lëkurës e pengon krijimin e flluskave, fshikave në lëkurë, forcon mishin e dhëmbëve dhe është i mirë për pezmatimet herpetike dhe për disa gjendje alergjike të lëkurës.
Përdorimi i gjetheve të ullirit!
Gjethet e tij përdoren në sëmundje infektive duke përfshirë pezmatimet lokale të lëkurës që shoqërohen me skuqje lëkure, ekzemën dhe të thatët që shkaktohen nga kafshimi i brejtësve të ndryshëm. Përtypja e gjetheve përdoret edhe në shërimin e pezmatimeve kërpudhore në gojë ose në buze dhe përdoret edhe në shërimin e të thatëve të thelluar të kruajtjes së përgjithshme dhe pezmatimit të lëkurës. Si dhe në kontrollimin e djersës së tepërt. Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eliminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave. Një material të hollësishëm rreth vajit të ullirit me lejen e Zotit do e trajtojmë në materialet në vazhdim!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme