Në një qytet jetonte një rrobaqepës që ishe mjeshtër i mashtrimeve. Nuk kishte lënë njeri pa e mashtruar.
Një njeri, i cili kishte shkuar në atë qytet, kur dëgjoi për rrobaqepësin mashtrues tha: “Unë vë bast kalin tim se ai nuk do të mund të më mashtroi mua”.
Njerëzit i thanë: “Ai ka mashtruar shumë më të mençur se ti, mos lejo të të mashtroj inteligjenca jote, sepse do të ngelesh i hutuar nga mashtrimet e tij”.
Njeriu u nxeh edhe më tepër dhe tha se rrobaqepësi nuk mund t’i vjedh atij asgjë, as të re e as të vjetër.
“Unë vë bast kalin tim arab, nëse ai arrin të ma vjedh pëlhurën time”, tha njeriu.
Tërë natën nga brenga, njeriu nuk vëri gjumë në sy, duke planifikuar se si të shpëtonte nga rrobaqepësi gënjeshtar.
Në mëngjes, morri me vete pëlhurën prej sateni dhe shkoi në dyqanin e rrobaqepësit.
E përshëndeti ngrohtë me selam, ndërsa rrobaqepësi u ngrit menjëherë në këmbë. I dëshiroi mirëseardhje duke buzëqeshur dhe ia rrëmbeu atij zemrën menjëherë. Kur njeriu dëgjoi zërin e ëmbël të rrobaqepësit, e hodhi satenin nga Stambolli para tij dhe i tha: “Më bëj një pelerinë për luftë nga ky saten. Nën bel ma qep të gjerë, që t’i lëviz këmbët më lehtë, ndërsa mbi bel të ngushtë, që të shihet trupi im.”
Rrobaqepësi i tha: “O njeri i mirë, për ty do t’i kryej njëqind shërbime”. Ndërkohë filloi t’i tregoj me qindra tregime, e dalëngadalë satenin me gërshërë t’ia copëtoj. Njeriu nga këto tregime filloi të qeshë pa menduar, e sytë e tij dalëngadalë filluan të përgjumen. Rrobaqepësi me mjeshtëri filloi ta shkurtoj nga pakë satenin. Çfarë sateni? Çfarë lavdërimi? Çfarë basti? Njeriu i harroi të gjitha. I dehur nga fjalët e ëmbla të rrobaqepësit ai thoshte pareshtur: “Pashë Allahun, vazhdo të m’i tregosh tregimet tuaja, se unë po çmendem pre tyre. Rrobaqepësi vazhdonte sa që njeriu u shtri në kokërr të shpinës nga të qeshurit. Rrobaqepësi me dorë ia priste pëlhurën, ndërsa nga goja nxirrte plotë tregime mashtruese. Njeriut mendja i fluturonte, ishte dehur nga të qeshurit. Dikur rrobaqepësi filloi të ndiej keqardhje dhe tha me vete: Ky i çmendur ka lakmi të madhe, ai nuk e di se çfarë paraqet për të ky mashtrim. Por, njeriu edhe më tej vazhdonte duke i thënë: “Pashë Allahun mos u ndal, më trego edhe një tregim ...
Rrobaqepësi në këtë tregim paraqet dynjanë e cila pakë nga pakë, me gërshërët e saj të mprehtë pret satenin e jetës së atij që është mashtruar nga tregimet mashtruese të saj. Njeriu duhet të jetë i kujdesshëm dhe mos të mendon se lumturia e tij do të zgjasë përherë. Mos të qesh pa ditur, si i hutuar, sepse jeta e tij në këtë dynja një ditë ka për të përfunduar.
Përgatiti: Dr. Ali F.Iljaz