Me rastin e shënimit të 16-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në xhaminë e Qylit (xhamia me dy minaret) në Gjakovë u mbajt një koktej rasti për nxënësit vijues të mësim-besimit, si dhe u ndanë lëvdata për pesë nxënës që kanë filluar leximin e Kuranit me mësuesen Fitore Islami.
Me një fjalë rasti udhëheqësja e Departamentit të Gruas të KBIGj-së dr. Violeta Smajlaj uroi shënimin e kësaj dite të veçantë, si dhe përgëzoi mësueset e nxënësit për sukseset e arritura. Njëherit u ndanë dhurata e mirënjohje për nxënësit e kualifikuar dhe të dalluar.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1708210042.jpeg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1708210064.jpeg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1708210081.jpeg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1708210110.jpeg[/IMG]