Arabia Saudite ka njoftuar planet për ndërtimin e një sistemi të teleferiku për të përmirësuar aksesin në Shpellën Hira, që ndodhet në Jabal Al Noor të Mekës, me projektin që do të nisë në vitin 2025.
Kjo do t’ju lehtësoj vizitorëve që të vizitojnë shpellën pa pasur nevojë të ngjiten në të gjithë malin.
Fawaz Al-Muhrej, CEO i Samaya Investment Company, e cila është në krye të projektit, konfirmoi se teleferiku do të jetë funksional vitin e ardhshëm.
Projekti është në fazat e tij përfundimtare dhe pasi të përfundojë, ai do të sigurojë një mjet modern dhe të përshtatshëm për pelegrinët dhe vizitorët për të arritur në Shpellën e Hira-s.
Teleferiku është pjesë e zonës më të madhe "Hira Cultural District", e cila u hap vitin e kaluar dhe shtrihet në mbi 67,000 metra katrorë.
Ky lagje ndodhet pranë Xhebel Al Noor, ku Shpella e Hirës ka një rëndësi të madhe, si vendi ku Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) mori shpalljen e parë të Kuranit të Shenjtë.
Historikisht, vizita në Shpellën e Hirës ka qenë sfiduese për shkak të lartësisë së malit dhe të shtegut të thyer që të çon në të. Megjithatë, këtë vit u prezantua një rrugë e asfaltuar për të lehtësuar aksesin.
Distrikti Kulturor Hira përmban gjithashtu një model të shpellës me përmasa reale, duke i lejuar vizitorët të kenë një përvojë nga afër, derisa teleferiku të bëhet funksional.
Ky zhvillim pritet të rrisë ndjeshëm aksesin e Shpellës Hira, duke ofruar një përvojë më komode dhe pasuruese për vizitorët.