Vëllezër myslimanë! Sot shoh im shumë njerëz që e humbin kohën kot, duke mos përfituar asgjë nga ajo… Po shohim njerëz që janë krejtësisht arrogantë ndaj kohës së tyre aq të shtrenjtë. Koha ikën për të mos u kthyer më, veçse në Ditën e Gjykimit, kur njeriu do të thotë: ‘Ah sikur të kthehesha edhe një herë e (do) ta shfrytëzoja kohën e (do) të isha prej vepërmirëve’...(1)
Ja seç tregon një mysliman që e shpenzoi kot kohën e tij duke mos përfituar asgjë nga ajo:
U ula një ditë dhe vendosa të pendohesha për kohën dhe për momentet e shkuara kot gjatë jetës sime. U ula dhe thirra një prej çasteve, një prej atyre çasteve që kishin shkuar dëm gjatë jetës sime, në punë të pavlera.
Pra, thirra çastin kur kisha bërë gabim dhe punë të pavlefshme. Iu drejtova çastit: - O çast, kërkoj prej teje të kthehesh që të të përdor për punë të ndershme dhe të hairit. Ah, gjë që nuk bëhet!- ma ktheu çasti. - O çast, të lutem shumë kthehu, se jam penduar dhe dua ta shfrytëzoj kohën, të përfitoj e ta ndreq fajin që kam bërë. - E qysh mund të kthehem unë? Kur faqet e tua të kota më kanë mbuluar! - Bëj të pamundurën, të lutem shumë, kthehu, o çast! - Hë, po të ishte në dorën time, mbase edhe do të kthehesha, por si mund ta bëj këtë!? Tashmë, fletët e punëve të tua janë mbyllur, kanë marrë rrugën për tek Krijuesi. Dhe ti këtë duhet ta dish! Mba vesh mirë! Ti këtë duhet ta dish! Mba vesh mirë! Çastet janë miq të mirë dhe dëshmojnë mirë për atë që e ka harxhuar kohën në rrugë të mira e të ndershme, ashtu siç janë armiq të rreptë të atyre që i kanë harxhuar ato për punë të pandershme. E pra, unë jam prej atyre çasteve që dëshmojnë kundër teje në Ditën e Gjykimit. Po të them që jam penduar! A më dëgjon, përgjigju, të lutem shumë...!
- O ti që humb kohën kot, a nuk e kupton që deri tani, për të kthyer një çast, humbe shumë çaste të jetës sate. A mendon se mund të kthehen kështu çastet? Unë, ja seç mund të bëj për ty: Mba vesh mirë, përpiqu që pas ditës së sotme të bësh punë të mira, sepse vetëm punët e mira i fshijnë të këqijat. E pra, shko tani dhe mendohu. Por, të mendohesh gjatë ama për sa të thashë, dhe mos e harro këtë se, në radhë të parë, lutje dhe falje duhet t’i kërkosh vetëm Allahut Fuqi plotë. Shfrytëzoje pra kohën, puno mirë, me nder e me faqe të bardhë që sot e tutje. A dëgjove ç’të thashë? Shfrytëzoje pra kohën e puno mirë që sot e tutje, këtë mos e harro kurrë. Unë kaq kisha për të thënë.(2)
Pra, vëllezër myslimanë, të gjithë të vrapojmë e të mos lëmë të na ikë kot ko ha jonë e shtrenjtë. Ngaqë, koha të merr vazhdimisht me vete në rrjedhën e saj të pandalshme. “Dhe për secilin afat ekziston dëshmi e caktuar.”(3)
Dëgjojmë jo rrallë, vëllezër, se ka njerëz që nuk e shpenzojnë kohën ashtu si duhet (pra për të përfituar prej saj), madje, ata e shajnë kohën.
Për këta njerëz, Pejgamberi (paqja qoftë për të), në një hadith kudsij thotë: “Allahu (i Lartësuar) thotë: “Më shqet son njeriu që e shan kohën dhe fatin, kurse Unë e drejtoj kohën dhe e përcaktoj fatin. Gjithçka është në dorën Time. Unë ndërroj ditën dhe natën.”(4) Një fjalë e urtë thotë: “Derisa pyesim ç’duhet filluar, koha për të filluar kalon.”(5)
Andaj, të mos presim, të mos ngurrojmë dhe të mos bëhemi pesimistë, por të punojmë fort, në mënyrë që të përparojë feja jonë Islame dhe shoqëria shqiptare, e cila ka rënë në një gjumë të thellë.
I lumi ai që e shfrytëzon kohën duke kërkuar dituri! Transmetohet nga Buhariu (Allahu qoftë i kënaqur me të), se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të), ka thënë:
“Pejgamberi (paqja qoftë për të) i varroste në një varr nga dy veta në Uhud, pastaj pyeste: - Kush di më shumë Kur an? Nëse i tregonin për ndonjërin, atij i jepte përparësi në varr.”(6)
Nëse këtë pozitë e ka i dituri kur është i vdekur, pa mendo se çfarë pozite duhet të ketë ky njeri i ditur, po të jetë gjallë, nga i cili kanë dobi jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët.
Është për të ardhur keq që të rinjtë shqiptarë sot po e shpenzojnë kohën pas telenovelave, formulave NJË, futbollit, për të mos thënë programeve të turpshme; ndërsa kjo kohë kalon e nuk kthe het më, deri në Ditën e Gjykimit.
Transmetohet se Amr ibn Abdi Kajsit, njërit prej tabiinëve, duke ecur, i tha njëri: - “Ndalu të flasim bashkë! Amri ia ktheu: - Ndaloje diellin!” D.m.th., ndaloje kohën që të ndalem e të flasim bashkë.(7)
Sa larg jemi ne nga morali i këtyre njerëzve! Vallë, a duhet ta marrim si shembull këtë vullnet të hekurt për përparim?
Ja disa fjalë të urta për kohën dhe shfrytëzimin e saj:
- Koha s’vjen pas teje, ti shkon pas kohës.(8) Naim Frashëri
- Koha është aleati, shoku më i mirë i të drejtit.(9) Pinari
- Koha është si paraja, mos e humbisni, që të kini sa më shumë.(10) Franceze
- Koha vrapon pa u kthyer prapa.(11) La tine
- Koha është pasuria e vetme për të cilën mund të tregohemi koprracë pa u turpëruar.(12) Pierre Corneille
- Koha vjen për atë që di ta presë.(13)
E mbi të gjitha këto, betimi i Krijuesit të gjithësisë mbi kohën është sinjali më i madh se koha është sekreti i mbarësive dhe i sukseseve tona në jetë, nëse dimë ta administrojmë siç duhet. Allahu (i Lartësuar) jep vlerën e kohës duke u betuar në të, Ai thotë në Kuranin e Madhërishëm:
“Pasha natën, që me errësirë mbulon gjithësinë! Pasha ditën, kur ajo shkreptin!”(14) “Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!”(15) “Pasha paraditen! Pasha natën, kur shtrin errësirën!”(16) “Pasha kohën”(17)
Më poshtë po jap disa shembuj nga jeta e njerëzve të mëdhenj të Islamit, se si e shfrytëzuan ata kohën me punë jashtëzakonisht të dobishme:
- Ibn Ethiri i shkroi librat e tij më të shkëlqyer si ‘Xhami’ul-Usul’ dhe ‘En-Nihaje’, duke qenë i gjymtë.(18)
- Serhesiu, librin e tij të njohur ‘El-Me bsut’, që ka pesëmbëdhjetë (15) vëllime, e shkroi gjatë kohës sa ishte i mbyllur në pus!(19)
- Ibn Kajimi, shkroi ‘Zadul Mea`d...’ gjatë udhëtimit!(20)
- Kurtubiu e shkroi komentimin e ‘Sa hihul Myslim-it’ duke udhëtuar mbi shpinën e devesë.(21)
- Ibn Tejmije, më shumë se gjysmën e librit të tij ‘Fetava’ (rreth 36 vëllime) e shkroi në burg!(22)
- Ebu A’la el-Meari, të gjitha veprat e tij i ka shkruar duke qenë i verbër.(23)
E sa e sa të dalluar të tjerë, që u dëbuan nga punët dhe pozitat e tyre zyrtare, por pastaj iu përveshën shfrytëzimit të kohës dhe punës vullnetare dhe i ofruan popullit dituri të dyfishtë. Prandaj, vëllezër myslimanë, të për piqemi edhe ne që ta shfrytëzojmë kohën e të mos e lëmë të na ikë kot, ngase ‘koha është anije që nuk e hedh kurrë spirancën.’
Zoti na bëftë prej atyre që e shfrytë zojnë kohën në dobi të njerëzimit! Amin!
___________________
Fusnotat:
1. Kur’ani: Ez Zumer: 56-58.
2. Materiali audio: “Kthehu tek Krijuesi”, lexoi: Reshat Arbana.
3. Kur’ani: Er-Rra’d: 38.
4. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
5. Adnan Mehmeti, “Bota e mendimeve”, Hajne (poet gjerman 1797-1856), fq. 206.
6. Transmeton Buhariu.
7. Revista “Burimi”, nr. 5, fq. 35.
8. Adnan Mehmeti, “Bota e mendimeve”, fq. 206.
9. Po aty.
10. Po aty.
11. Po aty.
12. Nasho Jorgaqi, Xhevat Lloshi, “Antologjia e fjalës së mençur”. Botimet enciklopedike, boti mi i tretë, Tiranë, fq. 146.
13. Po aty.
14. Kur’ani: El Lejl:1-2.
15. Kur’ani: El Fexhr:1-2.
16. Kur’ani: Ed Duha: 1-2.
17. Kur’ani: El Asr:1.
18. Aid El Karni, “Psikologjia Islame, Mos u tri shto”. Përkthyen: Xhaudet Iseni, mr. Zelije Su lejmani, Hatixhe I. Iseni, Gostivar, Kibla, 2005, fq. 156-157.
19. 20. 21. 22. 23. Po aty, fq. 156-157.
Shkëputur nga libri “Fjalë Frymëzuese”;
Autor: Mirsad Sylja
Dituria Islame 219