Një herë e një kohë jetonte një mbret i cili ishte i pasionuar pas zogjve.
Një ditë e vizitoi një mik i tij i vjetër dhe si dhuratë ia dhuroi një çift papagajsh, aq të bukur sa që mbreti menjëherë u dashurua në ta.
Mbreti i vendosi ata në një vend në oborrin e tij dhe thirri një trajnues zogjsh që t’i trajnonte papagajtë.
Një ditë, trajneri erdhi te mbreti dhe njoftoi se njëri papagall fluturonte lart në qiell, ndërsa tjetri nuk lëvizte nga dega që kur kishte ardhur.
Me të dëgjuar këto fjalë, mbreti ftoi trajnues nga të gjitha mbretëritë përreth. Ata të gjithë u munduan të bëjnë më të mirën e tyre, por asnjëri nuk e bëri dot të fluturojë papagallin. Papagalli kurrsesi nuk lëvizte nga dega. Mbreti shpalli një njoftim se cilido që do ta bënte papagallin të fluturojë, do të shpërblehet me një shpërblim të majmë.
Një bujk i thjeshtë, me të lexuar njoftimin, shkoi tek pallati mbretëror.
Të nesërmen në mëngjes, mbreti u habit teksa pa papagallin duke fluturuar në oborrin mbretëror. Ai i urdhëroi shërbëtorët e tij që të sillnin bujkun. Pasi bujku erdhi, mbreti e pyeti, “Si e bëre papagallin të fluturojë?”
Me duart e mbledhura në shenjë respekti, fermeri iu përgjigj, “Ishte shumë e thjeshtë, madhëria juaj. Unë vetëm ia preva degën në të cilën ai qëndronte.”
Secilit njeri i është dhuruar energji për të arritur sukses në jetë, por në dështim për të gjetur kurajon e nevojshme që të arrijë majat e suksesit përfundon i kacavarur dhe i kapur pas gjërave që është mësuar me to. Njeriu duhet ta liroj veten nga ambienti i tij i rehatshëm për të eksploruar mundësitë e reja dhe të gjejë suksesin nëpërmjet aftësive të tij.