A e dini se:
• Nocioni “kultum – keni thënë” është përmendur në Kuran 9 herë, aq sa është përmendur edhe nocioni “ekulu-them”.
• Nocioni “tekulune – po thuani” përmendet 11 herë, aq sa përmendet edhe nocioni “nekulu -po themi”.
• Nocioni “salevat- namazet” në formën e shumësit në Kuran përmendet 5 herë, aq sa është numri i namuzeve brenda 24 orëve.
• Nocioni “sexhede” për njerëzit në Kuran përmendet 34 herë, e kjo përputhet me numrin e sexhdeve që i bënë njeriu i cili falë 5 kohë namaz farz brenda ditës, 17 rekate x 2 sexhde = 34 sexhde).
• Fjala shpërblim në Kuran përmendet 117 herë, aq sa përmendet edhe fjala falje mëkatesh.
• Fjala “dalalet – humbje, humnerë” në Kuran është përmendur 191 herë, aq sa është përmendur edhe nocioni “Ajeh- argument”
• Nocioni “harbun – luftë” në Kuran është përmendur 6 herë, aq sa është përmendur edhe nocioni “esra – robër”.
• Nocioni “ersele- dërgoi” në Kuran është përmendur 313 herë, aq sa është numri i përgjithshëm i të dërguarve të tij.
• Nocioni “hizb-parti, grup” në Kuran e që lidhet me emrin e Allahut si “Hizbull-llah” përmendet 3 herë, aq sa përmendet edhe nocioni Hizbu shejtan.,
• Nocioni “silah- armë” përmendet në Kuran 4 herë, aq sa përmendet edhe nocioni “Xhuruh-plagë”.
• Nocioni “Eslihatikum-armët tuaja” përmendet në Kuran aq herë sa përmendet edhe nocioni “Eslihatuhum-armët e tyre”.
• Nocioni “surur – gëzim” përmendet në Kur’n 4 herë, aq herë sa përmendet edhe nocioni hidhërim “elesa”
• Nocioni “el mejmene – ana e djathtë” përmendet në Kuran, 3 herë aq herë sa përmendet edhe nocionimesh’eme – ana e majtë.
• Nocioni “vesaten – mes, mesatar” në Kuran përmendet 5 herë, aq sa përmendet edhe nocioni, skaj.
• Nocioni “el hamr – verë” përmendet në Kuran 7 herë, aq sa përmendet edhe nocioni dehje.
• Nocioni “burhan – argument” përmendet në Kuran 8 herë, aq sa përmendet edhe nocioni buhtan - shpifje.
• Nocioni “thijab – rrobe” në Kuran përmendet 8 herë, aq sa përmendet edhe nocioni hixhab – mbulesë.
• Nocioni “lebithe – qëndrim” në Kuran përmendet 31 herë, aq sa përmendet edhe nocioni haxhere, shpërngulje.
• Nocioni “sultan – sundues” në Kuran përmendet 39 herë, aq herë sa përmendet edhe nocioni i pa drejtë, zullumqar.
Saimir Bulku