Dhjetë netët e fundit të Ramazanit

Falënderimi i takon Allahut Zotit të botëve, dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut Një dhe i pashoq, Zot i të parëve dhe të mbramëve, dhe dëshmoj se Muhamedi, alejhis-selam, është rob dhe i Dërguar i Tij, i Dërguar besnik, për të qofshin bekimet dhe përshëndetjet më të pastra nga Zoti i tij, për familjen e tij dhe shokët e tij, të cilët ishin kandila ndriçues, yje të udhëzimit, dhe për të gjithë ata që pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit....

Allahu i Madhërishëm e ka veçuar këtë ymet nga ymetet tjera, me begati dhe veçori të shumta; së pari e ka veçuar me faktin se këtij ymeti i ka dërguar të Dërguarin më të mirë dhe më të zgjedhur, Muhamedin a.s., me të cilin ka vulosur pejgamberllëkun, dhe këtë ymet e ka bërë ymetin më të mirë të nxjerrë në sipërfaqen e tokës. Thotë Allahu i Madhërishëm: “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve”. (Ali-Imran, 110)
Prandaj përveç kësaj begatie dhe mirësie, Allahu i Madhërishëm këtë ymet eka dalluar edhe me shumë të tjera. Prej asaj me se e ka dalluar këtë ymet, është se këtij ymeti ia ka bërë obligim agjërimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit. Agjërimi ka qenë obligim edhe tek ymetet tjera, por jo Ramazani, dhe jo në këtë formë në të cilën e agjërojmë ne sot, Pejgamberi a.s., për Ramazanin ka thënë: “Fillimi i tij është mëshirë, mesi i tij - falje, kurse fundi i tij është lirim nga zjarri i Xhehenemit”.
Prandaj ky muaj në vete ngërthen mirësi të shumta dhe për këtë arsye Allahu e ka veçuar për ymetin e Muhamedit a.s.
Prej mirësive më të mëdha të këtij muaji, pa dyshim janë 10 netët e fundit tëkëtij muaji, të cilat Allahu i Madhërishëm i ka cekur në Kuran. Vlera dhe veçoria e këtyre dhjetë netve bëhet edhe më madhështore për faktin se në këto dhjetë net gjendet një natë, të cilën Allahu i Madhërishëm po ashtu e ka veçuar nga të gjitha netët e vitit, natë kjo në të cilën ka filluar zbritja e Kuranit dhe e cila është më e vlefshme se një mijë muaj. Kjo natë është Nata e Kadrit.
Prandaj, me lejen e Allahut, do të mundohemi të flasim në vijim rreth këtyre dhjetë netve, se cilat janë punët dhe ibadetet që duhen bërë nga robi, në mënyrë që të arrijë faljen dhe kënaqësinë e Allahut të Madhërishëm.

Nata e Kadrit

Allahu i Madhërishëm e ka zbritur Kuranin në një natë të bekuar, e cila është nata më e mirë e vitit, të cilën e ka dalluar dhe veçuar nga të gjitha netët e tjera të vitit, nata ibadeti i së cilës është më i vlefshëm sesa ibadeti në një mijë muaj, që janë të barabartë me afërsisht 83 vjet e katër muaj. Kjo është Nata e Kadrit, për të cilën Allahu i Madhërishëm thotë:
“Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në të (atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” (EL-Kadr, 1-5), Dhe thotë Allahu i Madhërishëm:
“Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.”
Kjo natë është quajtur Nata e Kadrit për shkak të vlerës dhe madhështisë që ka ajo tek Allahu i Madhërishëm, si dhe për shkak se në këtë natë bëhet përcaktimi i tërë asaj që do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm, sikur edhe po thotë Allahu i Madhërishëm: “Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë”.
Gjithashtu shkak i emërtimit të kësaj nate me këtë emër është edhe fakti se ibadeti në këtë natë ka vlerë të veçantë, sikur ka thënë Pejgamberi a.s.: “Kush e gjallëron natën e Kadrit me namaz (ibadet) me besim duke shpresuar shpërblimin e Allahut të Madhërishëm, do t’i falen mëkatet e tij të kaluara” (muttefi-kun alejhi), e një shpërblim i tillë nukarrihet në asnjë natë tjetër përveç në këtë natë.

Në cilën natë është Nata e Kadrit

Prej Urtisë dhe Mirësisë së Allahut për robërit e Tij ka bërë që kjo natë të fshihet, por ajo që dihet, është fakti sekjo natë është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, ashtu sikur ka thënë Pejgamberi a.s:
“Unë e kam parë Natën e Kadrit, por më pastaj e kam harruar atë, prandaj kërkojeni në dhjetë netët e fundit, në netët tek”.
Po ashtu transmetohet nga Aishejar.a. se i Dërguari i Allahut ka thënë:
“Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetë netët tek, të fundit, të Ramazanit”. (Mut-tefikun alejhi).
Tek myslimanët është e përhapur se nata e Kadrit është natën e 27, dhe kjo për arsye se më së shpeshti ka ndodhurqë atë natë të jetë Nata e Kadrit, por kjo nuk do të thotë se Nata e Kadrit të jetë gjithsesi nata e 27, sepse kjo natë mund të ndodhë të jetë në natën e 21, 25, 27, 29... Sido që të jetë, të dihet kjo natë, nuk është kusht për arritjen e shpërblimit, veçse, sikur thotë Ibn Uthejmini r.h.:“Njeriu e arrin shpërblimin e kësaj nate edhe nëse nuk e di se kur është, sepse i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush e gjallëron Natën e Kadrit me besim duke shpresuar shpërblimin nga Allahu”, e nuk ka thënë: “duke e ditur atë”. Sikur të ishte kusht për të arritur shpërblimin e kësaj nate, që të dihej kjo natë, këtë do ta cekte Pejgamberi a.s.“.

Vlerat e Natës së Kadrit:

Po vërejmë se kjo natë ka vlera të mëdha, prej të cilave do të përmendim: 1. Këtë natë ka filluar zbritja e Kuranit,
2. Kjo është natë e bekuar “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën ebegatshme të Kadrit)”
3. Allahu bën përcaktimin e jetëve, fur-nizimit që do të ndodhë gjatë gjithëvitit.
4. Vlera e ibadetit këtë natë është e shumëfishuar.
5. Zbresin melaiket në tokë me begati, mirësi dhe falje.
6. Është e zhveshur nga e keqja dhe embushur me adhurim e punë të mira; është natë e shpëtimit nga ndëshkimi dhe djajtë nuk mund të veprojnë sikurse veprojnë në netët e tjera.
7. Këtë natë Allahu i fal mëkatet e atyreqë këtë natë e kalojnë në adhurim të sinqertë.
Nëse ndalemi dhe i shikojmë me kujdes këto begati e mirësi dhe vlerat që në vete ka kjo natë, atëherë nuk na mbetet tjetër veçse ta kërkojmë këtë natë me adhurim dhe punë të mira, me lutje të sinqerta, me pendim dhe kërkimfalje duke pasur për këtë gjithmonë shembull të Dërguarin e Allahut, Muhamedin a.s., i cili është shëmbëlltyra më e mirë. Sikur thotë Allahu i Madhërishëm: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut”. (el-Ahzab 31)

Cilat janë punët që duhenvepruar në këto netë

Namazi i natës, i cili pa dyshim është namazi më i mirë pas namazeve farz.Thotë Pejgamberi a.s. në një hadith kudsij:
“Thotë Allahu i Madhërishëm:“Nuk më është afruar robi me asnjë punë më të mirë dhe më të dashur sesa me farze, pastaj robi vazhdon të më afrohet me punë vullnetare derisa ta dua, e kur ta dua, bëhem syri i tij me të cilin sheh, veshi i tij me të cilin dëgjon, dora e tij me të cilën jep, këmba e tij me të cilën ecën, nëse më lutet, i përgjigjem lutjes së tij dhe, nëse kërkon nga unë, i jap.”

Leximi i Kuranit:

E cekëm më herët se Ramazani është muaji i Kuranit, prandaj në këtë muaj duhet të lexojmë sa më shumë Kuran.
Transmeton Ebi Umame r.a. se Pejgamberi a.s ka thënë: “Lexojeni Kuranin, sepse ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për atë që e ka lexuar”. (Muslimi)
Allahu i Madhërishëm ka urdhëruarleximin e Kuranit dhe ka treguar se kjo është cilësi e njerëzve të mirë besimdrejtë.Thotë Allahu i Madhërishëm:
“Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne ukemi dhënë, japin fshehtazi e haptazi, ata shpresojnë në një fitim që kurrë nukhumbet. Që Ai (All-llahu) do t’ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t’jushtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.”(Fatir, 29-30
Leximi i Kuranit është ai fitimi që kurrë nuk humbet, dhe kjo gjatë gjithë kohës, gjatë gjithë muajve dhe ditëve, por në Ramazan kjo është diçka më madhështore dhe më e rëndësishme, sepse Pejgamberi a.s. në Ramazan shtonte interesimin e tij për Kuranin për disa arsye:
1. Fillimi i zbritjes së Kuranit ishte në Ramazan, “Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin ka zbritur Kur’ani.”(El-Bekare, 183)
2. Muaji i Ramazanit gjithashtu është muaji në të cilin ka zbritur Kuranin ga levhi mahfudhi në qiellin e kësaj bote, sikurse ka ardhur kjo nga Ibn Abbasi, dhe nga shumë prej ashabevedhe të parëve të këtij ymeti, se zbritja e Kuranit në bejtulk-izze ka ndodhur Natën e Kadrit, që është në Ramazan.
3. Xhibrili i vinte Pejgamberit a.s. në Ramazan dhe ia mësonte Kuranin çdo natë. Sikurse transmetohet në dy koleksionet e vërteta të hadithit nga Ibn Abbasi r.a., i cili ka thënë: “Pejgamberi a.s. ishte njeriu më bujar, po edhe më bujar ishte në Ramazan, kur takohej me Xhibrilin, dhe e takonte çdo natë të Ramazanit e ia mësonte Kuranin, e i dërguari i Allahut s.a. ishte më bujar me mirësi sesa era që frynte”. (Buhariu dhe Muslimi).
Po ashtu transmetohet se Pejgamberi a.s. vitin kur vdiq, e ka lexuar Kuranin së bashku me Xhibrilin a.s. dy herë. Prandaj Ramazani ka qenë muaj i veçantë për mësimin e Kuranit ndërmjet Pejgamberit a.s. dhe Xhibrilit. Për çdo Ramazan bënin përsëritjen e asaj që kishte zbritur nga Kurani: Pejgamberi e lexonte, e Xhibrili e dëgjonte.
Prej kësaj dijetarët kanë marrë qëndrimin se leximi i tërë Kuranit në Ramazan është i ligjshëm, sepse Xhibrili dheMuhamedi a.s, për çdo Ramazan e lexonin atë që kishte zbritur nga Kurani, kurse vitin e fundit e kanë përsëritur dyherë tërë Kuranin.
Ky është argument se është e pëlqyeshme që myslimani ta lexojë tërë Kuranin në Ramazan, një herë ose më shumë, duke pasur parasysh se synet është që së paku një herë në muaj të lexojë nga një hatme, e nëse mundet, në çdo javë, por nëse mundet, edhe çdo të tretën ditë sikurse ka ardhur në hadithe të vërteta ngaPejgamberi a.s.. (Muslimi, Buhariu, Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)
Për këtë arsye selefinjtë një kohë tëmirë të kohës së tyre në Ramazan e rezervonin për leximin e Kuranit. Imam Zuhriu ka thënë: “Kur të hyjë Ramazani, me të vërtetë ajo është kohë e dhënies së ushqimit dhe leximit të Kuranit.

Lutja dhe kërkimi i faljes:

Secili nga ne ka nevojë që Allahu t’u përgjigjet lutjeve të tij, prandaj këto ditë duhen shfrytëzuar që t’i kërkojmë falje Allahut dhe të lutemi për veten tonë dhe familjet tona, që Allahu të na mëshirojë dhe të na falë mëkatet tona. Thotë Allahu i Madhërishëm: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, sepse Ai vërtet është falës i madh”.

Pendimi:

Ky është momenti më i mirë që njeriu t’i kthehet vetvetes së tij, t’i kujtojë mëkatet e tij dhe të pendohet sinqerisht për kohën që e ka kaluar në mëkate, e të vendosë që më të mos bëjë mëkate.
Thotë Allahu i Madhërishëm: “Pendohuni të gjithë tek Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”.(En-Nur, 31)

I’tikafi:

Është prej Synetit të Pejgamberit a.s., që në këto dhjetë net njeriu -besimtari të izolohet dhe të mbyllet në xhami, për të bërë sa më shumë ibadet, me qëllim që të arrijë vlerën e madhe t këtyre netve. Kështu kishte vepruar Pejgamberi a.s.; kështu kanë vepruar ashabët dhe besimtarët pas tyre. Pejgamberia.s. e bënte i’tikafin në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, duke kërkuar kështu Natën e Kadrit. Qëllimi i i’tikafit ishte largimi nga problemet dhe angazhimet e kësaj bote, në mënyrë që të kishte kohë dhe mundësi për adhurim ndaj Allahut, prandaj gjatë kohës sa ishte në i’tikaf, Pejgamberi a.s. nuk përzihej me njerëz dhe nuk merrej me çështjet e tyre. Prandaj imam Ahmedi ka thënë: Personi icili është në i’tikaf, nuk është e pëlqyer të përzihet me njerëz, qoftë edhe për mësim apo lexim të Kuranit... dhe është thënë se “i’tikafi është shkëputja e lidhjeve nga çdo krijesë për t’u lidhur me Krijuesin”.
Transmetohet në dy Koleksionet e vërteta të Haditheve nga Aisheja r.a., se Pejgamberi a.s., kur hynin dhjetë netët e fundit të Ramazanit, e gjallëronte natën, e zgjonte familjen dhe shtrëngonte rripine tij”.
Në fund, nga tërë kjo sa u tha, nuk na mbetet asgjë tjetër përveçse në këto dhjetë netë të fundit të Ramazanit, në këto dhjetë netë në të cilat gjendet Nata e Kadrit, në këto dhjetë netë të cilat janë rasti jetësor për të përfituar mirësitë e Allahut, - të angazhohemi maksimalisht për adhurim të sinqertë, lutje, përmendje të Allahut, kërkimfalje, lexim të Kuranit, si dhe të bëjmë punë të tjera, të cilat na afrojnë tek Allahu dhe na largojnë nga shejtani. Çfarë mirësish më të mëdha ka sesa kjo për atë që Allahu i mundëson që këto dhjetë netë t’i kalojë në rrugën e Allahut, prandaj të kemi kujdes dhe të kërkojmë këtë natë. Fjala popullore thotë: “Kush kërkon, gjen”.
O ti mëkatar, ngritu dhe kthehu tek Allahu, pendohu për mëkatet e tua, shfrytëzoje këtë rast dhe kërko falje nga Allahu, sepse dyert e faljes dhe mëshirës janë të hapura.
O Allah, me të vërtetë Ti je falës dhe e do faljen, na fal ne!



Rexhep Lushta
Dituria 216-217


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme