Një herë në një qytet, jetonte një i ri i bashkë me gruan e tij të porsamartuar. Pas martesës, i riu filloi të punonte si mësues në një shkollë fillore.
Për shkak të mungesës së eksperiencës, për më pak se një javë, u nënshtrua nga nxënësit e tij dhe kur kthehej në shtëpi, kthehej i dëshpëruar.
Gruaja e tij e ngushëllonte duke i thënë: “Kur dikush është shumë i ngopur, ai ose mund ta derdhë atë që ka në të ose thjesht nuk mund ta derdhë fare. Nuk duhet të jesh shumë i trishtuar për këtë. Ndoshta atje jashtë të pret një punë më e përshtatshme.”
Pasi u largua nga shkolla, ai gjeti një punë tjetër, por pas pak ditësh u pushua nga puna për shkak të ngadalësisë së tij.
Këtë herë gruaja e tij e ngushëlloi duke thënë: “Ka gjithmonë njerëz të aftë dhe jo të aftë. Disa kanë përvojë nga vitet e tyre të punës. Sa për rastin tënd, si mund të fitoje aftësitë e nevojshme për punë në një kohë kaq të shkurtër.”
I riu nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte punë. Ai punoi disa punë, por kurrë nuk qëndroi gjatë në ato punë. Çdo herë, kthehej në shtëpi me një shpirt të dëshpëruar dhe çdo herë gruaja e tij e ngushëllonte. Asnjëherë nuk ndodhi, që gruaja të ishte e zhgënjyer ose e inatosur.
Vitet kaluan, i riu tashmë ishte rreth të tridhjetave.
Në këtë kohë, ai fitoi një dhunti në gjuhë. U bë këshilltar në një shkollë të shurdhmemecëve. Më vonë, ai hapi një shkollë për aftësi ndryshe. Pak vite më vonë, ky burrë hapi një zinxhir pikash në qytete dhe provinca të ndryshme për shitjen e aparaturave për personat me aftësi të kufizuara.
Me zgjerimin e biznesit të tij, ai mësuesi që e përtallnin nxënësit, apo ai punëtori i ngathët, u bë një multimilioner.
Një ditë, e pyeti gruan e tij: “Kur dukesha i zymtë për të ardhmen time, cila ishte arsyeja që kishe kaq shumë besim tek unë?”
Gruaja e tij buzëqeshi dhe tha: “Kur një copë tokë nuk është e përshtatshme për të mbjellë grurë, mund të përpiqemi të mbjellim fasule. Nëse fasulet nuk rriten mirë, mund të përpiqemi të mbjellim fruta ose perime.
Nëse bimësia nuk është ekonomike, në vend të kësaj mund të shpërndajmë farat e hikërrorit. Këto fara një ditë do të lulëzojnë në lule. Në vetë këtë tokë, do të ketë të paktën një farë që do të mbijë dhe do të rritet.”
Në këtë botë, nuk ka asnjë person që është i padobishëm. Vetëm se Ata nganjëherë nuk e kanë pozicionuar veten fort në vendin e duhur, dhe kur të gjejnë tokën e duhur, ata do të mbijnë pak me vonesë, por do të jenë bimët më të shëndetshme dhe me rritjen më të fuqishme.
E huazuar ...