Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti mbledhjen e regullt
Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës, mbajti sot mbledhjen e regullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari Dr. Valon ef. Myrta
Në këtë mbledhje Këshilli në rend të ditës pati leximin dhe aprovimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, si dhe shqyrtimin e raportit të Ramazanit.
Gjatë mbledhjes, Këshilli vendosi që nga të ardhurat e zekatit të sponzoroj shpenzimet e shkollës për të gjithë studentët që do të vijojnë mësimet në Medresenë Alauddin dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Më pas u shqyrtuan disa lëndë dhe kërkesa në kompetencë të Këshillit, me ç’rast edhe u morën vendimet e duhura në bazë të kompetencave që i takojnë