Kryetari i KBI të Gjakovës, Dr. Valon Myrta priti në takim drejtoreshën ekzekutive të organizatës Concordia, znj. Mirela Lavric

 


Kryetari i Këshillit të Bashkësisë  Islame të Gjakovës, Dr. Valon Myrta priti në takim drejtoreshën ekzekutive të organizatës Concordia për projekte sociale në Prizren, znj. Mirela Lavric, e shoqëruar nga koordinatorja e projektit Concordia Ali Ibra Qendra Ditore për Komunitete në Gjakovë, znj. Edona Lipoveci.


Kryetari Myrta kishte kënaqësinë të dëgjojë për nisma dhe projekte në të mirë të shoqërisë së qytetit tonë e sidomos për fëmijët. 


Ai, shprehu mirënjohjen e tij për projekte të tilla sociale dhe u shpreh i gatshëm për bashkëveprim me organizata me aktivitete të tilla, që ndikojnë pozitivisht në ngritjen dhe aftësimin e fëmijëve të qytetit tonë.


Nga ana e saj, znj. Lavric, sqaroi se qendra e kujdesit që do të hapet solemnisht ditën e premte, do të sigurojë mbështetje për fëmijët e lagjes “Ali Ibra” në baza ditore, duke punuar me ndihmës mësues, psikolog e sociolog në aftësimin e tyre, duke i ndihmuar këta fëmijë në nevojë në arritjen e sukseseve në shkollim, socializim dhe integrim në shoqëri.