“Bereqeti” shpërndau produkte elementare për të prekurit nga vërshimet

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, me drejtorin e saj Behxhet Ajvazin dhe me koordinatorin e Skenderajt, Arbnor Sinani dhe koordinatorin e Mitrovicës, Cena Balaj, në bashkëpunim me shoqatën “Swiss Barakah Charity”, kanë qëndruar pranë familjeve të prekura nga vërshimet.

“Bereqeti” të dielen ka qëndruar pranë këtyre familjeve, duke u dhuruar pako ushqimore dhe higjienike, batanije, jorgan dhe produkte të tjera të nevojshme.

Aktualisht shumë familje në Skënderaj dhe Mitrovicë janë detyruar të lëshojnë shtëpitë, ndërsa të tjerët janë duke u përballur me mungesë të produkteve elementare.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ish-Myftiu Dr. Rexhep Boja: Një Shembull i Liderit dhe Atdhetarit të Përkushtuar