'Parada e Paqes' në Calgary të Kanadasë me qëllim promovimin e të kuptuarit të Islamit

 


Një “Paradë e Paqes” u mbajt në Calgary, të Kanadasë, këtë fundjavë me qëllim promovimin e të kuptuarit të Islamit dhe festimin e kontributeve të komunitetit mysliman në historinë kanadeze.


Rreth 100 pjesëmarrës, anëtarë të komunitetit mysliman të Calgary-t marshuan përgjatë qendrës së qytetit duke mbajtur shenja, pankarta dhe duke shpërndarë përkthime falas të Kuranit në anglisht.


Atthar Mahmood, nënkryetar i Këshillit Suprem Islamik të Kanadasë (ISCC) dhe president i “Myslimanët Kundër Terrorizmit”, shpjegoi se parada kishte për qëllim të ofronte një platformë për jomuslimanët për të bërë pyetje dhe për të mësuar rreth Islamit.


“Ne duam të japim një mesazh se Islami është një kulturë paqësore. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t'i mësuar njerëzit, "tha ai.


“Edhe nëse mësojmë një person, mendoj se mesazhi ynë ka arritur ... ,” tha Mahmood.


Mahmood shprehu mirënjohjen për natyrën mikpritëse të Kanadasë.


“Faleminderit Zotit ne jemi këtu… Kanadaja është vendi më mikpritës. Ne e vlerësojmë që është paqësore dhe marrim pjesë në gjithçka”, tha Mahmood.


“Ne si muslimanë marrim pjesë. Ne duam ta zhvillojmë këtë vend sa më mirë që mundemi – nuk kemi bërë kurrë asgjë që është kundër kombit.”


Parada përkoi me Muajin e Historisë Islame Kanadeze, i themeluar në vitin 2007 për të nderuar dhe festuar kulturën myslimane në Kanada. Xhamia e parë në Kanada u ndërtua në Edmonton në vitin 1938 dhe tani është një vend i ruajtur historik.


 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme