Revista “Dituria Islame” në qytetin e bukur të Ulqinit!

Shqiptarët e Ulqinit e mirëpritën revistën “Dituria Islame”, e cila iu prezantua atyre si vazhdimësi e aktivitetit për shpërndarjen e saj në gjitha trojet ku ka shqiptarë.

Aktivistja Mihana Goga-Bekteshi në bashkëbisedim me qytetarë e përfaqësues të bizneseve, foli për rolin e kësaj reviste ndër vite e në veçanti për përmbajtjen e numrit të fundit.

Ajo tha se ulqinasit kishin njohuri për kontributin e kësaj reviste dhe se “Dituria Islame” bartej vazhdimisht në Ulqin përmes studentëve që shkolloheshin në Kosovë.

Kujtojmë se lexuesit në Kosovë mund ta gjejnë lehtësisht revistën në Këshillat e Bashkësisë Islame, e poashtu edhe në librarinë “Dituria Islame” në Prishtinë.

Kujtojmë që numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në vitin 1986, e cila krahas “Edukatës Islame” dhe “Takvimit” u bë revista më e fuqishëm për kultivimin, shpjegimin, mësimin dhe interpretimin e fesë islame ndër shqiptarët në Kosovë dhe jo vetëm.



[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1684831381.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1684831404.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1684831416.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip