Komunitetet fetare në Shipëri i kanë bërë një kërkesë me shkrin ndaj Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik lidhur me radiot kombëtare me kulturë fetare.
Vetë kreu i këtij komisioni, Petro Koçi bëri me dije se kërkesa i është çuar AMA-s dhe kjo e fundit është shprehur se kjo kërkesë nuk gjen mbështetje ligjore.
Për rrjedhojë,. Koçi tha se duhen bërë ndërhyrje në ligj në mënyrë që një kërkesë e tillë të merret parasysh nga AMA.
Koçi: Ka ardhur një kërkesë nga komunitetet fetar e lidhur me radiot për kulturë fetare ne i kemi dërguar një let6ër AMA-s, e cila na ka kthyer përgjigje duke thënë se kjo kërkesë nuk gjen mbështetje ligjore. AMA e ka të pamundur që t’i licencojë. Prandaj ne do të bëjmë të mundur ndërhyrjet në ligj në mënyrë që AMA të veprojë./oranews.tv/