Bosanski Otok, vendbanim afër Bosanska Krupa, dallohet nga vendet tjera në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në gjithë Evropën, për një gjë. Është i vetmi vend ku gjendet një xhami e ndërtuar në një ishull lumi.
Versioni origjinal i Xhamisë në lumin Una u ndërtua në vitin 1565, atë kohë ishte bërë tërësisht prej druri. Me gjithë afërsinë e lumit dhe vërshimet e shpeshta në zonën ku ndodhet, xhamia nuk është përmbytur asnjëherë. Edhe sot ajo sfidon dhe dëshmon kohët e kaluara dhe pushtuesit që shkelën në këtë vend.
Gjatë gjithë historisë së saj, ajo u shkatërrua katër herë, por secilën herë "u ngrit në këmbë" nga fillimi.
Në fillim të luftës, agresori e shkatërroi deri në themel, por u restaurua dhe u hap zyrtarisht më 29 prill 2001. Vendi ku ndodhet njihet edhe si “ishulli i gjelbër i Islamit”.
Me 153 llamba që zbukurojnë tavanin e xhamisë dhe 153 shkallë në minaren e xhamisë, ky vend i adhurimit nderon dhe simbolizon 153 dëshmorët që vdiqën në agresionin e kaluar në Bosanski Otok.