Viti 2023 dëshmoi një numër rekord prej 13.55 milionë pelegrinësh të Umres.
Thyerja e numrit rekord të pelegrinëve që kryen Umren në vitin 2023 sipas raporteve të Ministrisë së Haxhit dhe Umres.
Ministri i Haxhit dhe Umres Dr. Tawfiq Al-Rabiah ka bërë të ditur se është arritur një numër rekord prej rreth 13.55 milionë pelegrinëve të Umres për vitin 2023. Ai më tej tha se një rritje drastike prej rreth 58 përqind ose rreth pesë milionë janë regjistruar krahasuar me vitin 2019.
Këtë e ka bë të ditur gjatë Konferencës dhe Ekspozitës së tretë vjetore të Shërbimeve të Haxhit dhe Umres, e cila ka tërhequr pjesëmarrjen e ministrave dhe liderëve nga mbi 80 vende.
“Numri më i madh i pelegrinëve të Umres nga jashtë është regjistruar në vitin 2019, i vlerësuar në 8.55 milionë, ndërsa këtë vit numri u rrit në 13.55 milionë, falë lehtësive dhe rregullimeve të përpunuara të bëra nga qeveria saudite. Kjo shifër është më e madhja në historinë e pelegrinëve të huaj të Umres”, tha ai.
Në Konferencë gjithashtu janë nënshkruar marrëveshje të Haxhit me secilin nga vendet pjesëmarrëse.