Udhëtonin në një makinë logjika dhe fati. Pasi kaluan një pjesë të rrugës, makina pëson defekt. Të detyruar, udhëtimin e vazhduan në këmbë me shpresë që gjatë rrugës do të kalojë ndonjë makinë ose do të gjejnë një strehë. Pas ecjes së gjatë, të lodhur sa ska më, ata vendosën të pushojnë.
Logjika tha: Unë po shkoj të shtrihem anës rrugës, nën hijen e asaj peme. Fati tha: Unë do shtrihem këtu, m’u në mes të rrugës.
A je në vete? Ia ktheu Logjika. Kjo gjë nuk është aspak e sigurtë, a nuk e mendon se nëse kalon ndonjë makinë do të shtyp pa të vërejtur fare?
Fati tha: As që më intereson, do të fle m’u këtu ku jam. Dhe u shtri në mes të rrugës. Ndërsa logjika e sigurtë, shkoi në anë të rrugës dhe u shtri nën hijen e pemës.
Pas një kohe, me shpejtësi të madhe vjen një mjet i ngarkuar dhe kur vërjeti diçka në rrugë, ishte tepër vonë për të frenuar. Prandaj, me reagim të pavullnetshëm shoferi e devijoi makinën në drejtim të pemës nën të cilën flinte logjika. Pas këtij aksidenti logjika menjëherë ndërroi jetë, ndërsa fati vazhdoi të jetoi.
Mësimi:
E tillë është jeta. Nganjëherë fati luan rol të madh në jetën tonë, edhe pse mund të jetë krejtësisht kundër logjikës.
Njeriu nuk është i njohur me përfundimet e çështjeve. Allahu është i Dijshëm për atë që robi nuk e di, dhe për këtë arsye, është e detyrueshme për njeriun të kuptojë se nuk ka gjë më të dobishme për të, se sa zbatimi i asaj që është urdhëruar nga Krijuesi i tij, edhe nëse në fillim e shikon të rëndë këtë, sepse përfundimet e kësaj pune janë të gëzueshme, të kënaqshme dhe të ëmbla, edhe pse vetja e tij nuk e pëlqen, ajo është më e mira për të dhe më e dobishmja.