Duke marrë parasysh që lipidet, proteinat dhe elementet biogjene paraqesin pjesën më të madhe të materieve
organike në qeniet e gjalla dhe marrë parasysh rolin e tyre në funksionimin e organizmave të gjallë, ekziston një interesim i madh për hulumtimin e këtyre komponimeve, si në botën bimore, ashtu edhe në atë shtazore.
Deri më tani janë kryer disa studime rreth përbërjes kimike të lirit, respektivisht të përcaktimit të sasisë dhe identifikimit të llojeve të lipideve në këtë farë. Në këtë hulumtim do të fokusohemi në përcaktimin sasior të proteinave, lipideve dhe mineraleve në farën e lirit.
Farat e linit (lirit)
Liri njihet si lubrifikanti më i mirë për organizmin e njeriut. Popullsia e Abisinisë ka qenë e para qe ka përdorur këtë farë si ushqim. Ajo është një bimë vjetore me lule bojëqielli.
Përmbajtja ushqyese
Farat e saj janë të pasura me acid - grasi esenziali (AGE ) omega-3 dhe omega-6. Fara e lirit përmban 55% të saj acido-omega-3, e që e bënë atë burimin kryesor natyral të omega-3 në botë.
50gr. liri në kuptim të efektit janë sikur 20gr. fibra, ndërsa 50gr. kumbulla të thata përmbajnë 7.5gr. fibra, dhe 50gr. fasule të zeza përmbajnë 7.2gr. fibra dhe orizi integral 4.8gr.. Ndërsa nevoja ditore jona është 30gr. fibra. Gjithashtu ai përmban në sasi të ekuilibruar edhe omega-6, që në ushqimin e përditshëm e kalon nevojën tonë ditore edhe 20 herë duke krijuar një disekuilibër midis tyre.
Këto vajra (AGE) nuk mund të sintetizohen nga organizmi ynë, por duhet të merren nëpërmjet ushqimit. Ato janë përbërësit kryesor të membranës qelizore dhe kur mungon AGE, qeliza ndërton membranën e saj me vajra të tjerë të cilësisë më të ulët që e bënë atë më delikate.
Liri përmban dy herë më shumë omega-3 se çdo lloj peshku që njihet si burimi kryesor i tyre.
Omega-3 hiqet në të gjitha ushqimet e paketuara nëpër fabrika sepse ul shumë datën e skadimit gjë që nuk i intereson prodhuesve.
Aftësitë kuruese
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Për çdo sëmundje ka ilaç.” Po ashtu, ai a.s. ka thënë. “Stomaku është ena qendrore e trupit, dhe venat janë të lidhura me të. Kur stomaku është i shëndetshëm, gjendja e tij bartet në vena, dhe nga ana tjetër venat do të qarkullojnë njëjtë, dhe kur stomaku është i prishur, venat do të thithin prishjen nga ai dhe do të vazhdojnë në qarkullim.”
Farat e lirit kanë aftësi ipocolesterolemizzanti dhe afrodisiake, të cilat ndihmojnë në rregullimin e peshës trupore dhe gjithashtu njihen edhe si ushqimi i bukurisë, pasi i jep jetë dhe shkëlqim lëkurës, flokëve, thonjve e syve. Farat e lirit ndihmojnë në uljen, dendësinë e gjakut, si dhe bllokojnë rritjen e qelizave tumorale.
Omega-3 edhe pse është yndyrë, nuk ndikon aspak në rritjen e peshës trupore, përkundrazi hynë në reaksion me yndyrat e tjera, duke i shkrirë ato sipas studimit të bërë nga Universiteti i Pensilvanias, prandaj dhe mungesa e tyre bënë që organizmi ynë t’i tretë me vështirësi yndyrat e tepërta të grumbulluara në pjesë të veçanta të trupit.
Omega-3 ka aftësi antikanceroze, andaj farat e lirit mund të përdoren për kurimin e rreth 26 sëmundjeve të ndryshme.
Njihet si ulëse e kolesterolit dhe sheqerit të lartë, parandaluese e kancerit, paralizimit. Ka efekt pastrues te zorrët dhe është e mirë në rastet e sëmundjeve të stomakut dhe zorrëve, forcon kockat dhe sistemin imunitar, forcon kujtesën dhe sistemin nervor, njëkohësisht ka veti anti depresante. Parandalon sëmundjet romatizmale, rrit përqendrimin, po ashtu vlen dhe në rastet e sëmundjeve të lëkurës dhe mbylljeve të plagëve kur përdoret nga jashtë.
Sipas kërkuesit shkencor amerikan, Donald Rudin, mungesa për një kohë të
gjatë e omega-3 shkakton probleme mentali të memories, të dimensionit, të komunikimit ndërmjet tyre dhe si përfundim ngadalësimin e zhvillimit të mendimit.
Ndërsa vajrat e tjerë, sidomos ato të skuqur dhe që janë të pasur vetëm me omega-6, rëndojnë shumë punën e pankreasit dhe tëmthit, duke na bërë të ndjejmë një dhimbje në krahun e djathtë poshtë brinjës së fundit, japin dhimbje në shpatulla dhe bëjnë që të bien thonjtë e këmbëve. Prandaj duhet që këto dy vajra të jenë në ekuilibër e siç ndodh sot me ushqimin modern që ka pothuajse vetëm omega-6.
Vajrat që janë në shitje gjatë përpunimit të tyre përdorin temperatura shumë të larta që formojnë në të acidtranslinolenico që është pothuajse i patretshëm nga organizmi ynë dhe si i tillë krijon probleme dhe sëmundje të shumta.
Përdorimi
Merrni një lugë kafeje me fara lini (liri) dhe hidheni në një gotë ujë të ngrohtë para se të flini dhe kur të zgjoheni në mëngjes pini ujin e gotës, uji tani është kthyer në një masë të dendur të yndyrshme. Pini pa frikë atë të paktën 4 herë në javë. Farat e lirit mund të hidhen edhe në sallatë ose të hahen direkt pa asnjë problem. Duhet të ruhen në frigorifer.
Fara e lirit është mjaft e njohur dhe e përdorur si një bimë shumë e vlefshme për vlerat e saj mjekësore për 10.000 vite. E pasur me acidet omega-3-6-9, proteina, minerale, vitamina, lignane (elemente antikancerogjene), fibra etj., është një bimë, vlerat mjekësore të së cilës nuk kanë fund.
Mr. Njomza Sadriu