Në përgatitje për Kupën e Botës në futboll dhe duke ndarë kulturën dhe vlerat e tij me njerëz nga e gjithë bota, Katari ka vendosur disa murale me hadithe të Pejgamberit Muhamed (paqja qoftë mbi të) në të gjithë vendin për të prezantuar Islamin me tifozët e ardhshëm të Kupës së Botës.
Muralet, të cilat përmbajnë thënie të ndryshme profetike mbi mëshirën, bamirësinë dhe veprat e mira, shihen në rrugë të ndryshme në të gjithë vendin e Gjirit.
"Çdo vepër e mirë është sadaka", “Nuk mëshirohet ai që nuk mëshiron”, “Mbroni veten tuaj nga zjarri (me sadaka) qoftë edhe me një gjysmë hurme, e nëse se keni edhe atë tregoni një fjalë të mirë”, janë disa nga hadithet profetike të shpërndara.
Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Muslimanë, Ali Al-Qaradaghi, lidhur me shpërndarjen e haditheve tha se “Katari gjen mënyra të vetëdijshme për të promovuar Islamin”.
Gazetari palestinez Tamer Al Mishal e ka vlerësuar këtë si “një iniciativë të shkëlqyer dhe të jashtëzakonshme
“Zemra e kryeqytetit të Katarit, Doha, dekoroi muret me hadithet e Muhamedi a.s. dhe përkthimet e tyre në anglisht për t’i njohur vizitorët e Kupës së Botës me Islamin”, tha ai.
Edicioni i këtij viti do të jetë turneu i parë i organizuar në Lindjen e Mesme, i pari në një vend me shumicë myslimane dhe i pari i cili do të mbahet në fund të vitit kalendarik, në nëntor dhe dhjetor.