Apel për për tubimin e ndihmave për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë, Skenderaj dhe në zonat e tjera të Kosovës


Bashkësia Islame e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të ndihmojnë me dhurim të ndihmave të ndryshme materiale për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë, Skenderaj dhe në zonat e tjera të Kosovës.

Gjithashtu Bashkësia Islame e Kosovës vlerëson lart mobilizimin dhe gatishmërinë e Shoqatës Humanitare “Bereqeti” në kuadër të BIK-ut (me të gjitha degët e saj anekënd Kosovës) dhe angazhimin e saj për t’u ardhur në ndihmë me gjëra ushqimore dhe veshmbathje për banorët e komunës së Mitrovicës, Skenderajt, si dhe zonave të tjera të Kosovës të prekura nga vërshimet.

Njëkohësisht vëmë në dijeni opinionin e gjerë se ditën e premte, në hytben e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, do të vazhdojë aksioni për tubimin e mjeteve materiale, në emër të ndihmës për banorët e zonave të prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë.

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu është në ndihmën e robit, derisa robi është në ndihmën e vëllaut të vet.”


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)