Dispozita e ngrënies dhe pirjes në Islam

Nuk ka asnjë çështje që lidhet me veprimet e njeriut, qofshin ato çështje fetare apo të kësaj bote, e që Zoti i Madhëruar mos të ketë sjell në lidhje më to, dispozita, etika dhe udhëzime në formë të përveçme apo të përgjithshme, madje edhe për çështjet që ne i shohim si të vogla.

Feja islame është sistem hyjnor, gjithëpërfshirës. Ajo erdhi që njeriun ta bëjë të lumtur në të dyja botët. Kështu që, nuk ka asnjë çështje që lidhet me veprimet e njeriut, qofshin ato çështje fetare apo të kësaj bote, e që Zoti i Madhëruar mos të ketë sjell në lidhje më to, dispozita, etika dhe udhëzime në formë të përveçme apo të përgjith- shme, madje edhe për çështjet që ne i shohim si të vogla.
Kjo tregon se Islami është një fe që ndërhyn në të gjitha detajet e jetës dhe aspektet e rëndësishme të njeriut dhe kjo është një nga madhështitë dhe sekretet e kësaj feje, dhe ndër këto aspekte është edhe ushqimi dhe pija.
Ushqimi dhe pija konsiderohen ndër kërkesat themelore dhe të domosdoshme të organizmit, sepse janë burimi kryesor i energjisë, vita- litetit dhe rritjes. Prandaj, themi se nevoja e njeriut për ushqim dhe pije nuk është më pak e rëndësishme se nevoja e tij për ajër, i cili është një rregull i përbashkët midis organiz- mave të gjallë. Vetëm se myslimani, ushqimin dhe pijen, nuk e sheh si qëllim në vetvete, por si një mjet për diçka tjetër. Ai ha dhe pi për të ruajtur shëndetin e trupit të tij, ku mandej ai mund të adhurojë Zotin e Plotfuqishëm.
Në kohët e fundit, dëgjojmë shpesh të flitet për ngrënien dhe pirjen, në mesin e tyre dhe mjekë të ndryshëm dhe të shquar, të cilët në mes të tjerash sugjerojnë ngrënien e pakët, sepse ngrënia e tepërt sjell sëmundje të shumta dhe të ndry- shme. Për këtë arsye, ne në këtë artikull do të flasim për dispozitën e ngrënies dhe pirjes në Islam, ku përmes tij mund pasqyrohet madhë- shtia e kësaj feje edhe në këtë aspekt të jetës së njeriut.

Dispozita e ngrënies dhe pirjes

Nëse duam ta ndajmë ushqimin dhe pijen sipas dispozitave fetare, atë mund ta ndajmë në të obligueshme, të preferuar, të lejuar dhe të ndaluar.

Ngrënia dhe pirja e obliguar

Ngrënia dhe pirja, në sasi sa mënja- nohet shkatërrimi (vdekja) nga vetvetja, është obligim-farz(1) dhe për këtë shpërblehet,(2) sepse pa të nuk mund të mbijetojë dhe me të mund të kryhen obligimet-farzet. Tekstet urdhërojnë robin të ruajë shëndetin e tij dhe të largohet nga ajo që çon në shkatërrimin e tij. Ndër to është ajeti që urdhëron për ngrënie pa e tepruar: “hani e pini dhe mos u teproni”.(3)
Në lidhje me ngrënien dhe pirjen, në sasi sa mënjanohet shkatërrimi nga vetvetja, Bedrudin el-Ajni, thotë: “Ngrënia në sasi sa e mënjanon shkatërrimin nga vetvetja dhe ia mundëson namazin në këmbë me të është farz, sepse kjo është shkak që trupi t’i kryejë obligimet e dety- rueshme, prandaj është obligim-farz, dhe nuk llogaritet (në Ditën e Gjykimit) për këtë sasi, sepse ajo që është shkak për shpërblim nuk është arsye për llogaritje, por për të shpërblehet.”(4) Këtë e dëshmon hadithi, të cilin e transmeton Sadi r.a., se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Myslimani shpërblehet për çdo gjë, madje edhe kafshatën që e sjell në gojë(5) (për ta ngrënë).”(6)
Nëse personi e lë ngrënien dhe pirjen derisa të vdes, në këtë rast ai është mëkatar. Madje, kur detyrohet nga uria, nëse abstenon nga ngrënia e asaj që është e ndaluar, qoftë edhe pasuri e tjetrit me kusht të kompensimit,(7) duke mos anuar dhe duke mos pasur qëllim mëkatin dhe nuk hanë apo nuk pinë derisa vdes, i tilli është mëkatar. Kjo, për shkak se në këtë ka hedhje të vetvetes në shka- tërrim e kjo është e ndaluar, duke argumentuar me ajetin: “Dhe mos e hidhni veten në shkatërrim.”(8)
Në lidhje me marrjen e ushqimit apo ujit të personit tjetër, në sasi sa e shuan urinë apo etjen, në El-Beza- zijeh, thuhet: “I frikësohet vdekjes nga uria, kurse me shoqëruesin e tij ka ushqim, ai merr prej tij me vlerë,(9) aq sa e shuan urinë, po ashtu merr në sasi sa e shuan etjen. Nëse ai (shoqëruesi) refuzon, ai e lufton atë pa armë, e nëse shoqëruesi ka frikë vdekjen nga uria apo etja ai ia lë atij pak (dhe pak e merr për vete).”(10)
Nuk është mëkat nëse personi përmbahet nga mjekimi derisa vdes, sepse lënia e trajtimit nuk çon në vetëshkatërrim, sepse personi nuk është i sigurt se ai ilaç do i sjell dobi dhe do e shërojë, dhe ndoshta ai shërohet edhe pa trajtim.(11)

Ngrënia dhe pirja e preferuar

Ngrënia dhe pirja, që e tejkalon atë që çon në vdekje për të qenë në gjendje të falet në këmbë dhe që ia lehtëson agjërimin është e preferuar- mendub,(12) sepse zënia me atë që e forcon për adhurim është adhurim. I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur te Zoti se besimtari i dobët.”(13)
Radijudin es-Serahsi, ngrënien dhe pirjen, në sasi sa e tejkalon rrezikun e vdekjes dhe është në gjendje të falet në këmbë dhe të agjëroj, e konsideron farz-obligim dhe nuk e konsideron mendub. Ai thotë: “Ngrënia e asaj që e tejkalon atë (që çon në shkatërrim) sa e bën trupin të mund të falet në këmbë dhe të agjëroj, është obligim- farz dhe shpërblehet për të dhe llogaria për të ngrihet,(14) sepse ai është shkak që trupi t’i kryejë farzet, andaj dhe është shkak për shpërblim dhe nuk është shkak për llogaritje, sepse në llogaritje ka një lloj mundimi.”(15)
Sipas Imam en-Nahlaviut, ngrënie e preferuar-mendub konsiderohet, ngrënia që ndihmon në kryerjen e gjërave vullnetare (nafileve), të mësojë shkencën dhe t’ua mësojë atë të tjerëve.(16)

Ngrënia dhe pirja e lejuar

Ngrënia që përfundon në ngopje, për të shtuar fuqinë(17) është e lejuar- mubah,(18) por për këtë nuk ka shpërblim, as mëkat, dhe për të personi llogaritet lehtë edhe pse kjo është prej të lejuarave. Duke u mbështetur në ajetin kuranor: “Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjasë).”(19)
Se personi do të pyetet edhe për të mirat dhe dhuntitë e kësaj bote, e dëshmon edhe hadithi, të cilin e transmeton Ebu Asibi r.a., i cili thotë: “I Dërguari i Allahut a.s. një natë doli, kaloi pranë meje dhe më thirri dhe unë dola. Mandej, kaloi pranë Ebu Bekrit dhe e thirri atë dhe ai doli, pastaj pranë Umerit dhe e thirri dhe ai doli. Ai eci derisa hyri një kopsht të disa ensarëve dhe pronarit të kopshtit i tha: “Na ushqe me hurme të papjekura”. Ai erdhi me një degë të palmës dhe e vendosi atë (para tij). I Dërguari i Allahut a.s. dhe shokët e tij hëngrën, pastaj ai kërkoi ujë të ftohët dhe piu dhe tha: “Do të pyeteni për këtë në Ditën e Kiametit.” Umeri e mori degën e palmës dhe me të e goditi tokën derisa hurmat e papjekura u shpërndanë para të Dërguari të Allahut a.s., mandej tha: “O i Dërguar i Zotit, a do të pyetemi për këtë në Ditën e Kiametit? Pej- gamberi a.s. tha: “Po, përveç tri (gjërave): një copë pëlhure që ndalon lakuriqësinë, ose një copë bukë me të cilën e shuan urinë, ose një dhomë më të cilin hynë nga nxehtësia dhe të ftohtit.”(20)
Se ngrënia në këtë sasi nuk është mëkat, e dëshmon hadithi, ku Pejgamberi a.s. ka thënë: “Të mjaftojnë o bir i Ademit ca kafshatë për ta mbajtur shpinën drejtë”(21), (22); “dhe nuk qortohesh në mjaftueshmëri”(23), (24).

Ngrënia dhe pirja e ndaluar

Ngrënia përtej ngopjes është e ndaluar-haram,(25) sepse ngrënia e tepërt mund të bëhet shkak i sëmu- ndjes dhe me të nuk shuhet uria dhe as nuk i shtohet fuqia. Prandaj, kjo është e ndaluar dhe kush bën diçka të ndaluar do të llogaritet dhe do të dënohet për atë, duke u mbështetur në ajetin: “hani e pini dhe mos u teproni”(26). Zoti i Madhëruar na ka urdhëruar të hamë e të pimë, por na ka ndaluar edhe nga teprimi, sepse teprimi është karakteristikë e dënueshme në të gjitha çështjet, qoftë në të ngrënit dhe të pirit apo në çështje të tjera.
Edhe udhëzimi profetik erdhi me etiketë me të cilën myslimani mena- xhon ushqimin dhe pijen e tij dhe tregoi se ai kur ha ai nuk ngopet. Transmetohet nga Mikdadi r.a., se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Asnjë njeri nuk ka mbushur një enë më të keqe se stomaku. Birit të Ademit i mjaf- tojnë ca kafshatë për t’ia mbajtur shpinën drejt. Nëse kjo është e pamundur, atëherë një të tretën për ushqimin e tij, një të tretën për pijen e tij dhe një të tretën për frymëmarrjen e tij.”(27) I Dërguari ynë a.s., na ka nxitur të jemi të matur në ushqim dhe pije dhe na ka ndaluar të hamë dhe të pimë mbi nevojat njerëzore.
Në lidhje me ngrënien e tepruar, Es-Serahsi, pasi që sjell argumente, shton dhe thotë: “Shpenzimi i tepërt në ushqim është disa lloje, e njëra ndër to është ngrënia e tepërt... për shkak se ai ha për t’i sjell dobi vetes, ndërsa në të ngrënit e tepërt nuk ka dobi, përkundrazi në të ka dëm. Kështu, kjo është po sikur të hedhësh ushqim në mbeturina apo me keq se kjo.”(28)
Nga ngrënia përtej ngopjes bën përjashtim ngrënia tepër me qëllim të fuqizimit për të agjëruar të nesër- men, ose që mysafiri i tij të mos turpërohet e të ndalet nga ushqimi, e të ngjashme.(29)


_____________________________
1. Durrer el-Hukam, 1/310; Fet’h babi el-Inajeh, 5/248.
2. El-Ihtijar, 4/172; esh-Shurunbulali ala ed-Durrer, 1/310; Mexhma el-Enhur, 2/524.
3. El-A’raf, 31.
4. Minhatu es-Suluk, fq.470.
5. Kjo, nëse me të synohet të forcohet për kryerjen e adhurimeve. Shih: et-Tejsir bisherhi el-Xhami es-Sagir, 2/127; Fejdu el-Kadir, 4/305.
6. Ahmed, nr: 1531, 3/113, Shejh Shuajbi thotë: “Senedi i tij është i mirë”.
7. Sepse lejueshmëria e domosdoshmërisë nuk bie ndesh me garancinë. Redu el-Muhtar ala ed-Durr, 6/338.
8. El-Bekareh, 195.
9. Mandej ia kthen atij vlerën e asaj që ia ka marrë.
10. Mexhma el-Enhur, 2/525; Redu el-Muhtar ala ed-Durr, 6/338.
11. Shih: Minhatu es-Suluk, fq.471; Mexhma el-Enhur, 2/525, etj..
12. Kjo sipas mendimit të Ibën Mevdud el-Musliut, Mula Hasrut, Shurunbulalit, Shemsudin et-Tumurtashit, Shejh Zades. El-Ihtijar, 4/172- 173; Durrer el-Hukam ve hashijetuhu, 1/310; Ed-Durr el-Muhtar, 6/339; Mexhma el-Enhur, 2/524. El-Haskefi, në Ed-Durr el-Muhtar sherh Tenviru el-Ebsar, 6/339, pasi që përmend shprehjen Shemsudin Tumurtashit, ku thotë: “dhe shpërblehet për të nëse mund të falët në këmbë dhe të agjëroj”, ai shton dhe thotë: “Nga kjo nënkuptohet lejueshmëria e ngrënies pak, në sasi sa dobësohet dhe nuk mund të kryej farzin, por kjo nuk lejohet siç thuhet në “El-Multeka” dhe të tjera. Dhe them se në “El-Mubtega” thuhet: “Farz është në sasi sa e mënjanon vdekjen dhe me të mund të falet në këmbë”. ed-Durr el-Muhtar, 6/339.
13. Muslimi, nr: 2664, 4/2052.
14. Nuk jep llogari për të në Ditën e Gjykimit.
15. El-Muhit er-Radavi, 2/304.
16. Ed-Durrer el-Mubahah, fq.23.
17. Ali el-Karij, në Fet’h babi el-Inajeh, 5/248, thotë: “Nëse bëhet për të shtuar fuqinë e tij për punë të kësaj dynjaje, kjo është e lejuar- mubah. Ndërsa për të pasur forcë për bindje dhe adhurim është e preferuar-mustehab”.
18. Minhatu es-Suluk, fq.470; Durrer el-Hukam, 1/310; Mexhma el-Enhur, 2/524; Ed-Durr el-Muhtar, 6/339, etj.
19. Et-Tekathur, 8.
20. Ahmed, nr: 20768, 34/367; Sherh meani el-Athar, nr: 468, 1/408; Shuab el-Iman, nr: 4281, 6/329. El-Hejthemi, në Mexhma ez-Zevaid, 10/267, thotë: “E transmeton Ahmedi dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm”.
21. Shprehja “për ta mbajtur shpinën drejtë” është metaforë e forcimit të njeriut për adhurim dhe punë. Shih: Mirkatu el-Mefatih, 8/3251; Fejdu el-Kadir, 5/502.
22. Sunen el-Kubra i Nesaiut, nr: 6738, 6/268; Ibën Hiban, nr: 5236, 12/41 (shprehja është e tij), Shejh Shuajbi thotë: “Hadithi është sahih”.
23. Domethënë në sasi të nevojshmërisë nuk ka qortim. Në të ka shenjë se nëse personi është nevojtarë dhe i varfër, atij i lejohet të kërkojë në sasi të mjaftueshmërisë së tij dhe nuk qortohet për këtë, për shkak se ai është i dëmtuar me këtë. Por, ai qortohet nëse kërkon me shumë për të shtuar. Nahbu el-Efkar, 8/57.
24. Muslimi, nr: 1036, 2/718.
25. El-Muhit er-Radavi, 2/304; El-Ihtijar, 4/173; Et-Tebjin, 6/47; Minhatu es-Suluk, fq.470, etj.
26. El-A’raf, 31.
27. Et-Tirmidhi, nr: 2380, 4/168 (shprehja është e tij) dhe thotë: “Ky hadith është i mirë sahih”; Ibën Hibani, nr: 674, 2/449, Shejh Shuajbi thotë: “Senedi i tij është sipas kriterit të Muslimt”. El-Mustedrek, nr: 7139, 4/135, Edh- Dhehebi thotë: “Është sahih”.
28. El-Mebsut, 30/266-267.
29. El-Mebsut, 30/267; El-Muhit er-Radavi, 2/305; El-Muhit, 5/351; Minhatu es-Suluk, fq.470, etj.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme