Arrinë edhe grupi i fundit i haxhilerëve nga Kosova

 


Grupi i fundit i haxhilerëve nga Ferizaj, Kaçaniku, Hani i Elezit, Vushtrria, Kamenica dhe Rajoni i Gorës, arritën në Kosovë. 


Ashtu siç është bërë tashmë traditë, në pritje të tyre, kishin dalë familjarë të shumtë, të cilët u uruan mirëseardhje në atdhe dhe haxh e ibadete të pranuara. 


Me këtë grup përfundoi edhe kthimi i haxhilerëve nga vendet e shenjta. Sipas udhëheqësve të Haxhit të Bashkësisë Islame të Kosovës, organizimi i haxhit për këtë vit ka shkuar mirë, sipas planit të paraparë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Akademia solemne për "Diturinë Islame", vlerësime për misionin e saj