Gruaja 104-vjeçare nga Irakiu, Kazimiya Hatim, do të kryejë Haxhin këtë vit.
Ajo arriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Princit Mohammad bin Abdulaziz më 25 maj dhe vizitoi xhaminë e Pejgamberit a.s..
Agjenti irakian Ali Abd Al-Rida Khazim udhëtoi me Kazimiya nga Medina në Mekë me trenin Al-Haramain, pasi vizituan xhaminë e Pejgamberit a.s..
Ai tha se Kazimiya kishte vendosur që t'iu bashkohet pelegrinazhit të Haxhit dhe prania e saj solli krenari dhe lumturi për misionin irakian të Haxhit dhe komunitetin irakian në tërësi.
Ai thas se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, por po kontrollohej rregullisht.
Kazimiya u shpreh e lumtur që është pjesë e Haxhit të këtij viti dhe vlerësoi mirëpritjen e ngrohtë dhe shërbimin e mirë që iu bë asaj.