Historia në zhvillimet e saj të shumta rreth ngjarjeve të kohëve të kaluara, kulturës botërore të çdo kohe i pasqyron pandërprerë evolucionet e ndryshme të prodhuara në të kaluarën e largët apo të afërt dhe, në bazë të studimit të këtyre rrëfimeve, çdo brez mëson se si u filluan dhe si u zhvilluan kulturat dhe të arriturat e ndryshme njerëzore, të i shtrohen vazhdimisht ligjit të evolucionit. Historia është ajo që mban të pavdekshëm kontributin e një kombi a të një doktrine revolucionare të zhvillimit njerëzor për sa i përket kontributit të dhënë në vijat e ndryshme nga mësimi islam, historisë detyrohet kryesisht zbulimi i një realiteti, që do të kishte mbetur pothuajse i pa njohur, për brezat, duke u bazuar dhe në gjendjen e myslimanëve të kohës së tij, e nuk do të mendonte kurrë se në të kaluarën ky popull ishte shumë i dobishëm për zhvillimin njerëzor. Në këtë mënyrë, gjykimi i brezave të ndryshëm ndaj realitetit islam, sikurse edhe ndaj çdo gjëje tjetër, do të ishte relativ. P.sh., një njeri që do të kishte asistuar në medresetë e Andaluzisë (Spanjë), do të mendonte se, zbatuesit e besimit islam qenkan të zhvilluar në çdo pikëpamje, mësimet islame qenkan shumë të larta dhe shumë me vlerë, kurse një tjetër që do të asistonte në medresetë e shek. XIX, do të kishte mendim krejtësisht të kundërt. Pra, cili mendim duhet të jetë i drejtë: i pari apo i dyti? Mësimet islame të shek. XIX ishin po ato mësime të shekujve të ndritshëm të Endulusit, pra historia është ajo që na mëson arbitrarisht të vërtetën. Është e vërtetë se një studim i imët i vetë mësimeve i jep sqarim realitetit, por, për ta plotësuar këtë sqarim, ka nevojë edhe për një studim historik. Pra, historia, përveç të tjerash, na lehtëson edhe për formimin e gjykimit të drejtë rreth etapave kohore të ndryshme. Për sa i përket realitetit islam si dhe ndikimit që kishte ai në zhvillimin e shoqërisë njerëzore, historia na mëson se, me shfaqjen e Islamit, tek një popull i egër të cilin errësira shekullore e kishte zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore, filloi një periudhë e re gjatë së cilës, jo vetëm që u krye një transformim i plotë i këtij populli, por e gjithë bota e mbuluar nga errësira e injorancës, për herë të parë filloi të shihte dritën duke paralajmëruar zhdukjen e afërt të injorancës që kishte skllavëruar për shumë kohë mendjet njerëzore. Pas shumë shekujve gjatë të cilëve edhe qytetërimi grek dhe romak kishte zënë të zhdukej, Muhamedi a.s. dhe pasardhësit e tij, me një shpejtësi të mrekullueshme, prej një populli të egër dhe injorant bën një popull unik, që me hapa të shpejtë u nis drejt një zhvillimi dhe përparimi, efektet e të cilit ishin pikënisje e një qytetërimi të ri modern. Me shfaqjen e Islamit, arabët myslimanë, pas një kohe të shkurtër, edhe pse ishin të rrethuar nga kombet me qytetërim të lashtë që tash më ishin në një gjendje të mjerueshme, u bënë udhëheqës të mendimit të shkencave të ndryshme.
Derisa bota ishte duke fjetur nën hijen e injorancës, në Botën Islame po lindte zhvillimi i mendjes dhe lartësimi i saj. Brenda një kohe të shkurtër, ky zhvillim arriti një shkallë të lartë në të gjitha poret e jetës.
Ndërsa në botën e Perëndimit mesjetar, gjendja kulturore ishte aq e ulët sa mund të themi se nuk ishte lindur ende, në Botën Islame studioheshin filozofët grekë dhe hidheshin themelet e shkencave moderne.
Ky fakt nuk është një trillim mysliman, por është një e vërtetë e dëshmuar nga historianët e paanshëm jomyslimanë.
Një profesor i historisë në Universitetin e Ohajos, në një nga veprat e tij me titull “Man’s Great Adventure” në faqen 368, duke krahasuar kulturën e Perëndimit me atë islame, thotë: “Derisa Sharlmanji ishte duke kërkuar në gjithë Europën Perëndimore profesor për shkollën, në oborrin e vet Harun Rashidi kishte mbledhur rreth vetes disa qindra dijetarë, shumë prej të cilëve dinin më shumë sesa kishin ditur grekët e vjetër në shkencë e filozofi dhe i shtonin kulturës botërore zhvillimin e mëtutjeshëm, sidomos në matematikë dhe mjekësi. Athua si do të ishte sikur ata dijetarë myslimanë të kishin shkuar në shkollën e Sharlmanjit e të kishin provuar mësuesit e jo nxënësit?”
Nuk ishte vetëm zhvillimi kulturor që karakterizonte përparimin e myslimanë ve, ata përparuan në çdo art. Arti ndër ta mori një zhvillim aq të madh, saqë Spanja nën sundimin e arab ishte bërë një lulishte në Europën e atëhershme barba re, ku kështjella madhështore Al Hamra etj., dëshmonin haptazi për stilin e lartë artistik të myslimanëve të parë. Edhe jeta ekonomike mori një zhvillim të admirueshëm.
Al Hamra
Historiani Eden Pahlo, në librin e tij “Man’s Great Atventure” (fa qe 400), në kapitullin Jeta ekonomike e arabëve të Spanjës, thotë: “Jeta qytetare u zhvillua dhe lulëzoi me një hov të madh, Kordova dhe Sevilja u bënë qendra të rëndësishme tregtare dhe industri ale, ku endeshin e thureshin stofra të leshta dhe të pambukut; vetëm Kordova kishte 13000 avlëmende industriale dhe makina të tjera, ku prodhohej letra e shkrimit, përpunoheshin lëkura dhe prodhime të tjera nga qelqi e kristali. Toledo u bë e famshme në tërë Europën dhe botën për shpatat e saj. Në krahina të tjera, pasuri të posaçme paraqitnin fermerët dhe kultivuesit e kuajve arabë dhe bujqësi. Ishin sjellë prodhime të reja nga Lindja, si orizi kallami i sheqerit etj., ndërsa nga Spanja eksportoheshin në Egjipt dhe Azi fiku, portokajtë etj., dhe importoheshin veshmbathjet e Lindjes dhe shkrimet e dijetarëve të Bagdadit. Këto të dhëna historike tregojnë për qytetërimin e myslimanëve të parë, për të cilin duhej të falënderonin kulturën dhe edukatën e re që fituan nga Kurani dhe Muhamedi a.s.
Historia na mëson se në mesjetë, para lindjes së Muhamedit a.s., bota ishte zhytur në injorancë. Mendja e njerëzve ishte skllavëruar nga besimet e kota e, në anën tjetër, feudalizmi dhe skllavëria kishin krijuar një gjendje të padurueshme. Në asnjë pikë të globit tokësor nuk dukej një rreze drite që të jepte shpresë për një jetë më të mirë. Duke e krahasuar këtë gjendje të mjerueshme me përparimin e shpejtë dhe rrënjësor të popullit arab, nuk mbetet veçse të theksohet se ky transformim aq i madh, i shpejtë dhe i çuditshëm u bë falë frymës përparim tare islame, e cila mundi që prej një populli aq injorant, të formonte një popull aq të përparuar, saqë rrezet e qytetërimit të tij u përhapën qysh prej Kinës deri në oqeanin Atlantik. Për ta kuptuar këtë më mirë, duhet t’i bëjmë një vështrim të shkurtër esencës së besimit islam, për t’u bindur se me të vërtetë ky besim ishte udhëheqës drejt përparimit, - besimi islam i pasqyruar me një stil të paarritur nga ana njerëzore, në ajetet kuranore, që, përveç të tjerash, kanë qëllim ngrit jen e shoqërisë njerëzore, përmbledh edhe tri elemente ngjitëse që ishin dhe janë faktorë për përparim të shpejtë, e këto janë: Vullneti i fortë, toleranca dhe morali i sinqertë.
Një nga bazat esenciale të Islamit është vullneti i fortë në arritjen e qëllim it të dobishëm njerëzor. Besimtari porositet që energjinë e vet pozitive të mos e harxhojë përveçse për dobinë personale dhe të përgjithshme. Shumë i gabuar është mendimi i atyre që nuk e njohin Islamin, të cilët thonë se, sipas Islamit, mjafton të bësh disa lutje, për të fituar lumturinë e përhershme. Kjo është një fyerje e madhe që, me dashje a pa dash je, i bëhet kësaj feje hyjnore, nga bazat e së cilës është edhe përpjekja me këmbëngulësi për zhvillimin dhe përparimin e jetës në çdo pikëpamje. Dera e fitimit është e hapur – thotë Muhamedi a.s. në një hadith të tij, qysh prej qiellit deri në brendësi të dheut. Zoti pa dyshim e shpërblen çdo njeri me aq sa është përpjekur për të fituar. Karakteristikë tjetër islame është edhe këshilla për përpjekje dhe këmbëngulësi të lejueshme e të ndershme dhe për largimin nga çdo gjë që është e dëmshme.
Ibn Ruzhdi (1126-1198)
Pikërisht këto këshilla i nxitën myslimanët që të përparonin rrufeshëm, sepse porosia e Pejgamberit “ dituria është një gjë e humbur, e myslimani, kudo që ta gjejë atë, le ta marrë”, i shtyri myslimanët e parë që t’i studionin të arriturat shkencore dhe kulturore të popujve më të vjetër, si të grekëve, egjiptianëve etj. dhe iu qasën studimeve dhe hulumtime ve të natyrës, kështu që prej arabëve injorantë të djeshëm, të dilnin dijetarët e njohur të mëdhenj, si Ibni Ruzhdi 1126 1198 (në Europë i njohur me emrin Ave ros) dhe Ibni Sinaj 908-1037 (në Europë i njohur me emrin Avicena), i cili shkroi vepra mjekësore që u përdorën në Europë deri në shek. XVII.
Karakteristikë tjetër e Islamit është morali i fortë dhe i pastër, që në këtë fe është këshilluar në formën më të përsosur. Myslimanët përparimin e vet e shohin vetëm atëherë kur morali i tyre është i bazuar në një moral të shëndoshë, i cili është shumë i nevojshëm për përparimin e shoqërisë myslimane. Morali islam për më shumë se 14 shekuj ka përmbledhur të gjitha ato nyja që udhëheqin një popull drejt një bashkëpunimi vëllazëror, që siguron mbarëvajtjen dhe përparimin e shoqërisë njerëzore. Morali islam synon zhvillimin e virtyteve që e përfaqësojnë njeriun shpirtmadh të drejtë, vetëmohues - në dobi të kolektivitetit të vet dhe përparimit njerëzor. Shpirtngushtët, të kufizuarit, urrejtësit, jotoleruesit, formalistët, - nuk kontribuojnë fare për shoqërinë njerëzore dhe aq më pak për Islamin. Urrejtja ndërfetare, ndërkombëtare, fisnore, individuale, - këto janë të huaja për Islamin. Sjelljet primitive të disa pseudomyslimanëve me veshmbathje karakteristike, me dallime në xhami, nga besimtarët e tjerë, me ibadet të shtuar apo të munguar, me parullat demagogjike të tyre për xhihad - nuk janë veçse një demagogji injorante, e cila shoqërinë islame e degradon para botës.
Pra, njeri me kuptimin e plotë të fjalës, besimtar i vërtetë islam - është ai që i shkrin energjitë e veta për të mirën e përgjithshme, një synim ky që të shtyn drejt kryerjes së çdo vepre morale apo materiale, e cila si përfundim sjell lumturinë dhe përparim të përgjithshëm.
Zbatimi i këtyre porosive qe shkasi që veproi në mënyrë të mrekullueshme për transformimin e plotë dhe të shpejtë të arabëve, transferim ky që më vonë e shtriu efektin e vet në tërë botën. Me li ndjen e Pejgamberit të fundit, lindi drita islame që i vuri bazat qytetërimit të parë modern. Kjo nuk është një shprehje e thjeshtë e përvetësuar verbërisht, po është mendimi i çdo historiani të mirëfilltë modern. Të gjithë ata që kanë shfaqur mendime të pakundërshtueshme, duke krahasuar gjendjen e Europës para Kryqëzatave dhe pas tyre, kur kryqtarët ktheheshin me mbresa të thella nga Lindja, që i panë për herë të parë, nuk mund të mohonin kontributin e madh mysliman dhënë Rilindjes europiane, madje disa historianë janë të mendimit se, po të mos ishin kryqëzatat që bënë të mundur njohjen e qytetërimit dhe kulturës islame, Europa do të ishte në gje ndje krejt ndryshe nga e sotmja. Megjithëse në ditët e sotme nuk po pranohet si i drejtë, prapëseprapë ky mos pranim nuk e dobëson faktin se, po të mos kishte pasur kryqëzata, Europa do të trashëgonte qytetërimin islam nëpërmjet Spanjës myslimane me kontaktin kulturor dhe shkencor të njerëzve. Arabët e Spanjës kishin universitete në Kordovë, Granadë, Toledeo dhe Sevilje para se të ishin themeluar këto institucione në Veri të Europës. Në shek. X shumë studentë europianë regjistroheshin në shkollat myslimane, dhe ata do të pa soheshin nga të tjerë gjatë shekujve XI e XII.
Sido që të jetë, qoftë me anë të kryqëzatave, qoftë në mënyrë paqësore, ajo që na intereson këtu, është pranimi unanim se rrezet e qytetërimit në Europë u paraqitën kur ajo erdhi në kontakt me Botën Islame. Myslimanët kanë shumë të drejtë të thonë se në atë kohë u bë renesanca europiane. Nga tërë kjo, kuptojmë rolin e madh që ka luajtur besimi islam në zhvillimin e njerëzimit, falë shpirtit evolutiv të këtij besimi. Një e vërtetë e këtillë, që na zbulohet nga historia e që na mësohet edhe nga teksti i kumtuar me anë të pejgamberit Muhamed, është më shumë se një mburrje dhe obligim për besimtarët dhe një mësim që të na shtyjë në vazhdimësi që të ecim pas gjurmëve të Islamit të vërtetë e jo të stagnojmë në fjalët boshe të të ashtuquajturve udhëheqës myslimanë apo tradicionalistëve të rrejshëm, me kokat e tyre plot injorancë, të cilët duan të na kthejnë në kohën e xhahilietit.
Rrustem Spahiu
Dituria Islame / 213