Robotët inteligjentë në xhaminë e Pjegamberit a.s. ofrojnë shërbime në 96 gjuhë


Një shërbim roboti inteligjent është futur në  Medine për të ndihmuar pelegrinët që vizitojnë Mesxhid en-Nabawi.
Shërbimi synon të shfaqë dhe të ndajë ndërgjegjësimin, mesazhet edukative dhe këshillat shëndetësore në mbi 96 gjuhë për të ndihmuar pelegrinët nga e gjithë bota.
Ekipet vullnetare dhe ndërgjegjësuese, të përbëra nga 220 vullnetarë meshkuj dhe femra dhe të organizuara në 12 ekipe, po punojnë gjatë gjithë kohës për të ofruar shërbime shëndetësore dhe emergjente për pelegrinët që kryejnë haxhin.
Projekti i robotëve nga Ministria e Shëndetësisë ndodhet në oborrin pranë xhamisë së Profetit.
Sipas një raporti të Agjencisë Saudite të Shtypit, shërbimi "synon të shfaqë dhe transmetojë mesazhe ndërgjegjësuese dhe edukative, së bashku me këshilla shëndetësore për sigurinë dhe ndërgjegjësimin e pelegrinëve, në mbi 96 gjuhë".
Një grup i përkushtuar prej 220 vullnetarësh meshkuj dhe femra, së bashku me më shumë se 12 ekipe, punojnë gjatë gjithë kohës për të ndihmuar pelegrinët që kryejnë Haxhin.
Vullnetarët janë gati të ofrojnë shërbime shëndetësore dhe emergjente gjatë sezonit të Haxhit 2024 në vende kyçe, duke përfshirë Xhaminë e Pejgamberit a.s. dhe rrugët që të çojnë në të, Aeroportin Ndërkombëtar Princ Mohammad bin Abdulaziz, stacionin e trenit Al-Haramain dhe vende si Xhamia Kuba dhe disa xham tjera.


 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme