Mijëra mësues indianë do të humbasin punën pasi përfundon financimi i shkollave myslimane
Autoritetet e shtetit më të populluar të Indisë kanë vendosur të shkurtojnë fondet për shkollat myslimane, gjë që do të çojë në humbjen e mijëra vendeve të punës dhe probleme serioze në arsim.
Shteti i Uttar Pradesh ka ndaluar pagesën e 21,000 mësuesve në lëndë të tilla si matematika dhe shkenca në shkollat myslimane, njofton Reuters.
“Më shumë se 21,000 mësues do të humbasin punën e tyre. Nxënësit dhe mësuesit myslimanë do të kthehen 30 vjet prapa”, thotë Iftikhar Ahmed Javed, kreu i Bordit të Medresesë në Uttar Pradesh.
Sipas dokumentit të ri, qeveria ka pezulluar “Programin për ofrimin e arsimit cilësor të Medresesë”, gjë që ka sjellë humbjen e pagave të mijëra mësuesve.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës