281 milion besimtarë vizituan Xhaminë e Pejgamberit a.s. në Medine për një vit

 


Kjo paraqet një rritje prej 1.8 milionë vizitorë nga viti 1444 Hixhri.
Mbi 281 milionë besimtarë vizituan Xhaminë e Profetit (paqja qoftë mbi të) në Medinë gjatë vitit kalendarik hënor Hixhri 1445, nga korriku 2023 deri në korrik 2024, sipas Presidencës së Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta.
Kjo shifër pasqyron një rritje prej 25 milionë vizitorësh krahasuar me një vit më parë. Përafërsisht 11 milionë burra dhe gra janë lutur në Al Rawda Al Sharifa, zona e shenjtë brenda xhamisë ku ndodhet varri i Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të).
Presidenca gjithashtu raportoi se 9 prijës të lutjeve dhe 20 myezin shërbyen në xhami gjatë kësaj periudhe, me 52 predikime të përkthyera në 10 gjuhë.
Përveç kësaj, xhamia priti 2,500 qarqe Kur'anore, duke tërhequr rreth 50,000 pjesëmarrës. Mbi një milion kopje të Kuranit të Shenjtë u janë shpërndanë besimtarëve gjatë kësaj periudhe.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme