“Kurani fisnik dhe Suneti i Pejgamberit a.s. janë burimet që çdo mysliman të njoh dispozitat e Islamit. Kurani kuptohet sipas rregullave të gjuhës arabe pa kurrfarë vështirësie dhe mundimi. Kuptimi i Sunetit bëhet me ndihmën e dijetarëve të sinqertë të hadithit.”
urani dhe Suneti janë dy burimet kryesore të Sheriatit, janë dy burime në
të cilat gjenden tekstet e Sheriatit që i përcaktojnë dispozitat e përgjithshme. Sa u përket burimeve të tjera të Sheriatit, ato nuk sjellin dispozita të reja në Sheriat, porse ato ndihmojnë në nxjerrjen e normave të Sheriatit nga Kurani dhe Suneti, dhe se me këto burime nuk mund të vendoset diçka që është në kundërshtim me Kuranin dhe Sunetin, ngase këto burime bazohen dhe mbështetën në tekstet e burimeve themelore.(1)
Cili është burimi i parë?
Kurani është burimi i parë. Ai është fjalë e Allahut që është e pa konkurrencë, e shpallur te Pejgamberi i Tij, Muhamedi a.s., i shkruar në mus’haf, i transmetuar me besnikëri (tavaturen) dhe që me leximin e tij bëhet ibadet. Të gjithë myslimanët janë unanim se Kurani është prej Allahut dhe se i Lartësuari kërkon që doemos t’i nënshtrohemi Atij. Andaj, Kurani është argument për çdo mysliman dhe myslimane dhe se ndjekja dhe zbatimi i dispozitave të tij është obligim pavarësisht llojin e dispozitës.
Dispozitat e kuranit
Dispozitat e Kuranit janë dy lloje:
1. Dispozitat që kanë të bëjnë më çështjet e fesë. Në këto dispozita përfshihen dispozitat që kanë të bëjnë me çështjet e besimit dhe të ibadeteve (adhurimeve).
2. Dispozitat që kanë të bëjnë me çështjet e sistemimit të shtetit, shoqërisë, sistemimin e marrëdhënieve të njerëzve ndërmjet vete. Në këto dispozita përfshihen dispozitat që kanë të bëjnë me veprimet për koekzistencë (muamelat), për ndëshkimet (ukubat), për kurorëzim dhe shkurorëzim, për kushtetutën shtetërore, madje, në këto dispozita përfshihen dispozitat që kanë të bëjnë me veprimet e ndërsjella ndërmjet njerëzve (shkëmbimet-muamelat), për çështjet familjare (kurorëzim dhe shkurorëzim), për të drejtën penale (ukubat), për të drejtën ndërkombëtare (ligjet dhe diplomacinë) etj..
Këto dispozita janë zbritur me qëllim të futjes së lumturisë te njerëzit në këtë botë dhe në botën tjetër (Ahiret). Ai i cili u përmbahet ajeteve që kanë të bëjnë me dispozitat i ka dy shpërblime: shpërblim në këtë botë dhe shpërblim në botën tjetër (Ahiret).
Nuk janë përcaktuar kot ajetet që ?asin për dispozitat, e të cilat kanë të bëjnë me çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër. Logjika e Sheriatit është se kjo botë konsiderohet si kalimtare dhe sprovë, ndërsa Ahireti konsiderohet i përhershëm dhe vend shpërblimi apo ndëshkimi. Njeriu konsiderohet përgjegjës për veprat e tija në këtë botë dhe se do të shpërblehet apo ndëshkohet në botën tjetër. Nëse njeriu vepron mirë, ai me këtë i bënë mirë vetes, e po që se vepron keq, e bënë kundër vetes dhe se ndëshkimi në këtë botë nuk e pengon ndëshkimin e botës tjetër, përveç nëse njeriu pendohet dhe kthehet kah rruga e Allahut.
Dispozitat e kuranit janë një dhe të pandashme
Dispozitat e Sheriatit nuk pranojnë ndarje, në mënyrë që disa të zbatohen e disa të braktisen, ngase tekstet (ajetet dhe hadithet) nuk lejojnë që disa dispozita të zbatohen e disa të braktisen, po ashtu është e ndaluar që disa dispozita të besohen e disa të mohohen dhe se zbatimi i të gjitha dispozitave dhe besimi i tërësishëm në to është detyrim. “A besoni një pjesë të Librit, e tjetrën e mohoni?! Ç ‘mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në Ditën e Gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.”(El Bekare, 85).
Sheriati islam dallohet nga ligjet njerëzore me veçori të mëdha, siç janë dispozitat e Sheriatit që kanë të bëjnë me çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër (Ahiretit), sikur që kemi thënë edhe më herët. Ky është njëri ndër shkaqet e vetëm, i cili ndikon që myslimani t’i nënshtrohet dhe ta zbatojë Sheriatin kur është në vetmi apo para të tjerëve, në begati apo në fatkeqësi. Arsyeja është se të tillët besojnë se nënshtrimi ndaj Allahut është një lloj ibadeti-adhurimi me të cilin afrohen tek Ai, dhe që do të arrijnë shpërblimin për shkak të nënshtrimit-adhurimit. Nëse ndonjëri prej këtyre ka mundësi ta bëjë ndonjë krim dhe po ashtu pas krimit ka mundësi të shpëtojë nga dënimi në këtë botë, i tilli nuk do të bëjë krim nga frika që ka ndaj Allahut dhe pezmi i Tij.(2)
Për këtë arsye, Sheriati islam, e obligon myslimanin që të pajiset me moral ?snik, ai i cili pajiset me moral ?snik, rrallëherë bën ndonjë krim. Tjetra është se myslimanët e dinë se Allahu është Ai i Cili i mbikëqyr dhe e di seçka veprojnë ata. Të tillët e dinë se sado që të jenë të fshehur prej njerëzve, nuk mund të fshihen prej Allahut dhe se Ai është me ta kudo që të jenë ata. Mu për këtë arsye, krimet janë të pakta, ruhet siguria, mbrohet shoqëria dhe i jepet përparësi interesave të përgjithshme shoqërore. E kundërta ndodhë në ligjet të cilat janë të vendosura nga njerëzit, ngase në shpirtin e këtyre personave nuk ekziston ndjenja e nënshtrimit real ndaj këtyre ligjeve. Andaj, ai i cili ka mundësi të bëjë ndonjë krim dhe se është i sigurt se ligji nuk do ta kapë, atëherë të tillin s’ka gjë që e ndal në bërjen e krimit. Për këtë arsye, vijnë duke u shtuar krimet në ato shtete në të cilat sundon ligji njerëzor dhe ku morali është i ulët. Vjen duke u shtuar numri i kriminelëve për arsye të mungesës së moralit dhe mundësisë së shpëtimit nga dënimi i ligjeve njerëzore. Sheriati islam është prej Allahut, është sistemi më i mirë, më i përsosur, më i drejt dhe gjithëpërfshirës.
Sheriati islam është i arsyeshëm dhe i pranueshëm për çdo kohë dhe hapësirë, i cili dallohet me veçorinë e gjithpërfshirjes, si për çështjet e njeriut, ashtu edhe për ato të kozmosit dhe të jetës. Besimi islam është i tillë nga i cili del në shesh uniteti i ndjenjave, ibadetet zbatohen me rituale unike. Sistemi i Sheriatit është uni?kues i të gjitha ligjeve. Bashkëdyzimi i dispozitave të Sheriatit që kanë të bëjnë me këtë botë, me çështjet e fesë dhe të besimit të myslimanëve është për arsye se Sheriati është i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm, dhe në mesin e besimtarëve myslimanë ka përhapur shpirtin e nënshtrueshmerisë dhe kënaqësisë. Po ashtu, Sheriati islam i thërret pjesëtarët e vet që të pajisen me moralin ?snik. Sheriati islam ka forcë për vetëpërmbajtje, që asnjë ligj tjetër njerëzor, pavarësisht se sa është i mirë, nuk e ka një forcë të tillë.(3)
Dispozitat që i përfshin kurani
Kurani ?snik i përfshin në vete të gjitha bazat dhe rregullat e Sheriatit që kanë të bëjnë me hallallin dhe haramin. Shumica e dispozitave kuranore janë të pa detajuara e të cilat japin sinjal për qëllimet e sheriatit. Nga këto dispozita të pa detajuara, dijetarët dhe muxhtehidët nxjerrin rregulla dhe dispozita me qëllim që t’i zgjidhin problemet dhe çështjet që paraqiten në çdo kohë dhe vend. Në këtë qëndron fshehtësia e përhershmërisë së Sheriatit dhe veçoria e gjithpërfshirjes se të gjitha rregullave me të cilat i zgjidh problemet e njerëzve sa herë që paraqiten në mesin e tyre.
Kurani i ka sjellë disa dispozita në mënyrë hollësisht të detajuar, për arsye që të mos ketë divergjenca dhe polemika rreth disa çështjeve si p.sh. çështjet e besimit (akides) dhe adhurimit (ibadetit). Këtë e ka bërë për arsye se këto çështje nuk i nënshtrohen ndryshimeve të kohës dhe vendit. Si dispozita të këtilla, mund të përmenden edhe dispozitat që kanë të bëjnë me trashëgimin (mirathin), ndalesat e martesës dhe ndëshkimi i disa krimeve.(4)
Kurani në vete përfshin ajetet mekase dhe ajetet medinase; ajetet me kuptim të përgjithshëm dhe me kuptim të speci?kuar; ajetet që janë të qarta në përcaktimin e normës dhe ato që janë të paqarta; ajetet deroguese dhe të deroguara; ajetet që janë të pa detajuara dhe të vështira për t’u kuptuar; ajetet të cilat kanë shkaqe të zbritjes dhe shumë rregulla të tjera të cilat i njohin dijetarët e shkencave kuranore. Për këtë arsye, komentuesi i Kuranit, patjetër duhet t’i njoh disa shkenca, si më të rëndësishmet janë:
1. Gjuhën arabe dhe gjinitë e saj. Për këtë shkak, disa sekte të devijuara islame i kanë ndryshuar kuptimet e ajeteve, duke i komentuar pa u bazuar në rregullat dhe kuptimet gjuhësore, si p.sh. ata të cilët e kanë komentuar Kuranin duke u thelluar në kuptimin e brendshëm dhe atë sipërfaqësor. Të vërtetën e ka thënë Umeri r.a. kur ka thënë: “Përmbajuni divanit (rregullave gjuhësore) nuk do të devijoni.” Muxhahidi ka thënë: “Nuk i lejohet atij që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit, që të ?et për librin e Allahut nëse nuk e njeh gjuhën e arabëve.”;
2. Morfologjinë dhe sintaksën;
3. Letërsinë arabe dhe shkencat e elokuencës;
4. Shkencat kuranore;
5. Shkencën që merret me çështjet e besimit (akiden);
6. Shkencën e cila merret me bazat dhe metodologjinë e jurisprudencës islame (usuli ?kh);
7. Hadithin e Pejgamberit a.s., jurisprudencën islame dhe historinë e Pejgamberit a.s.;
8. Shkencat e tjera si: sociologjia, historia, gjeogra?a etj.. Për këtë arsye, shokët e Pejgamberit a.s. janë dalluar rreth
kuptimit të Kuranit, varësisht nga aftësitë e tyre rreth gjuhës dhe letërsisë dhe rreth njohjes së shkaqeve të zbritjes së ajeteve.
Ibën Abasi r.a., komentatori i Kuranit, shprehet kështu: “Unë nuk e kam ditur kuptimin e ajetit. Ai i Cili u ka vënë zana?llën qiejve), përderisa erdhën tek unë dy nomadë arab, që ishin në grindje për një pus, ku njëri prej tyre tha: -Unë e kam ?lluar për herë të parë hapjen e pusit”.
Përmendet në një transmetim se Ebu Bekri r.a. nuk e ka ditur kuptimin e fjalës kuranore . E në këtë rast ka thënë: “Cili qiell më bënë hije dhe cila tokë më mbanë nëse u flas rreth Kuranit sipas mendimit tim.”(5)
Atë që duam ta potencojmë kalimthi është çështje e disave të cilët pretendojnë se Kurani është i mja?ueshëm dhe në të njëjtën kohë e refuzojnë Sunetin e Pejgamberit a.s.. Imam Shatibiu për të tillët shprehet kështu: “Mendimi se duhet të përqendrohemi vetëm në Kuran është mendim i disave, të cilët nuk e pranojnë Sunetin. Këta janë mbështetur në atë se Kurani është sqarues i çdo çështje, dhe i ka hedhur dispozitat e dala nga Suneti. Ky veprim, ata i ka shpije nga largimi i rrugës së shumicës myslimane dhe deri të komentimi i Kuranit në mënyrë të devijuar.”(6)
Nga e gjithë kjo shihet se Kurani është burimi themelor i fesë, burimi kryesor i Sheriatit dhe argumenti më i fortë i Allahut për çdo kohë dhe vend, e të cilin ua ka transmetuar Pejgamberi a.s. ymetit të tij, e i cili e ka zbatuar urdhrin e Zotit të tij: “O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk e bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revelatën-risalen). Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon.” (El Maide, 67). Neve na ka urdhëruar Zoti ynë që këtë ta ndjekim (Kuranin). “Përvetësoni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) pos Tij. Pak është ajo që po merrni përvojë.” (El Araf, 3). Kryejeni atë që është hallall, ndalojuni prej asaj që është haram, veproni sipas dispozitave të tij, besoni në ajetet të cilat krejtësisht nuk janë të qarta, dhe merreni mësim nga shembujt që u sjell Kurani.
Dijeni se Pejgamberit a.s. i ka ardhur Kurani dhe ai që është i ngjashëm më të (Suneti), e që është burimi i dytë i Sheriatit.
_________________
1. Abdul Kadir Aude “Et-Teshriul Xhinaiju” vol. I. fq.165.
2. Abdul Kadir Aude “Et-Teshriul Xhinaiju” vol. I. fq.171.
3. Abdul Kadir Aude “Et-Teshriul Xhinaiju” vol. I. fq.173.
4. Mennaul Kutan “Et-Teshriu vel Fikhu ?l Islami tarihan ve minhaxhen” fq. 48.
5. Sujutiu “El-Itkan” vol. I. fq. 113, Zerkeshiu “El-Burhan” vol. II. fq. 162.
6. Shatibiju “El-Muvafekat” vol. I. fq. 120.
Xhuma Emin Abdul Aziz
Përktheu nga gjuha arabe: Dr. Flamur Sofu