Arabia Saudite ka ndarë kampet në Mina për një milion pelegrinë

Siç raporton Gazeta Saudite, Arabia Saudite ka ndarë kampe për strehimin e pelegrinëve vendas si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ardhshëm të Haxhit.
Kampi gjendet 7 kilometra nga Qyteti i Shenjtë i Mekës, pikërisht në Mina, i cili zakonisht shfrytëzohet si vend për pelegrinët për të kryer ritualet simbolike të gurëzimit të djallit gjatë pelegrinazhit.
Bëhet e ditur se Ministria e Haxhit dhe Umres ka nisur procesin e ndarjes të martën mbrëma duke përcaktuar vendndodhjen në afërsi të kullës Mina Abraj. Ministria do ta ndajë kampin në tre segmente dhe paketa.
Segmenti i parë janë kullat Mina ndërsa i dyti janë tendat e zhvilluara nga kompania Kendana. Dhe e treta janë tendat e pazhvilluara të titulluara “çadrat e mikpritjes”. Ministria planifikon të prezantojë segmentin e katërt të banimeve jashtë zonës së vendit të shenjtë nëse merr miratimin nga autoritetet për akomodimin e pelegrinëve jashtë vendit të shenjtë.
Dihet se tendat e zhvilluara mund të strehojnë maksimumi gjashtë besimtarë me një sipërfaqe prej 2.5 metrash katrorë për pelegrin. Ndërkohë, tendat e pazhvilluara vlerësohet se mund të strehojnë 10 besimtarë me një sipërfaqe mesatare prej 1.6 metra katrorë për haxhi.
Muajin e kaluar, Arabia Saudite njoftoi se do të lejojë 1 milion pelegrinë nga brenda dhe jashtë Mbretërisë për kryerjen e haxhit të këtij viti, pasi kufizoi ritualet vjetore në muslimanët që jetonin brenda vendit për dy vitet e fundit si rezultat i pandemisë COVID- 19 .
Megjithatë, nga gjithsej 1 milion pelegrinë, shumica dërrmuese prej 850,000 vijnë nga jashtë, ndërsa pelegrinët vendas përbëjnë vetëm 15 për qind ose 150,000 haxhinj, tha Saed Al Juhani, ushtrues detyre i Kryetarit të Këshillit Koordinues për Haxhinjtë vendas.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani