Pas konvertimit në Islam, 12-vjeçari gabonez shkëlqen në konkursin e Kuranit

 


Mehdiu 12-vjeçar nga Gaboni, mori pjesë në edicionin e 44-të të Konkursit Ndërkombëtar të Kuranit të Shenjtë ‘Mbretit Abdulaziz’, vetëm dy vjet pas përqafimit të Islamit. 


Mehdiu, aktualisht muslimani i vetëm në familjen e tij, shquhet si një nga pjesëmarrësit e rinj më të shquar në konkurs. 
Zakaria, mentori dhe udhërrëfyesi i tij që dëshmoi shehadetin e përzemërt të Mehdiut (deklarimin e besimit), rrëfen udhëtimin e Mehdiut me Islamin dhe përparimin e tij të shpejtë në Studimet Kur'anore.


Zakaria, i cili shërbeu si imam në një xhami afër shtëpisë së Mehdiut, kujton konfuzionin e tij fillestar kur Mehdiu, i shoqëruar nga vëllai i tij më të vogël, e vizitoi një mbrëmje duke shprehur dëshirën e tij për t'u konvertuar në Islam. 


“Fillimisht mendova se ai po tallej,” thotë Zakaria, veçanërisht për shkak të moshës së re të Mehdiut në atë kohë. “E pyeta nëse dinte ndonjë gjë për Islamin. Ai vazhdimisht këmbënguli se dëshironte të përqafonte fenë e Allahut. Në zemrën time thashë: 'Kjo është një dhuratë nga Allahu'”, thotë Zakaria. 


Duke qenë dëshmitar i konvertimit të tij, Zakaria pranon se udhëzimi hyjnor ishte ajo që e shpiu Mehdiun në Islam. 
Mehdiu shpejt e mësoi përmendësh një të katërtën e Kuranit, duke treguar përkushtim dhe aftësi të jashtëzakonshme.


"Vura re se sa shpejt ai e mësoi përmendësh dhe e kuptoi Kur'anin," tha Zakaria, duke theksuar se Mehdiu filloi të mësonte përmendësh nga një faqe në ditë vetëm një javë pas konvertimit të tij.


“Ai shquhet si një i ri unik, ndryshe nga të gjithë ata që kisha parë ndonjëherë”, thotë Zakaria. " I lavdëruar qoftë Ai që u dhuron robërve të Tij çfarë të dojë," përfundon Zakaria.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme