Fakulteti i Studimeve Islame organizoi ligjëratë me temën “Liria e informimit dhe e drejta e privatësisë”


Me datë 24.05.2023, në sallën e konferencave, mbajti ligjëratë vetëdijësuese para studentëve të FSI-së, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, që është institucion i pavarur që i përgjigjet Kuvendit dhe ka mandat mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.
Agjencia është e autorizuar të shqiptoj gjoba për institucione publike e private kur ato shkelin këto dy ligje.
Znj. Sogojeva-Dërmaku i informoi studentët për të drejtën e tyre në mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike. Më tej, u ligjërua poashtu për zbatimin e legjislacionit për qasjen në dokumente publike. Poashtu, për kujdesin që duhet pasur në postimin e të dhënave personale në rrjetet sociale, për të drejtën e ankesës ndaj personave që shfrytëzojnë të dhënat personale ndaj tyre, etj.
Ajo, më tutje tha se “Ne e kuptojmë se shumë njerëz mund të ndihen të pasigurt se çfarë të bëjnë nëse ju ndodh një shkelje e privatësisë ose shkelje e të dhënave. Kjo është arsyeja pse ne ju inkurajojmë të raportoni çdo problem me të cilin mund të përballeni në AIP. Duke raportuar këto çështje, ju jo vetëm që do të mbroni veten, por gjithashtu po na ndihmoni të identifikojmë tendencat dhe modelet që mund të informojnë punën tonë në përmirësimin e politikave dhe rregulloreve të privatësisë.”





Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)