Fillojnë punimet për zgjerimin e madh të xhamisë historike Quba në Medine

Puna e madhe rizhvillimi ka nisur në xhaminë historike Quba të Medinës për të zgjeruar më tej vendin e shenjtë të ndërtuar për herë të parë nga Profeti Muhamed a.s., më shumë se 1,440 vjet më parë.

Në prill, gjatë Ramazanit, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman njoftoi se xhamia do të dhjetëfishohej në madhësi si pjesë e një projekti të quajtur sipas mbretit Salman.

Pas përfundimit të zhvillimit më të madh në historinë e saj, Xhamia Quba do të jetë në gjendje të akomodoj më shumë se 66,000 besimtarë në një zonë që mbulon 50,000 metra katrorë.

Zona e saj aktuale e faljes mbulon 5,000 metra katrorë, me ndërtesën dhe objektet që zënë 13,500 metra katrorë dhe strehojnë maksimum 20,000 adhurues.

Xhamia Quba ndodhet 5 kilometra në jug të xhamisë së Profetit në Medine dhe është ndërtuar në vitin 622. Besohet se Profeti Muhamed falej shpesh në xhaminë Quba, veçanërisht të shtunave, dhe i nxiti shokët e tij ta bënin këtë.

Ekziston një hadith për xhaminë, ku Profeti Muhamed ka thënë: “Kush merr abdes në këtë shtëpi dhe fal një namaz në të, do të shpërblehet sa një umre”. Kjo është arsyeja pse xhamia mbetet e një rëndësie të konsiderueshme fetare dhe historike për muslimanët.

Ajo iu nënshtrua rinovimit gjatë epokave të kalifëve Uthman bin Affan dhe Omar ibn Al-Khattab. Ky i fundit ishte i pari që i shtoi strukturës një minare.

Gjatë epokës saudite, Xhamia Quba, së bashku me shtëpitë e tjera të adhurimit, u rigjallëruan rregullisht. Në vitin 1968, ana veriore e saj u zgjerua dhe më pas në 1985, Mbreti Fahd urdhëroi disa zgjerime duke ruajtur tiparet arkitekturore të rëndësishme historike të ndërtesës.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip