Sexhdeja e falënderimit - ilaç për depresionin

Ne për çdo ditë ballafaqohemi me stresin. Sot, situatat stresogjene janë pjesë e jetës më shmë se kurrë. Stres në shkollë, stres në punë, stres në komunikacion, sres i shkaktuar nga mediat, stres në marrëdhëniet familjare, stres në çdo anë.
Si rezultat i kësaj, personi bie në depresion, lufton me anksiozitetin, pakënaqësinë etj.
Pasojat e këtyre gjendjeve jo rrallë janë fatale dhe të gjithë ne kërkojmë mënyrë që të tejkalojmë krizat dhe depresionin.
Në një nga ligjëratat e dijetarit islam bashkëkohor, dr. Bilal Filips (Bilal Phllips), ai thotë sesi moskuptimi i urdhrit të Allahut dhe qëllimit të ekzistencës i sjell njerëzit në depresion dhe jo rrallë deri te vetëvrasja. Në gjendje të tillë, njeriu nuk sheh asgjë pozitive në jetën e tij. Çdo gjë i duket e zezë. Nuk ka zgjidhje dhe shpesh njerëzit për gjendjen e dëshpërimit të tyre i akuzojnë xhinët, syrin e keq, magjitë dhe gjërat tjera të mbinatyrshme të cilat nuk mund t'i përballojnë.
Kështu, ata hedhin përgjegjësinë nga vetja tek dikush tjetër dhe mbesin në gjendjen e depresionit. Rreth vicioz!
Mirëpo, dr. Filips na rikujton që Islami na ka ofruar zgjidhje për çdo problem dhe pakënaqësi, në këtë rast zgjidhja është sexhdeja e falënderimit! Pejgamberi, a.s., e ka bërë sexhden e falënderimit kurdo që i ndodhte diç e bukur. Me këtë, ai tregonte falënderim ndaj Zotit për çdo të mirë.
"Ajo që mungon në jetën e shumicës së myslimanëve të sotëm është pikërisht ndjenja e falënderimit për gjërat e caktuara në jetën tonë! Për këtë, shumica e njerëzve vuajnë nga një formë e pakënaqësisë apo depresionit. Ilaç për këtë gjendje është sexhdeja e falënderimit", shpjegon dr. Filips.
Ai potencon rëndësinë e ndarjes së një momenti të shkurtër për shprehjen e falënderimit ndaj Zotit të gjithë botëve, ashtu që do t'i biem në sexhde Atij, duke lëshuar fytyrën në tokë dhe me përulje të themi:
"Subhane Rabbijel-ea'la (Qofsh i lavdëruar Zoti im më i lartë)", duke e falënderuar për begatitë që kemi në jetën tonë apo për gjërat pozitive momentale të cilat na kanë ndodhur. Nëse jemi në depresion aq të madh sa që nuk mund të gjejmë asnjë shkas që të jemi falënderues, ky dijetar i mirënjohur na këshillon që prapëseprapë të bëjmë sexhde: "Qëndro në sexhde dy deri tre minuta, lëshoje kokën në tokë, qetësohu dhe përpiqu të gjesh diç pozitive në jetën tënde, ngase nuk ka dyshim se në jetën e secilit ekzistojnë gjëra të mira, por nuk mudn t’i shohim për shkak të stresit, brengës, depresionit...
Le të jetë kjo sexhde ‘time out" moment i reflekrimit dhe lidhje e serishme me mëshirën e Allahut e cila gjithsesi është prezente në jetët tona. Le të jetë moment i ndërgjegjësimit të fakteve që të kemi për çfarë të jemi falënderues", shpjegon dr. Filips.
Kur e ringjallim këtë sunet në jetët tona dhe e praktikojmë rregullisht, do të përjetojmë ndryshimin. "Nëse e bëjmë sexhden e falënderimit me nijet të sinqertë dhe në mënyrë të drejtë, depresioni, nëse do Zoti, do të zhduket nga jeta jonë", thotë me bindje vëllai ynë, Bilal. Ai theksoi se si Pejgamberi, a.s., e ka praktikuar rregullisht këtë sunet, ndërsa besimtarët bashkëkohore e kanë anashkaluar dhe në këtë mënyrë e kanë ndërprerë koneksionin (lidhjen) me Krijuesin.
Vërtet) nëse mendojmë lehtë, shihet që lënia e kësaj praktike të thjeshtë dhe një ibadeti tejet të rëndësishëm, sjell deri te humbja e ndjenjës për të mirën dhe pozitivitetit në jetën tonë. Kemi ndaluar që të jemi falënderues ndaj Allahut për të gjitha begatitë që na dhuron, edhe pse Ai na urdhëron për falënderim, m’u për të mirën tonë:
"Pra, më kujtoni Mua (më adhuroni), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim). Më falënferoni e mos më mohoni.” (El Bekare, 152)
Ndërgjegjësimi i obligimit për falënderim e lëviz fokusin tonë nga e keqja në të mirë, i shohim begatitë e shumta në jetën tonë, fillojmë t'i vlerësojmë, e me këtë bëhemi më pozitiv, më produktiv e më pak depresiv. Për këtë, i Dërguari i Allahut, a.s., e ka praktikuar sexhden e falënderimit kurdo që përjetonte ndonjë gëzim apo kur dëgjonte ndonjë lajm të gëzuar. Na ka mësuar që të shohim dhe vlerësojmë gjërat e mira dhe pozitive, qofshin edhe të vogla. Na ka mësuar që të mendojmë pozitivisht, me modesti dhe vetëdije të përhershme se kush është Ai që jep çdo gjë.
Sipas haditheve, Pejgamberi, a.s., e bënte sexhden e falënderimit ashtu që e thoshte tekbirin (Allahu ekber) para se të binte në sexhde dhe pas saj nuk ka dhënë selam dhe nuk ka thënë tekbir gjatë ngritjes nga sexhdeja.
Dr. Filips thekson se nuk ka arsyetim për lënien e këtij suneti të vërtetuar, i cili është i thjeshtë për prakrikim, por tejet i rëndësishëm për imanin tonë.
Ai shpjegon se si për kryerjen e kësaj sexhdeje nuk nevojitet me qenë me abdes, madje edhe nëse nuk dimë në cilën anë është Kibla. Nevojitet vetëm dëshira e sinqertë që ta falënderojmë Atë i Cili na ka mundësuar që të përjetojmë dhe të bëjmë diç të bukur. Me këtë vërtetojmë se vetëm Atij i takon falënderimi dhe që të jemi të vetëdijshëm për këtë. Njëkohësisht, me këtë mbushemi me energji pozitive dhe bëhemi persona dhe besimtarë më të mirë.
"Kur themi që Muhamedi, a.s., është pejgamberi ynë, a thua këto janë fjalë boshe? Ose konsiderojmë që jemi më të mirë se ai, andaj nuk na duhet sexhdeja e falënderimit, e pastaj çuditemi pse jemi depresiv? Ta pasojmë Pejgamberin, a.s. në bërjen e sexhdes së falënderimit. Nuk është në humbje ai, nëse nuk e bëjmë sexhden, por ne! Kjo është dhuratë nga Allahu të cilën ne nuk po e shfrytëzojmë. Një akt i thjeshtë në dispozicion për të gjithë, por përsëri i neglizhuar. Fenë duhet ta njohim dhe duhet ta përjetojmë. Ajo është këtu që të na lehtësojë jetën, e jo të na vëshdrësojë. Dyert për jetë të lumtur të mbushur me qetësi janë të hapura për ne, nëse pasojmë rrugën e Pejgamberit, a.s." konkludon dr. Bilal Filips.
Sexhdeja e falënderimit është çelës i falënderimit të sinqertë ndaj Allahut, dhe është çelës i lumturisë së dynjasë dhe ahiretit,
"Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat. E nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënim Im është i vështire!" (Ibrahim, 7)

Të falënderojmë Allahun, e kush falënderon e mira e atij falënderimi i takon atij. E kush refozon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, Allahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm. (Lukman, 12)



Hana Harbiq-Mushiq
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sci. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Fadil Rashiti ?