Në kuadër të aktivitetit për shpërndarjen dhe prezantimin e përmbajtjes së revistës “Dituria Islame” në komuna të ndryshme të vendit, të enjten numri i ri i revistës iu prezantua qytetarëve të Deçanit.
Ndonëse kjo revistë çdo muaj arrin në të gjithë territorin e Kosovës përmes Këshillave të Bashkësisë Islame, aktiviteti në fjalë synon që përmes takimeve me qytetarë të shumtë të ritheksoi vlerën e fjalës së shkruar duke iu prezantuar artikuj të fushave të ndryshme, nga të cilat mund të përfitoj secili njeri.
E këta artikuj duke filluar nga editoriali, tema fetare, aktualitete, familje dhe edukim, histori, civilizim, etj., gjenden në çdo numër të revistës “Dituria Islame”.
Qytetarët po e vlerësojnë dhe mirëpresin jashtëzakonisht shumë këtë nismë të aktivistes Mihana Goga-Bekteshi.
Krahas aktivitetit Goga-Bekteshi zhvilloi një takim me përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan.
Kujtojmë që numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në vitin 1986, e cila krahas “Edukatës Islame” dhe “Takvimit” u bë revista më e fuqishëm për kultivimin, shpjegimin, mësimin dhe interpretimin e fesë islame ndër shqiptarët në Kosovë dhe jo vetëm.