Filloi rindërtimi i xhamisë së vjetër në Planejë të Hasit të Prizrenit.

Me iniciativë të xhematit sot filloi rindërtimi i xhamisë së vjetër në Planejë të Hasit të Prizrenit.

Xhamia e cila është ndërtuar qysh në vitin 1785 u shkatërrua gjatë luftës 1999, duke mbetur vetëm gërmadhë.

Ky lajm i ka gëzuar shumë banorët, të cilët tash e 20 vite e kanë pritur rikthimin e këtij objekti i cili ka qenë epiqendër e kësaj ane.

Neziri 86 vjeçar, banor i këtij fshati u emocionua për këtë lajm dhe tha se është dita më e gëzueshme në jetën e tij.

Ai, tregoi se në këtë xhami janë falur të gjithë banorët e këtyre fshatërave, përfshirë edhe ata të brezit kufitar të Shqipërisë.

"Gjatë bajramave në këtë xhami janë falur mbi 300 vetë, edhe oborri mbushej përplotë me njerzë", tha tutje ai.

Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit nga sot e shpall të hapur aksionin për këtë xhami.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Fadil Rashiti ?