Personat me aftësi të kufizuara do të mund ta falin namazin pa asnjë problem në Xhaminë e Madhe, në Mekë.
Autoritetet e Mesxhid el Haramit në Mekë kanë caktuar gjashtë hapësira të reja lutjesh posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara.
Këto hapësira janë pajisur me shërbime shtesë për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara në kryerjen e rehatshme të ritualeve fetare.
Përveç hapësirave për lutje personat me aftësi të kufizuara do të kenë edhe një shërbim ekskluziv për kryerjen sa më të lehtë të ritualeve fetare.
Tani ata do të kenë mundësi të përdorin automjetet për kryerjen e Tavafit.
Kjo do t'ju mundësojë më të rehatshme dhe më efikase lëvizshmërinë gjatë pjesëmarrjes në ritualin e shenjtë të rrotullimit rreth Qabesë.