Vajza e adoptuar e Resulullahut
Zejneb Binti Ebu Seleme (r.anha) në Medinë, ka qenë një zonjë ashabe e shquar në fushën e fikhut (jurisprudencës islame), vajzë e adoptuar e Resulullahut, salallahu alejhi veselem....
Lindi në kohën kur e ëma dhe babai i saj gjendeshin emigrantë në Abisini. E ëma Ummu Habibe (r.anha) ka qenë e bija e kryetarit të Mekës, Ebu Sufjanit, motra e ashabit të njohur Muaviu (r.a). Pas vdekjes së burrit të parë, ajo kishte arritur lumturinë të ishte martuar me Zotërinë tonë, të Dërguarin e Zotit dhe të kishte nderin të bëhej Nëna e besimtarëve.
Zejneb binti Ebu Seleme (r.anha) ka qenë e bija e Nënës së besimtarëve, Ummu Habibes (r.anha), nga burri i parë Abdullahu.
Pseudonimi i Abdullahut ishte Ebu Seleme. Pasi i ati qe bërë i famshëm me këtë pseudonim, ajo është e njohur me emrin Zejnebe Binti Ebu Seleme. Pas vdekjes së babait - Ebu Seleme (r.a), e ëma, Ummu Habibja (r.a), sikur u theksua, qe martuar me zotërinë tonë, të Dërguarin e Zotit s.a.v.s.
Dijen, sjelljen dhe edukatën ajo i mori nga Drita e dy Botëve, nga i Dërguari i Zotit. Mësimin dhe arsimimin e kreu plotësisht para tij. Zejnebja (r.anha) dëshironte të mësonte (të informohej) shumë.
Shumë nga hadithet i kishte mësuar përmendsh nga i Dërguari i Allahut. Qe përpjekur t'i zotëronte hollësisht çështjet e fesë islame.
Ishte pasuruar me dijen që rridhte dritë të bollshme nga burimi i pejgamberllëkut.
Emri i vërtetë i saj ka qenë Berre. I Dërguari ia kishte ndërruar dhe ia kishte vënë Zejneb, në mënyrë që ajo të mos e përdorte emrin e saj në formë të papëlqyesh. I Dërguari urdhëroi e tha: ”Mos e pastroni veten. Allahu e di se cili nga ju është më i miri”.
Zejneb binti Ebu Seleme (r.anha) donte të grumbullonte dituri. Nga pikëpamja e dijes, kishte arritur shkallë të lartë dhe ishte e njohur në mesin e grave.
Kishte arritur shumë në fushën e fikhut dhe ishte një zonjë ashabe e kërkuar për çështjet e fikhut.
Ajo ka edhe hadithe të transmetuara. Buhariu - dy hadithe, dhe Muslimi - një hadith i huazuan në librat e tyre.
Hadithi i transmetuar në Rijadusalihin me përkthim dhe sqarim është kështu: “Zejneb binti Ebu Selem (r.anhuma) tha: Kam hyrë tek Ummu Habibja (r.anha) - bashkëshortja e Pejgamberit s.a.v.s. Ajo kërkoi që robëresha t'i sillte parfum, në të cilin kishte safran apo diçka tjetër, e parfumosi me të robëreshën, e pastaj i fërkoi dy faqet e saj dhe pati thënë: ”Për All-llahun, nuk po më nevojitet parfumi, por e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. që nga minberi thotë: ”Nuk është e lejuar për një femër, që beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit, të braktisë stolisjen më shumë se tri ditë për një të vdekur, përveç për bashkëshortin – katër muaj e dhjetë ditë”. Zejneb binti Ebu Seleme më tej thotë: ”Pastaj kam hyrë tek Zejnebeja, e bija e Xhahshit radijallahu anhu, kur i vdiq i vëllai, edhe ajo e kërkoi parfumin dhe u fërkua me të, e pastaj tha: ”Për All-llahun, mua nuk më nevojitet parfumi, por e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë në minber: ”Nuk është e lejuar për një femër, që beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit, ta braktisë stolisjen më shumë se tri ditë, përveç për bashkëshortin e vet - katër muaj e dhjetë ditë”. (Buhariu. kapitulli i Vdekjes (Xhenaiz) 31. Rijadusalihin me përkthim dhe sqarim fq.360-361).
Babai i Ummu Habibes (r.anha) Ebu Sufjan (r.a) vdiq më 653 m. Nëse i vdes ndokujt babai, nëna apo i afërmi, është shumë e arsyeshme të pikëllohet. Dijetarët janë të një mendimi se, nëse një gruaje i vdes burri, është obligim që ajo të mbaj zi. Zia është një nga haku i burrit tek gruaja e tij. Shfaqja e pikëllimit (mërzisë) së gruas është nder për përkujtimin e shokut të jetës dhe respekt për anëtarët e familjes së tij.
Sikur përmendet në hadith, kohëzgjatja katër muaj e dhjetë ditë është koha e idetit. Gjatë kësaj kohe, të zbukurohesh, të parfumosesh etj. Janë veprime që gjykohen dhe vlerësohen si sjellje jo të pëlqyeshme. Të heqësh dorë nga këto lloj sjelljesh, është nderim ndaj njerëzimit dhe fisnikëri e gruas.
Zejneb binti Ebu Seleme (r.anha) ishte e martuar me Abdullah ibni Zema’in. Nga kjo martesë lindi 5 djem dhe 3 vajza. Nga e ëma, prej fëmijëve, U Bejde dhe Abdurrahmani kanë transmetuar hadithe.
Esma (r.anha) e bija e Ebu Bekrit (r.a.), në kohën kur ishte fëmijë Zejnebja (r.anha), për shkak që e kishte ushqyer me gji, kishte nderin të ishte nënë qumështi e saj. Është transmetuar se Zotëria ynë, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., Zejnebes (r.anha) si fëmijë ia kishte larë fytyrën dhe për këtë arsye, ajo as në pleqëri nuk e humbi bukurinë e saj.
Zejnebe binti Ebu Seleme (r.anha) vdiq në Medinë në vitin 73h 1692m. dhe u varros në varrezat xhenetul-Baki.
Paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të.
All-llahu na e mundësoftë neve ta fitojmë faljen e Tij! AMINI
Mustafa Erish
Përktheu nga turqishtja Esma Morina
Marrë nga revista “ALLTINOLUK” Nr.235,shtator 2005.
Dituria Islame 201