E Sulejmanit i ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga xhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin. Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju vërejtur”. (En-Neml :17-18).
Shpeshherë, rrëfimet kur'anore, përpos ekspozimit të ndonjë qëllimi
religjioz, në kalim e sipër, na sjellin deri te ndonjë e vërtetë shkencore.
Pra, në rrëfimet kur'anore trajtohen aso temash që janë karakteristike dhe mjaft interesante për dijetarët e shkencave të ndryshme pa marrë parasysh se a janë ato fenomene tokësore ose qiellore apo kanë të bëjnë me njeriun.(1)
Si shembull së pari e marrim rrëfimin kur'anor mbi Merjemen, nënën e Isaut a.s., ku All-llahu xh.sh. paraqet situatën e saj në momentet e paralindjes së Isaut a.s., kur ajo nga dhembjet e lindjes, strehohet nën një dru të hurmës duke dëshiruar vdekjen. Pastaj All-llahu xh.sh. e urdhëron atë që ta shkundë trupin e hurmës dhe të hajë hurmat që bien në tokë.
Shtrohet pyetja: pse All-llahu xh.sh. e urdhëroi Merjemen që të hajë hurma në momentin kur atë e shtrënguan dhembjet e lindjes?
Kjo nuk do të na ishte e njohur sikur shkenca të mos kishte zbuluar dobinë dhe funksionin e hurmës. Shkencërisht është zbuluar se hurma përmban në vete materien e cila shtrëngon (mbledh) mitrën, lehtëson lindjen dhe pengon gjakderdhjen pas lindjes, ngjashëm me barin oxytosin-in dhe materien e cila zbut. Ndërkaq, në mjekësi është e njohur që zbutësit bimorë e lehtësojnë dhe ndihmojnë lindjen.
Poashtu është e vërtetuar se në hurmë ekziston materia e cila sjell prekshmëri ( mallëngjim ndaj fëmijës).(2)
Ja se si Kur’ani rrëfen për këtë: "Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët. E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: “Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!” E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): “Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji)”. E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta. Ti pra, ha pi e qetësohu,… (Merjem: 22-26).
Shembullin e dytë e gjejmë në rrëfimin tjetër kur'anor i cili flet për “As’habi Kehf” (banorët e shpellës) dhe në mes tjerash Kur’ani për ta
rrëfen: "(dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet. (El-Kehf : 25).
Këtu na del në shesh një e vërtetë tjetër shkencore e cila qe e panjohur
deri vonë. Sot me ndihmën e numrave dhe llogaritjeve astronomike e
dimë se treqind vjet sipas kalendarit solar (diellor) janë të barabarta në ditë, orë, minuta dhe sekonda sa treqind e nëntë vjet sipas kalendarit lunar (të hënës). Derisa gjatë zbritjes së Kur’anit nga All-llahu xh. sh. në përdorim ka qenë kalendari lunar, ka qenë e nevojshme që Kur’ani kësaj t’i jep edhe nëntë vjet. Kjo paraqet dallimin në mes të këtyre dy kalendarëve.(3)
E vërteta tjetër shkencore na paraqitet në rrëfimin kur'anor i cili rrëfen për Sulejmanin a.s. dhe ushtrinë e tij: "E Sulejmanit i ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin. Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë
Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju vërejtur”. (En-Neml :17-18).
A thua është e mundur që buburrecët të flasin? Dikur kjo pyetje nuk ka rënë në fushën e të menduarit shkencor dhe si të tillë kjo pyetje ka qenë e pamundur dhe jo e kuptueshme. Mirëpo, sot në kohën e zhvillimit shkencor, ku është mjaft e zhvilluar shkenca mbi jetën dhe mënyrën e organizimit të jetës së bashkësive të insekteve, është vërtetuar se me të vërtetë buburrecët flasin njëri me tjetrin. Këtë e vërteton shkenca në saje të njohjes së zakoneve dhe ligjeve që mbretërojnë në bashkësitë e tyre. Thonë se buburreci ka gjuhë me një mprehtësi të posaçme. Është i vetmi insekt i cili varros viktimën e vet pas kacafytjes. Plotësisht sikur që vepron njeriu. Në disa raste mbajnë tubime dhe në të sillen sikur janë duke polemizuar. Buburreci ka mundësi që t’i trullosë insektet tjera më të mëdha se ajo duke ia nxjerrë jashtë një materie të caktuar. Atë ia kullon në gjëndrat e sistemit nervor të insektit të madh dhe e bën të paaftë për lëvizje. Pastaj e pret në pjesë të vogla dhe në këtë mënyrë përgatit ushqimin e dimrit. Nga e gjithë kjo kuptohet se me të vër- tetë buburrecët kanë gjuhë me të cilën flasin.
Është e pamundur të zhvillohet një rregull me precizitet të këtillë në një bashkësi anëtarëve të së cilës nuk do të kishte gjuhë për t’u kuptuar, gjuhë e cila përfshinë të gjitha sferat e jetës. Pra kështu na paralajmëron Kur’ani se me të vërtetë buburreci ka gjuhë me të cilën flet, me qindra vjet para se ta zbulojë këtë shkenca.(4)
Nga fjalët e Sulejmanit a.s. kur ai u drejtohet buburrecëve… ”hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij” … na jepet njohuri mbi shtëpitë e buburrecëve, gjegjësisht vrimat e buburrecit e cila paraqet mbrojtje të plotë për te, pse ajo është në thellësinë e tokës, e jo në sipërfaqen e saj. Ajo është e përqendruar në një shtresë të drunjve nga e cila bën masë ngjitëse të posaçme sikur karton me cilësi të formacioneve të hekurta që durojnë edhe presionet më të larta. Pastaj e kiton brendësinë e tokës që nuk është lehtë të arrish në shtëpinë e buburrecit, edhe nëse e ndjek atë. Kjo ndodh për arsye se shtëpia e buburrecit ka një numër të madh hyrjesh dhe daljesh.(5)
Pra shembuj të këtillë në rrëfimet kur'anore ka plot mirëpo si ilustrim mjafton vetëm këto që i përmendëm.
1. Maruice Bucaille “Bibla, Kur’ani dhe shkenca” Gjakovë 1997, faqe 140.
2. Mustafa Mahmud “Dialogu me mikun ateist“ botoi Bashkësia Islame e Kosovës, pa vit botimi, faqe 106.
3. Mustafa Mahmud “Kur’an-Savremeni pokushaj razumjevanja” Sarajevë 1981, faqe 179
4. Ahmed Zejn “Ejne Allah” botimi i III Kairo 1977, faqe 97-98.
5. Ibid, faqe 98.
Shaban Idrizi