Rrënohet minarja historike 300-vjeçare në Irak për arsye të çuditshme


Një vendim i zyrtarëve irakianë për të rrënuar një minare 300-vjeçare që është atraksion turistik në qytetin Basra, ka nxitur pakënaqësi të komunitetit lokal.
Për tre shekuj, xhamia al-Siraji mbeti një tipar dallues në Irakun jugor, por guvernatori i Basrës, Asaad al-Eideni, tha se zyrtarët vendosën ta shembnin minaren e saj, të punuar nga tulla të gërryera dhe pllaka qeramike blu, për të zgjeruar një rrugë që qyteti ndërtoi pasi xhamia veçse ishte ndërtuar.
“Veprimet e autoriteteve zyrtare i kanë dhënë fund trashëgimisë sonë”, tha për Associated Press, Jaafar Jotheri, asistent profesor në Universitetit Al-Qadisiyah në Irak.
Zyrtarët lokalë pohuan se minarja pengonte rrugën, por Jotheri insistoi se: “Minarja ishte para rrugës aty dhe është një nga zonat më të vjetra në Basra”.
Ali Nazim, një banor i Basrës, u pajtua me zgjerimin e rrugës, por tha se "mënyra se si u bë ajo ka shkaktuar zemërim".
“Në vende tjera, ata mbrojtën edhe një pemë gjatë zgjerimeve të rrugëve”, tha Ali Hilal, fotograf irakian që promovon zonat historike në Irak. “Pse shkatërruam një zonë tre shekullore për të zgjeruar një rrugë?”
lajmëroi se kishte leje për shkatërrimin e minares, e cila u shkatërrua mëngjesin e së premtes, 14 korrik.
Pavarësisht reagimeve, guvernatori i Basrës tha në një deklaratë se qeveria lokale mori leje nga Zyra Sunite e Irakut, e cila ka autoritet mbi objektet fetare sunite, përpara se të prishte minaren mëngjesin e së premtes, më 14 korrik.
Por, kreu i zyrës Sunite të Irakut, Mishaan al-Khazraji për Associated Press tha: "Ne i kërkuam guvernatorit të Basrës që të zhvendoste minaren, jo ta shkatërronte atë."


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme