Në vend të parathënies
Ymeti islam ka dhënë nga gjiri i vet një numër të madh dinjitarësh të shquar, të cilët, me jetën, punën dhe vlerat mor ale, dhe sidomos me fuqinë intelektuale, kanë lënë gjurmë të thella e të pashlyeshme në faqet e historisë së gjatë të njerëzimit. Në mesin e këtyre dinjitarëve, gjithsesi, duhet përmendur Ebu Hanife, personi me fuqi të jashtëzakonshme intelektuale, me subtilitet të pashembullt shpirtëror dhe tipare të veçanta karakteristike.
Vendimet e veta Ebu Hanife i merrte duke shfrytëzuar ajetet kuranore dhe shumë hadithe. Ai, si pak kush tjetër, i shfrytëzoi të mirat e aftësive intelektuale, me të cilat e kishte pajisur Allahu. Ky është, në realitet, virtyt i njerëzve të urtë! Allahu njerëzve ua ka dhënë me ndjen, që ta shfrytëzojnë. Prandaj imam Maliku, duke folur për përfundimet logjike dhe superioritetin me rastin e diskutimeve të Ebu Hanifes, kishte deklaruar: Sikur të donte ta bindte atë me të cilin diskutonte, se një shtyllë e thjeshtë është prej ari, këtë mund ta bënte!(1)
Dallimi ndërmjet Ebu Hanifes dhe muhadithëve të tjerë qëndron në faktin se ai nuk ka shkruar hadithe dhe nuk ka sajuar përmbledhje hadithesh, siç kanë bërë Maliku dhe Ahmedi, veçse këtë pu në ua kishte lënë në dorë nxënësve të vet. Kështu theksohet se nxënësit e tij, duke e dëgjuar, kanë krijuar një numër të konsiderueshëm musnedesh.
Musnedi i Ebu Hanifes
Përmbledhjet më të njohura të hadi thit, të krijuara në këtë mënyrë, janë:
- Kitabu-l-asar, i Ebu Jusufit,
- Kitabu-l-asari-l-merfu’a i Muhammed b. Hasan esh-Shejbanit,
- Kitabu-l-asari-l-merfu’ati ve-l-mevku fe, të mbledhësit të njëjtë,
- Musnedi i Hasan b. Zijad el-Lu’lu’it,
- Musnedi i Hammadit, djalit të Ebu Hanifes.
Ebu-l-Muejjid el-Havarizmi (vd. 665 H.) në librin e tij të vëllimshëm, me rreth 800 faqe, që quhet Xhamiu’u-l-mesanid, të cilin e ka klasifikuar sipas çështjeve të fikhut, duke lënë anash senede që përsëriten, deklaron: I kam dëgjuar në Sham disa injorantë duke minimizuar dhe devalvuar vlerën e Ebu Hanifes, duke i atribuuar atij njohjen e dobët të hadithit, duke konsideruar se nuk ka musned të vetin siç e ka imam Shafiu apo Muvetta, çfarë ka sajuar imam Maliku. Kjo më shtyri të mbledh pesëmbëdhjetë musnede të Ebu Hanifes, të cilat i kanë mbledhur ekspertë të shquar të hadithit.(2)
Muhadithi i shquar i Shamit, Shem suddin b. Tuluni, në veprën e tij El-Fe hrestu-l-evasatu, dhe hafëzi i njohur i Egjiptit (Misirit) i hadithit, Muhammed b. Jusuf es-Salihani, në librin e tij Uku du-l-xhiman, - theksojnë se i kanë dëgjuar dhe shënuar hadithet që i transmeton Ebu Hanife. Kështu Es-Salihani deklaron: Ebu Hanife ka qenë një prej hafëzëve të mëdhenj dhe sikur të mos ekzistonte interesimi i tij i jashtëzakonshëm për hadithin, nuk do të ishte e mundur t’i zgjidhte shumë çështje juridike të Sheriatit.(3)
Disa njerëz konsiderojnë se Ebu Hanife ka shfrytëzuar fare pak hadithin, kurse në këtë gabim janë zhytur falë su pozimit që në Kufa hadithi njihej shumë pak, megjithëse ajo ishte qendër e hadi thit dhe muhadithëve. Mirëpo, është evidente se harrohet që Kufa, pikërisht në kohën e Ebu Hanifes, ka qenë qendër e madhe shkencore islame, si edhe fakti se Ebu Hanife kishte udhëtuar shumë edhe në qendra të tjera të kësaj kohe dhe se, në këtë mënyrë, kishte mësuar shumë versione të hadithit.
Nga ana tjetër, me themelimin e Kufës, në vitin 17 H., ky qytet do të shndërrohej në epiqendër të ashabëve të shquar.
Dihet se Omeri r.a., kishte dërguar në Kufa Abdullah b. Mes’udin, r.a., i cili ka qenë njohës i shquar i një numri të madh transmetimesh, që janë përmendur në shumë përmbledhje të hadithit. Për sa kohë ai vetë nga Pejgamberi, s.a.v.s., transmeton 848 hadithe.(4) Krahas kësaj, dihet që Ibni Mes’udi, r.a., është konsideruar ndër ashabët më të ditur të Pejgamberit të Allahut, s.a.v.s..(5) Nëse theksohet edhe se ky ashab i shquar ka vdekur në Kufë në vitin 32 H.,(6) atëherë kjo e plotëson në masë të madhe tablonë për mundësinë e veprimit të tij në atë vend dhe lënien e ndikimit të madh dhe gjurmëve të thella tek dijetarët që do të jetonin pastaj.
A e preferonte Ebu Hanife analogjinë në raport me hadithin?
Ibni Abdu-l-Berri thekson një transmetim të Ebu Hanifes, në të cilin ai në mënyrë të qartë nënvizon qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje, ku bën fjalë për paqëndrueshmërinë e akuzës që përmendet në disa burime. Ebu Hanife deklaron: Allahu e mallkoftë atë që e kundërshton Pejgamberin e Allahut, s.a.v.s., me të cilin Allahu na ka nderuar dhe shpëtuar.(7)
Interesimi i Ebu Hanifes për hadith dhe shkencën e hadithit
Që në rini Ebu Hanife kishte filluar të interesohej për hadithin dhe shkencën e hadithit. Muhadithët e shquar dhe kriti kët e hadithit përmendin interesimin e tij për hadith dhe udhëtimet në kërkim të haditheve të reja. Kështu hafëzi i njohur i hadithit Edh-Dhehebi pohon se Ebu Hanife ka treguar interesim të jashtëzakonshëm ndaj transmetimeve të hadithit dhe se, në kërkim të tyre, ka udhëtuar shumë.(8)
Në një vend tjetër pohon: Ebu Hanife, me të vërtetë, ka bërë shumë mund në kërkim të haditheve, dhe kjo është vërejtur në veçanti pas vitit 100 H.(9) Imam Abdu-l-Vehab esh-Sha’rani thekson se Ebu Hanife i kishte mësuar hadithet përmes mësuesit të tij - Ata’s, dhe se Ata’ ka qenë nxënës i Ibni Abbasit, r.a.
Fama e Ebu Hanifes në shkencën e hadithit
Numri më i madh i dijetarëve në ve prat e tyre konfirmojnë imamatin e këtij gjeniu në hadith dhe shkencën e hadithit. Kështu Ebu Davud es-Sixhistani, autor i shquar i Sunenit, një prej gjashtë përmb ledhjeve më të njohura të hadithit, pohon: Allahu i mëshiroftë Malikun, Shafiun dhe Ebu Hanifen, të cilët kanë qenë ima më në hadith!(10)
Ibni Tejmijje flet me respekt të madh për Ebu Hanifen,(11) duke e quajtur atë njërin prej imamëve më të shquar dhe duke përmendur se është më i ditur dhe fakih më i mirë se Tahavi dhe të ngjash mit me të!(12) Në një vend tjetër Ibni Tejmijje thekson se katër imamët e shquar kanë qenë imamë edhe në hadith, edhe në tefsir, edhe në tesavvuf edhe në fikh!(13)
Njohja e tij e jashtëzakonshme e ha dithit është nënvizuar në mënyrë të qartë nga imam Es-Serhasi, kur pohon: Ebu Hanife ka qenë njohësi më i mirë i hadithit në kohën e vet! Mirëpo, për shkak të kriterit të tij rigoroz në aspektin e saktësisë së ravijve dhe kujdesit të tepruar që transmetimet e dobëta të mos ngatërrohen me ato autentike, ka transmetuar pak hadithe.(14)
Musnedi në gjuhën boshnjake dhe shqipe
Krejt kjo që u tha më sipër lidhur me këtë dijetar të shquar islam, është shumë pak dhe e parëndësishme karshi veprës që ka lënë pas vetes dhe ndikimit që ka ushtruar tek miliona myslimanë anë e kënd botës, dhe sidomos tek ne myslimanët e Ballkanit, të cilët e kemi përvetësuar shkollën e tij juridike prej ardhjes së Osmanlijve deri në ditët e sotme.
______________________
Fusnotat:
1. Dr. Mustafa es-Siba’i, Es-Sunne ve mekametuha fi at-teshri’i al-islami, f. 406.
2. Po aty, f. 414.
3. Po aty.
4. Muhammed Ebu Zahvi, Al-hadith va al-muha dithun, f. 146.
5. Shih: M. Hanxhiq, Hyrje në shkencën e tefsirit dhe hadithit, f. 111.
6. El-Hadith ve al-Muhadithun, faqe 147
7. Dr. Mustafa es-Siba’i, Es-Sunen ve mekanatahu fi at-tashri’i al-islam, f. 418.
8. Shih: Edh-Dhehebi, Sijaru a’lami an’nubala, 6/392.
9. Po aty, 6/396.
10. Ibni Abdu-l-Berri, vep e cit., 2/163.
11. Ibni Tejmijje, Minhaxhus-sunne en-nebevijje, 4/194-195.
12. Ebu Xhafer et-Tahavi ka qenë hafëz i hadithit dhe njëri prej juristëve më të shquar hanefinj.
13. Minhaxhus-sunne en-nebevijje, 1/172-173.
14. Es-Serhasi, Usul al-fikh, 1/350.
Rrustem Spahiu
Dituria Islame 218