Besim ef. Mehmeti, mori pjesë në konferencën: “Veçoritë dhe bazat kuranore në ndërtimin e dialogut ndërmjet qytetërimeve dhe feve të ndryshme”


Më ftesë të Fakultetit “Dar ul Hikme” të Xhakartasë së Indonezisë, shefi i kabinetit të Myftiut Tërnava, Besim ef. Mehmeti, mori pjesë në konferencën me titull “Veçoritë dhe bazat kuranore në ndërtimin e dialogut ndërmjet qytetërimeve dhe feve të ndryshme”, e cila u mbajt përmes platformës digjitale Zoom.
Në këtë konferencë, Besim ef. Mehmeti, shpalosi kontributin dhe rolin e BIK-ut në promovimin e vlerave kuranore që simulojnë bashkëjetesën, tolerancën e mirëkuptimin ndërmjet religjioneve në Kosovë. Ai gjithashtu foli edhe për rëndësinë dhe parimet kuranore në dialog më të tjerët, si dhe shtjelloi katër iniciativa globale të iniciuara nga liderët fetarë në kohen moderne, e që janë:
1. Deklarata e Merrakeshit 2016 për të drejtat e pakicave fetare në botën islame, e miratuar nga ministrat, myftinj dhe liderë fetarë në Marok.
2. Karta e Mekës, e miratuar nga me shumë së 1300 myftinj, dijetarë, mendimtarë dhe liderë myslimanë në vitin 2019, në Meke, në konferencën e Organizuar nga RABITA.
3. Dokumenti i Vëllazërisë Njerëzore për paqen dhe bashkëjetesën botërore 2019, i nënshkruar nga shejhu i Ezherit, dr. Ahmed Tajjib dhe Papa Françesku.
4. Aleanca e virtyteve, e nënshkruar nga liderë fetarë të religjioneve të ndryshme në Abu Dhabi në vitin 2019.
Gjithashtu, theks të veçantë në fjalimin e tij, shefi i kabinetit Besim ef. Mehmeti, i kushtoi shembullit të popullit të Kosovës në fushën e tolerancës.
Në sesionin e njëjtë, me kumtesa u paraqitën edhe dr. Kamarudin Amin, drejtor gjeneral pranë Ministrisë së Religjionit të Indonezisë, prof. dr. Saleh Hamad al Suhaibani, përfaqësuesi i përhershëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC), dr. Munjid Abu Bakar, profesor në Universitetin “29 Maj” në Stamboll, dr. Ahmad Kusjairi Suahil, profesor në Universitetin Islamik Kombëtar ne Xhakarta, dr. Ismail Shamsi Ali, president i fondacionit “Nusantara” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.