Nga sot deri më 19 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë do të mbahet Panairi i 26 i Librit “Tirana 2023”, një ngjarje mbarëkombëtare e kulturës që pritet me shumë interes.
Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Pjesë e panairit do të jetë edhe Shtëpia botuese e Bashkësisë Islame të Kosovës “Dituria Islame”, botimet e së cilës mund t’i gjeni në tendën e Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Titujt të cilët mund t’i gjeni në panairin e librit “Tirana 2023” janë:
“Shkenca e Ilmul Kelamit – Parimet bazë” – Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava;
“Dijetarë shqiptarë në Perandorinë Osmane” – Sadik Mehmeti, Hatixhe Ahmedi dhe Ramadan Shkodra;
“Zhvillimi i sistemit financiar në Islam” – Islam Hasani;
“Nga minberi i xhumasë” – Isa Tërshani;
“Udhpërshkrime nga vendet e shenjta” – Elez Osmani;
“Muhamedi a.s. profeti islam” – Imam Vehbi Ismailil;
“Sallnametë e Vilajetit të Prizrenit (1873-1874) I-II” – përkthyer dhe përgatitur nga Hatixhe Ahmeti dhe Sadik Mehmeti;
“Hera e parë në Mekë” – Besnik Jaha;
“Muhamed Ali Pasha – themelues i Egjiptit modern & ushtria e tij” – përkthyer nga Ejup Ramadani;
“Tolstoi për Muhamedin” – përkthyer nga Ali Llunji.