Përkundër kalimit të kohës, ende ngjallin emocione vendet ku ka jetuar i Dërguari i Allahut a.s., dhe ku kanë shkelur këmbët e tij të bekuara.
Një nga vendet, pamja e së cilës ngjall emocione të veçanta shpirtërore është xhamia Esh-Shaikhain, e njohur gjithashtu edhe si Mesxhid Al-Dar'a ku i Dërguari i Allahut a.s., është falur para Betejës së Uhudit.
Kjo video tregon xhaminë ku i Dërguari i Allahut a.s., falej e flinte, dhe ku veshi mburojën e tij që e kishte bartur në Betejen e Uhudit.
Videoja tregon gjendjen e qetësisë dhe shpirtërores që e rrethon xhaminë dhe rrugën afër kodrës së Uhudit, sikur Beteja e Uhudit të ishte dje.
Përveç futjes së energjisë elektrike, asgjë nuk ka ndryshuar në këtë xhami pas më shumë se një mijë e katërqind vjetësh.
Xhamia ende i reziston kohës dhe është dëshmitare e gjallë e betejës së madhe në Uhud që u zhvillua në vitin e tretë të hixhretit.