Llagapet - nofkat e ashabëve r.a.


ESSIDDIIK 
Besnik - është quajtur Ebu Bekri r.a., për shkak se i ka besuar Pejgamberit a.s. për Isranë dhe Miraxhin e Pejgamberit a.s.. 


EBU TURAB 
Është quajtur Ali Bin Ebi Talib r.a.. Kishte hyrë Aliu r.a.. tek Fatimja r.a. dhe më pastaj kishte dalë, ishte shtrirë në xhami. Atëherë kishte pyetur Pejgamberi a.s. Fatimen r.a. për Aliun r.a., e ajo i kishte treguar se kishte shkuar në xhami. Shkoi Pejgamberi a.s. në xhami e gjeti Ali un r.a. të shtrirë e me shpinë të zbuluar e të bërë me dhe. U ngrit Aliu r.a. dhe filloi të pastronte shpinën nga dheu dhe Pejgamberi a.s. i tha: Ulu, o Ebu Turab, dy herë. 


EBU ELMESAKIN 
Babai i të varfërve është quajtur Xhafer bin ebi Talib r.a.. Ebu Hurejre r.a. thotë se njeriu më i mirë për të varfrit ishte Xhafer bin ebi Talib r.a.. 


EBU ELHUSAM 
Shpata, tehu i shpatës - është quajtur Hasan bin Thabit r.a.. Këtë emër e ka marrë për luftën që kishte bërë me poezi për Pejgamberin a.s., dhe humbjen e shpresave të mushrikëve. 


ESEDULLAH 
Luani i Allahut - është quajtur Hamza bin Abdulmutalib r.a. 


UMU ELMESAKIN
Nëna e të varfërve - është quajtur nëna e besimtarëve Zejneb Bin Huzejme. 


EMIN HADHIHI ELUMMETI 
I sinqerti i këtij ymeti - është quajtur Ebu Abidetu bin Amr bin Elxherrah. Pejgamberi a.s. ka thënë: Çdo ymet e ka një emin (të sinqertë), e i sinqerti i këtij ymeti është Ebu Abi detu Amr bin Elxherrah. 


IMAM ELMUHAXHIRIN 
Imami i muhaxhirëve (të shpërngulurve) - është quajtur Salim zotëria, pronari i Ebu Hudhejfes. Ka qenë imam i muhaxhirëve prej Mekës në Medinë gjatë namazeve në xhaminë KUBA. 


ELBAHRU 
Deti - është quajtur Abdullah bin Elabbas r.a. 


TERXHUMANI ELKUR’AN 
Interpretuesi, përkthyesi i Kuranit- është quajtur Abdullah bin Elabbas r.a. 


XHAMIU ELKUR’AN 
Tubuesi i Kuranit - është quajtur Zejd bin Thabit r.a. 


HIBU RESULULLAH 
I dashuri i Pejgamberit a.s. - është quajtur Zehd bin Elharithe r.a. 


ELHIBU IBNI ELHIBU 
I dashuri i të dashurit të Pejgamberit a.s. - është quajtur Usame bin Zejdi r.a. 


HABRU ELUMETI
Është quajtur Abdullah bin Elab bas r.a 


HAVARI RESULULLAH 
Ndjekësi, pasuesi, nxënësi i Pejgamberit a.s - është quajtur Ezzubejr bin Elavam r.a.. Në ditën e Hendekut ka thënë Pejgamberi a.s.: Kush na tregon nga burrat për përvojën e fisit Benu Kurejdha? Thotë Zubejri: Unë dhe largohet. Pastaj herën e dytë thotë prapë Zubejri: Unë, - po edhe herën e tretë, e Pejgamberi a.s. tho të: Çdo pejgamber ka pasur një ndjekës, pasues, e pasuesi im është djali i hallës sime. 


HADIM RESULULLAH 
Shërbëtori i Pejgamberit a.s është quajtur Enes bin Malik r.a.. 


HATIBU RESULULLAH 
Folësi, ligjëruesi i Pejgamberit a.s- është quajtur Thabit bin Kajsi r.a. 


DHATU NITAKEJN 
Poseduesja e dy nitakeve - është quajtur Esmae bint Ebu Bekri r.a. 


DHU ELXHENAHEJNI 
Poseduesi i dy krahëve - është quajtur Xhafer bin Ebi Talib. Kishte marrë dhe mbajtur flamurin në luftën e Muëtes në dorën e djathtë, derisa i qe këputur dora, dhe pastaj e kishte kapur me të majtën, derisa i qe këputur edhe e majta, e më pastaj e kishte shtrënguar me krahë, derisa pati rënë shehid. Ishte 33 vjeç dhe për këtë e ka shpërblyer Allahu xh.sh. me dy krahë në Xhennet dhe fluturon me ta nga të dojë. 


DHUNNUR 
Poseduesi i dritës - është quajtur Tufejl bin Amr Edevjis, i cili në majë të shkopit të tij kishte një fener, një dritë të varur, me të cilën e ndriçonte rrugën natën, prandaj ishte quajtur posedues i dritës. 


DHUNNUREJN 
Poseduesi i dy dritave - është quajtur Othman bin Afani r.a., sepse është martuar me Rukajen, të bijën e Pejgamberit a.s. Pas vdekjes së saj qe martuar me motrën e saj, Umu Kulthume, prandaj është emëruar posedues i dy dritave. 


SAKI ELHAREMEJNI 
Ujitësi i dy vendeve të shenjta është quajtur Abas bin Abdulmutalib. Në vitin e thatësisë kishte dalë emiri i myslimanëve, Omeri r.a., me myslimanët në hapësirë, për të falur namazin e shiut. Omeri r.a. pati kapur dorën e djathtë të Abasit me dorën e djathtë të tijën, i kishte ngritur nga qielli dhe qe lutur: O zoti ynë, ne vërtet T’u kemi lutur për shi me Pejgamberin a.s. gjersa ishte në mesin tonë. O zoti ynë, sot po të lutemi për shi me xhaxhanë e Pejgamberit Tënd, - na dërgo shiun! Ende pa u larguar myslimanët nga ai vend, kishte filluar të binte një shi i furishëm. E përqafuan Abasin r.a. ashabët dhe e puthën. Këtu e quajtën Saki Elhare mejn - Ujitësi i dy vendeve të shenjta.


SEDAD ELBET-HAE 
Shpërblyesi në luginë - është quajtur Safvan bin Umeje r.a. 


SEJIDU ESHUHEDAI 
Zotëria i shehidëve - është quajtur Hamza bin Abdulmutalib r.a. 


SEJID ELFEVARIS
 Zotëria i persianëve - është quajtur Ebu Musa Eleshariu. Ai ka qenë i besueshëm i Pejgamberit a.s. dhe ashabëve të tij. Ka qenë luftëtar i guximshëm dhe shumë i rreptë në luftë kundër armikut dhe bartës i përgjegjësive me heroizëm, prandaj Pejgamberi a.s. i pati thënë: Zotëria i persianëve. 


SEJID ELMUSLIMINE 
Zotëria i myslimanëve - është quajtur Ebi bin Kab r.a.. Kështu e pati emëruar Omeri r.a. 


SEJIDA SHEBAB ELXHENNETI 
Dy zotërinjtë e rinisë së Xhennetit - janë quajtur Hasani dhe Husejni r.a. (Dy zotërinjtë e rinisë së Xhennetit). 


SEJFULLAH
Shpata e Allahut - është quajtur Halid bin Velidi r.a.. Në luftën e Muëtes, kur e kishte marrë flamurin ai, Pejgamberi a.s. kishte thënë e ka marrë flamurin Shpata e Allahut. Që nga ajo ditë është quajtur Shpata e Allahut. 


SHAIRU RESULULLAH 
Poeti i Pejgmaberit a.s. - është quajtur Hasan bin Thabit r.a. (Poeti i Pejgamberit a.s.) 


ESHIAR 
Eshshiar Poetët janë quajtur banorët e Medinës së ndritshme. 


SAHIBU SIRRI RESULULLAH 
Poseduesi, njohësi i së fshehtës së Pejgamberit a.s. - është quajtur Hudhejfe bin Eljemam r.a. 


SAHIBU NALEJ RESULULLAH 
Poseduesi, bartësi i nallaneve të Pejgamberit a.s. - është quajtur Abdullah bin Mesudi r.a.. Është quajtur me këtë emër, sepse, kur Pejgamberi a.s. i zbathte nallanet, ai i merrte ato në duar.


 SAHIB VISADETU RESUL 
Poseduesi, bartësi i jastëkut të Pejgamberit a.s. - është quajtur Abdullah bin Mesudi r.a. 


TALHATU ELXHEVD 
Talha i furishëm - është quajtur Talha bin Abidullah r.a. Kështu e kishte quajtur Pejgamberi a.s. në Hunejn (Talha Buhar-Talha Exhevd). 


TALHATU ELHAJR 
Talha i mirë, i dobishëm - është quajtur Talha bin Abidullah r.a. Kështu e kishte quajtur Pejgamberi a.s. në luftën e Uhudit. 


TALHATU ELFEJAD 
Talha vërshues - është quajtur Talha bin Abidullah r.a. Kështu e kishte quajtur Pejgamberi a.s. në luftën e Elashires. 


ELATIIK 
I lirë - është quajtur Ebu Beker Es sidik r.a.. Pejgamberi a.s. i pati thënë: Ty të ka liruar nga zjarri Allahu. 


ELFARUK 
Frikësues, Dallues - është quajtur Omer bin Elhatabi r.a.. Pas pranimit të Islamit, ai kishte dalë, së bashku me myslimanët, dhe kishte falur namaz haptazi në Qabe, pa e penguar askush nga kurejshët. Nuk i kundërshtoi askush dhe as i ndaluan, prandaj Pejgamberi a.s. e quajti El faruuk, sepse ishte bërë e qartë (ishte dalluar) e vërteta nga e pavërteta. 


FETJU ELKEHUL
 I riu këshillues - është quajtur Ab dullah bin Elabas r.a.. Omeri r.a. i kushtonte kujdes këshillimit me të dhe prandaj e quajti Fetjul Kehul. 


KETIB RESULULLAH 
Shkruesi i Pejgamberit a.s- është quajtur Zejd bin Thabit r.a. 


ELKAMIL
 I plotë - është quajtur Sad bin Ubade. Ishte notues i mirë dhe shigjetarë i mirë, prandaj është quajtur Elkamil - i plotë.


 LUKMAN ELHAKIM 
Është quajtur Selman Elfarisiu r.a.. Aliu r.a. ishte ai që e kishte quajtur me këtë emër. Aliu r.a. ka thënë: Kush është si Lukman Elhakimi, i është dhënë dija e parë dhe e fundit dhe ka lexuar librin e parë dhe të fundit; ai ishte si deti i pashterueshëm. 


MUEDHIN ELISLAM 
Muezini i Islamit - është quajtur Bilal bin Rebaha Elhabeshij r.a. 


MURDIATU RESUL 
Gjidhënësja, ushqyesja e Pejgamberit a.s - është quajtur Halime Es sadije (gjidhënësja e Pejgamberit a.s. kur ishte foshnjë.) 


MEVLATU RESUL VE UMU IBRAHIM 
Është quajtur Marije Elkubtije 


MEVLAT RESUL VE HADANE TUHU 
Është quajtur Umu Ejmen 


NESIXH ELVAHDETI 
Është quajtur Amr bin Sad r.a. 


 


Nga Arabishtja: Zuhdi B. Hajzeri