Dita më madhështore e javës

“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecnishpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleninamazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për junëse jeni që e dini.” “E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkonibegatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun,ashtu që të gjeni shpëtim.”“Po, kur ata shohin ndonjë tregti ose ndonjë aheng mësyhen atje,kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: “Ajo që është tek All-llahu ështëshumë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia, e All-llahu është furnizuesi mëi mirë!”. (El-Xhumuah: 9,10,11 )

A dëshiron ta arrish këtë ditë?
A dëshiron ta arrish dhe ta jetosh ditën që Allahu xh.sh. e ka bërë festë përbesimtaret myslimanë në këtë botëdhe në botën tjetër?
A dëshiron ta arrish dhe ta jetosh ditën me emrin e së cilës Allahu xh.sh. ka emërtuar një sure të tërë në Kuranin emadhëruar?
A dëshiron ta arrish dhe ta jetosh ditënnë të cilën Allahu xh.sh. e ka filluarkrijimin e njeriut dhe të dërguarit tëparë - Ademit a.s?
A dëshiron ta arrish dhe ta jetosh ditënnë të cilën ka hyrë Ademi a.s. nëXhenet dhe ditën në të cilën ështënxjerrë nga Xheneti?
A dëshiron ta arrish dhe ta jetosh ditënnë të cilën gjendet një interval kohor, kur, nëse I lutemi Allahut xh.sh., dotë na i pranojë lutjet tona?
A dëshiron ta arrish dhe ta jetosh ditënnë të cilën ka përfunduar hixhretinnga Meka në Medinë Muhamedis.a.v.s.?
A dëshiron ta arrish dhe ta jetosh ditënqë është marrë si dita e parë përnjehsimin e kohës të kalendaritislamik?
A dëshiron ta arrish dhe ta jetosh ditënnë të cilën Muhamedi s.a.v.s. ka falurnamazin e parë të xhumasë?
A dëshiron ta arrish dhe ta jetosh ditënnë të cilën besimtarët myslimanë janëtë obliguar me faljen e namazit tëxhumasë në kohën e namazit të drekës?
A dëshiron të të arrijë vdekja në ditën nëtë cilën, nëse ndodh që të vdesësh,Allahu xh.sh. do të t’i falë mëkatetdhe gabimet e tua?
A dëshiron të jesh i njohur me ditën nëtë cilën mendohet se Allahu xh.sh. dot’i jap fund kësaj bote?
A dëshiron ta arrish dhe ta jetosh ditënnë të cilën Allahu xh.sh. do t’u mundësoj besimtarëve myslimanë tashohin Atë në botën tjetër?
E pra, nëse dëshiron ta arrish dhe ta jetosh këtë ditë madhështore, ke mundësi ta bësh çdo javë në ditën e xhuma.


Vlera e ditës së xhumasë

Allahu xh.sh. e dalloi njeriun si krijesën më të përsosur dhe e ngriti në shkallën më të lartë nga të gjitha krijesat etjera duke e angazhuar në të njëjtën kohëme kryerjen e detyrave dhe obligimeve,moskryerja e të cilave nga një aspekt edërgon njeriun gjithmonë në gjendje tëbëjë mëkate të njëpasnjëshme. A thua Allahu xh.sh. e la njeriun të ballafaqohetme këto mëkate pa i ndihmuar fare?Atëherë ç’janë vendet e shenjta në të cilat Allahu xh.sh. i shpërblen njerëzit meshumëfishin e sevapeve në krahasim mevendet e tjera dhe në kohët e tjera? E nëqoftë se kjo vlen për një shtresë, e cilaka mundësi materiale dhe shëndetësoretë arrijë këto vende dhe këto kohë përkëto shpërblime, atëherë Islami sikur ukonsideruaka element vetëm i shtresëssë pasur? Vallë, ç’bëhet me shtresën tjetër të myslimanëve, të cilët jo vetëm përmjete materiale nuk mund t’i vizitojnëvendet e shenjta por edhe për shkaqe tëtjera, a thua si do të mbetej vlera e tyre?A do të jenë të braktisur nga mëshira eAllahut xh.sh. vetëm sepse nuk janë pasanikë, dhe pse janë vetëm larg vendevetë shenjta? Kuptohet se jo, ngase Allahuxh.sh. ka bërë që edhe në disa koh tëtjera, dhe në disa vende të tjera, edhe përmes kryerjes së disa detyrave të tjera, të arrihet shpërblimi dhe fshirja e mëkateve, ndër të cilat vlerë të lartë në këtëaspekt ka dita e xhumasë dhe namazi ixhumasë. Andaj po ashtu sikur Allahuxh.sh. e ka veçuar krijesën njeri nga tëgjitha krijesat e tjera, siç i ka veçuar Mekën dhe Medinën nga të gjitha vendet etjera, siç e ka veçuar kohën e Haxhit nga të gjitha kohët e tjera, siç i kaveçuar vitet e jetës së Muhamedit s.a.v.s. me shokët e tijnga të gjitha vitet e tjera, siç eka veçuar muajin e Ramazanitnga gjithë muajt e tjerë të vitit,siç e ka veçuar javën e fundit tëRamazanit nga të gjitha javët etjera, siç e ka veçuar natën eKadrit nga gjithë netët e tjerapër veçoritë dhe vlerën e lartëqë ka ngërthyer në të, - po ashtuAllahu xh.sh. ka veçuar ditën exhuma nga ditët e tjera të javëspër vlerën e lartë që i ka dhuruar Allahu xh.sh. kësaj dite.
- Ditën e xhuma Allahuxh.sh. e ka bërë njërën nga trifestat për besimtarët myslimanë, përveç fitër bajramit dhekurban bajramit, duke e ngriturditën e xhuma edhe më lart sekëto dy festa me vlerën që kakjo ditë. Transmetohet nga ibnLubabete bin Mundhir se Muhamedi s.a.v.s., që ka thënë:“Dita e xhuma është zonja e ditëve dhe është më e madhja tekAllahu xh.sh., ajo është më e madhe tekAllahu xh.sh. se dita e kurban bajramitdhe se dita e fitër bajramit.” (Transmeton ibni Maxhe)
Allahu xh.sh. e ka zgjedhur ditën exhuma për besimtarët myslimanë, që tëjetë festë javore për ta në këtë botë edhefestë në botën e ardhshme. TransmetonEbu Hurejra se ka dëgjuar nga Muhamedi s.a.v.s., që ka thënë: “Ne jemi të fundit në këtë botë, por të parët në Ditën eGjykimit, ani pse atyre u ka ardhur shpallja para nesh. Pastaj, kjo ditë u qe caktuar atyre për ta festuar, e ata nuk u pajtuan lidhur me këtë, prandaj Allahu xh.sh.na drejtoi neve për këtë festë, kurse botatjetër na përcjellin ne: Hebrenjtë e festojnë ditën e nesërme (të shtunën) e tëkrishterët të pasnesërmen” (TransmetonBuhariu)
- Allahu xh.sh. e ka ngritur ditën exhuma dhe e ka veçuar nga ditët e tjera,sa në Kuranin e madhëruar një sure etërë mban emrin e kësaj dite dhe ështëemëruar kështu, ngase porositen besimtarët myslimanë që, kur thërret ezani ixhumasë, të shkojnë për të falur namazin e xhumasë duke i braktisur të gjithagjërat e tjera. Gjithashtu kjo ditë ështëemëruar edhe me emrin “dita e mëshirës” dhe me emra të tjerë por më me vlerëështë të quhet ashtu si Allahu xh.sh. eemërtoi këtë ditë, - “dita e xhumasë”.
- Krijimin e krijesës së parë njerëzoreAllahu xh.sh. e ka filluar në ditën e xhumasë, dita kur filloi jeta e njeriut dhe pejgamberit të parë dhe tërë njerëzimit nëvazhdimësi.
- Allahu xh.sh. në këtë ditë ka bëre qëtë hynte Ademi a.s. në Xhenet dhe kurAdemi a.s., së bashku me gruan e tij Havanë, kishin thyer Urdhrin e Allahutxh.sh.,dhe kur Allahu xh.sh. u pranoi pendimin e tyre, Ai bëri që t’i nxirrte ngaXheneti për t’i sjellë në tokë, dhe kjondodhi në ditën e xhuma. Transmetohetnga Ebu Hurejra se Muhamedi s.a.v.s.ka thënë: “Dita më e mirë në të cilën kalindur dielli, është dita e xhuma, në këtëditë është krijuar Ademi a.s., në ketë ditëka hyrë në Xhenet, në këtë ditë ështënxjerrë prej Xheneti dhe Kiameti nuk dotë ndodhë përveçse në këtë ditë” (Transmeton Muslimi)
- Kur besimtari mysliman I bën ndonjë kërkesë apo lutje All-llahut xh.sh. dëshiron që t’i plotësohet ajo kërkesë apot’i pranohet ajo lutje. Andaj Allahuxh.sh. në çdo kohë i pranon kërkesat dhelutjet e besimtarit mysliman nëse atojanë kërkesa dhe lutje për mirë dhe të sinqerta, por Allahu xh.sh. ka specifikuarnjë interval kohor në ditën e xhumasëdhe, nëse I lutemi Allahut xh.sh. pikërisht atëherë, Ai do të na i pranojë lutjettona, pra do t’i plotësojë ato. Transmeton Ebu Hurejra se ka thënë Muhamedis.a.v.s.: “Në ditën e xhuma kanjë interval kohor, në të cilinnëse myslimani, i cili vazhdimisht fal namaz, E lut Allahunxh.sh. për ndonjë send, këtë Aido t’ia japë.” (Transmeton Buhariu)
- Kur jeta ishte bërë e vështirënë Mekë nga persekutimet, torturat, dhuna dhe fyerjet ndaj Muhamedin s.a.v.s. dhe shokëve tëtij, Allahu xh.sh. urdhëroi që tëbënin hixhretin nga Meka nëMedinë. Muhamedi s.a.v.s. bërihixhretin dhe dita e fundit ehixhretit ishte ditë e xhuma.
- Dhe kjo ditë, dita e fundit ehixhretit të Muhamedit s.a.v.s.,duke u konsideruar si një ngjarjemadhështore – fillimi i zbatimittë Urdhrit të Allahut xh.sh., pastaj shpëtimi i Muhamedits.a.v.s. dhe shokëve të tij nga jo-besimtarët dhe njëherësh edheformimi i shtetit në Medinë mëpastaj, - kanë bërë që kjo ditë tëjetë marrë si pikënisje për njehsimin e kohës tek besimtarët myslimanë. Do të thotë se dita e parë ekalendarit islamik ishte ditë e xhumasë.
- Muhamedi s.a.v.s. kishte falur namazin e parë të xhumasë në pjesën e quajtur Ranuna pranë Medinës dhe kjogjithashtu kishte ndodhur në ditën e fundit të hixhretit të tij nga Meka në Medinë, që ishte ditë e xhuma.
- Dita e xhuma është ditë e tubimit tëbesimtarëve myslimanë për faljen e namazit të xhumasë, ngase Allahu xh.sh.ka bërë obligim në ditën e xhumasë nëkohën e namazit të drekës faljen e namazit të xhumasë duke bërë të ndaluarçdo aktivitet tjetër gjatë kësaj kohe.Thotë Allahu xh.sh.:
“O ju që besuat, kur bëhet thirrja përnamaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt përaty ku përmendet All-llahu (dëgjojenihutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme përju, nëse jeni që e dini.” (El-Xhumuah: 9)
Duke mos konsideruar asnjë veprimme më vlerë se falja e namazit të xhumasë, çfarëdo qoftë ai veprim apo aktivitet, gjatë kohës së namazit të xhumasë.Thotë Allahu xh.sh.:
“Po, kur ata shohin ndonjë tregti osendonjë aheng, mësyhen atje, kurse ty tëlënë në këmbë. Thuaju: “Ajo që ështëtek All-llahu, është shumë më e mirë sedëfrimi dhe tregtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!” (El-Xhumuah:11)
Por, jo të veprohet në atë mënyrë sikurdisa që, duke pasur botëkuptime të gabuara për këtë ditë, meqë është ditë feste, e kalojnë larg punës, larg shkollës,larg librit e larg angazhimeve të tjera.Allahu xh.sh. nuk ka kërkuar që kjo ditëtë kalohet në pasivitet dhe në gjumë,pormenjëherë pas faljes së namazit të xhumasë, nga ne ka kërkuar që të shpërndahemi të punojmë duke kërkuar begatitë eAllahut xh.sh. por asnjëherë duke mosharruar përmendjen e Allahut xh.sh.Thotë Allahu xh.sh.:
“E kur të kryhet namazi, atëherëshpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendenishpeshherë All-llahun, ashtu që të gjenishpëtim.” (El-Xhumuah:10)
Namazi i xhumasë ka bërë që të ngrihet e të dallohet dita e xhumasë nga tëgjitha ditët e tjera, saqë Allahu xh.sh. ushton sevapet dhe begatitë besimtarëvemyslimanë, të cilët marrin pjesë në faljen e namazit të xhumasë. TransmetonEbu Hurejra radi Allahu anhu, se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
“Në ditën e xhumasë melekët qëndrojnë në dyert e çdo xhamie dhe i regjistrojnë një nga një (emrat e atyre që shkojnënë namazin e xhumasë). Kur imami tëngjitet në mimber, ata i mbyllin libratdhe shkojnë të marrin pjesë në të përmendurit e Allahut. Ai që shkon më herëtnë xhuma, është sikur ta ketë therur njëdeve, pastaj ai pas tij sikur të ketë therurnjë lopë, pastaj ai pas tij sikur të ketëtherur një dele, pastaj ai pas tij sikur tëketë therur një pulë, ndërsa ai i fundit sikur t’i jetë falur një vezë.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Po ashtu Allahu xh.sh. ka bërë që namazi i xhumasë t’ua fshijë dhe t’ua falëgabimet besimtarëve myslimanë. Transmeton Ebu Hurejra radi Allahu anhu, sePejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Se vërtetMuhamedi s.a.v.s. ka thënë: Pesë namazet ditore,dhe namazi i xhumasë deri nëxhumanë tjetër, Ramazani deri në Ramazanin tjetër - janë mbulesë në mes tyre nëse nuk ka vepruar ndonjë mëkat tëmadh.” (Transmeton ibni Maxhe)
- Allahu xh.sh. ka bërë që varësisht sesi njerëzit e kalojnë jetën e tyre, t’u vijëdhe momenti i vdekjes, andaj konsiderohet privilegj dhe shenjë e mirë vdekja nëditën apo natën e xhumasë. Mendohet seatë që vdes ditën e xhuma, do ta lirojëAllahu xh.sh. nga dënimi i varrit. Transmetohet nga Abdullah bin Omeri se Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: “Kush vdes ngamyslimanët ditën e xhumasë, apo natëne xhumasë, do ta ruajë Allahu xh.sh. ngadënimi i varrit”. (Transmeton Ahmedi)
- Nga gjërat që Allahu xh.sh. i ka lënënga gajbiatet (gjërat e fshehura), ngagjërat që janë vetëm në kompetencat eTij, është edhe dita e Kiametit, pra ditakur do të ndodhë, është vetëm në dijen eAllahut xh.sh., por nga disa sinjale që nakanë ardhur nga hadithet e Muhamedits.a.v.s., mendohet se Kiameti do të ndodhë në ditën e xhumasë, prandaj në këtëditë duhet ta shtojmë ibadetin dhe veprate mira nga frika se do na arrijë dhe do napërfshijë dënimi i ditës së Kiametit. Transmetohet nga Ebu Hurejra se Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: “Dita më e mirënë të cilën ka lindur dielli, është dita exhuma, në të është krijuar Ademi a.s., nëkëtë ditë ka hyrë në Xhenet, në këtë ditëështë nxjerrë prej Xhenetit dhe Kiametinuk do të ndodhë përveçse po këtë ditë”.(Transmeton Muslimi)
Transmetohet nga Ebu Hurejra seMuhamedi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk linddielli dhe nuk perëndon ai në ditën exhumasë, e të mos kërcejnë duke manifestuar për ditën e Kiametit të gjitha krijesat e Allahut xh.sh. përveç njerëzvedhe egjinëve.” (Transmeton Ahmedi)
- Në këtë ditë Allahu xh.sh. do t’umundësojë besimtarëve myslimanë tashohin Atë, meqenëse ditët që i kanëpasur festa në këtë botë, do t’i kenë festaedhe në botën tjetër. Në ditën e xhumasënë botën tjetër besimtarët myslimanë dot’i vizitojë Allahu xh.sh., por jo vetëmkaq, po Allahu xh.sh. do t’i nderojë dukei parë ata Fytyrën e Tij si shpërblim nëbotën tjetër dhe për këtë Allahu xh.sh.na thotë: “Atyre që bëjnë vepra të mira,u takon e mira (xheneti) e edhe më tepër(e shohin Allahun). Fytyrat e tyre nuk imbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë”. (Junus:26).
Allahu xh.sh. e dalloi dhe e veçoi këtë ditë nga ditët e tjera të javës si dita mëe mirë, për ngjarjet që kishin ndodhurdhe që do të ndodhin në këtë ditë dhe përvlerën e lartë të shpërblimeve që kishtengërthyer brenda kësaj dite. Andaj ngabesimtarët myslimanë kërkohet që këtëditë ta dallojnë nga ditët e tjera të javësme ibadete, dua, lutje, davet e vepra humane e solidare, duke iu nënshtruarAllahut xh.sh. E gjithë kjo përmes namazit, dhikrit, leximit të Kuranit,prezantimit në xhami për faljen e namazit tëxhumasë, dëgjimit të ligjëratës së xhumasë, bërjes së salavatit për Muhamedins.a.v.s., bërjes së veprave të mira dhendalimit nga veprat e këqija e njëherëshedhe urdhërimit të të tjerëve për vepra tëmira dhe ndalimit të tyre nga të këqijat,përmes lutjesh dhe duash të shumta përvetveten,familjet e tyre e për paraardhësit dhe pasardhësit e tyre, dhe lutjesh eduash të shumta për të gjithë besimtarëtmyslimanë kudo dhe kurdo që të jenë.Gjithashtu kërkohet një përkushtim më imadh edhe në zbukurimin dhe pastërtinëe jashtme trupore dhe një angazhim më imadh në ngritjen e tyre fetare-morale,arsimoreedukative, humane-solidaregjegjësisht në ngritjen e tyre shpirtëroree materiale brenda kësaj dite madhështore, e cila quhet dita e xhumasë.


____________________
Literatura e konsultuar:
- “ KUR’ANI - Përkthim dhe Komentim në gjuhenshqipe” - Sherif Ahmeti.
- “Sahihu-l-Buhari” në gjuhen shqipe.
- “Kitabul Fikh” - Abdu rrahman exhuzejri.
- “Salatu-l-xhumah” - Izzud-din El-Hatib Et-Temimij.
- “A guide to prayer in islam”-Muammed AbdulKarim Sqib.
- “Biseda Fetare” - Dr.Bekir Topaloglu.
- “Hytbet e xhumasë” - Ilaz Mustafa.
- “Xhumaja –dita më e zgjedhur e javës” – Zekerija Abdullahu.



Zekrija Tërnava
Dituria Islame 202