Urimi i Myftiut Tërnava për përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës

Më lejoni që me rastin e përvjetorit të 16-të të pavarësisë e shtetësisë së vendit tonë, t’ju uroj e t’ju përgëzoj, duke i dëshiruar kështu vendit e popullit tonë mirësi, zhvillim e konsolidim në radhët e shoqërive të lira, të drejta e demokratike.

17 Shkurti për popullin tonë është moment i veçantë, ngase pikërisht në këtë datë, më 2008, pas sakrificave të popullit tonë nëpër dekada, finalizuam e përjetuam pavarësinë e vendit tonë. Tani Kosova është rrëfim i suksesshëm, faktor stabilizues në rajon dhe vend i sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

Në këtë përvjetor të veçantë, kujtojmë me respekt e pietet, të gjithë dëshmorët, martirët dhe aktivistët, të cilët u angazhuan e kontribuuan që të jetësohet pavarësia e vendit tonë. Po ashtu, edhe njëherë çmojmë e kujtojmë kontributin e miqve dhe aleatëve tanë, të cilët mbështetën të drejtën tonë për liri, pavarësi e shtetësi.

Në këtë datë të shënuar për ne, edhe njëherë ju drejtohem me përgëzimet më të mira, duke lutur Zotin e Madhëruar që të na japë mbarësi në shtetin tonë të lirë e sovran.

Myftiu i Kosovës,
Naim ef. Tërnava


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip