Umejme Binti Rukajka


Për çdo gjë në besim , besnikërinë e tregoi me pasuri dhe me shpirt. Për ta fituar dashurinë e babait të vet, e këshillonte duke iu përgjigjur kështu:”Baba, ti mos u mërzit! Shumë mirë e di atë që bëj”.
Umejme Binti Rukajka r.a. ka qenë një zonjë e lumtur, e cila ka transmetuar hadithe nga Resulullahu s.a.v.s. në lidhje me çështjen e besatimit të grave. Ishte një zonjë trimëreshë, për hir të besimit, edhe pse u gjend nën ndikimin e shumë mundimeve e vuajtjeve, ajo nuk iu shmang besimit. Ishte vajza e motrës së nënës sonë, Hz. Hatixhes r.a.. Ishte prej të liruarve kur e bleu Hz.Ebu Bekri r.a.. Në errësirën e horizontit të Mekës, ku Islami filloi të ndriçonte në vitet e para, ajo pranoi Islamin përmes tezës Hz. Hatixhe r.a.. Babai i saj ishte Abdullah ibni Bixhad, e nëna e saj Rukajka binti Huvejlid. Umejme binti Rukajka, për hir të besimit, ashtu sikur ashabët tjerë, mbeti nën ndikimin e idhujtarëve, por asnjëherë nuk iu shmang besimit. 
Në vitet e para të Islamit, idhujtarët myslimanët e ngratë (e dobët) të vetmuar dhe pa përkrahje, i merrnin e i nxirrnin nga qyteti dhe i torturonin. Hz.Ebu Bekri r.a. i blinte me të holla dhe i shpëtonte. Njëherë disa gra ashabe i bleu dhe i shpërblente ato me liri. Sa e kuptoj babai i tij këtë Ebu Kuhafe, ende pa u bërë mysliman, birit të vet Ebu Bekrit i tha duke e turpëruar:”O biri im, përse iu lidhe këtij njeriu (Hz.Pejgamberit). E braktise popullin tënd. Si dhe ke blerë tre-pesë gra të ngrata”. 
Hz.Ebu Bekri r.a. ishte një njeri i butë dhe i dobishëm. Kishte një zemër të mëshirshme, ishte njeri besnik dhe ishte i vetëdijshëm për atë që vepronte , si një trim i besimit. Sakrifikonte çdo gjë vetëm e vetëm për ta arritur pëlqimin e Zotit. Sakrifikonte e nuk mbetej mbrapa nga ajo që duhej të bënte një vëlla besimtar.
Për ta fituar dashurinë e babait të vet, e këshillonte duke iu përgjigjur kështu: ”Baba, ti mos u mërzit! Shumë mirë e di atë që bëj”. Umejme r.a. ishte një personalitet që mund të rezistonte me durim ndaj problemeve dhe fatëkeqësive. Besonte se çdo gjë ndodh me caktimin e Zotit dhe me të vepronte. 


Besimi dhe qëndrueshmëria 


Një ditë i kishte hyrë diçka në sy. Idhujtarët e gjetën këtë rast e, duke e munduar,i thanë: ”Të vërboi Lati dhe Uzai për shkak se u bëre myslimane”.
Umejme r.a. ishte një besimtare që e kishte ngulitur besimin në zemër me qëndrueshmëri. Nuk u kushtoi vëmendje atyre fjalëve. Nga zemra e saj nuk kishte kurrfarë përkuljeje ndaj idhujve. Tregonte se kjo nuk kishte të bënte me idhujt . Nga besimi që kishte thellë në zemër, u bërtiste idhujtarëve duke u thënë: ”Jo !...Kurrë!... Vallahi nuk është ashtu!... Kjo është një gjë prej Zotit. Kjo nuk është prej idhujve tuaj, është caktimi i Zotit”. Umejmen r.a. duke treguar qëndrueshmëri në besimin e saj, pa kaluar kohë nga fjalët që i foli, Allahu e shëroi. Menjëherë filloi të shihte. Sytë që nuk panë, filluan të shihnin. 
Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Kur për një gjë dëshiron të bëhet, vetëm thotë “Bëhu”, dhe ajo bëhet menjëherë. Çdo gjë është në Dijen e Tij. Dija e Tij përfshin çdo gjë, ç’ka në Tokë e qiell.Gjithë gjallesat lëvizin me fuqinë e Tij. Ai është pronar i pushtetit.Gjithësia është e Tij. Si çdoherë, idhujtarët nuk i besonin Zotit dhe as fuqisë së Tij dhe thoshin: “Edhe kjo është një prej magjive të Muhamedit”.
Përsëri mbetën pa fat. Ç’mirësi e përsosur është besimi!...Ç’nder i madh është të jetosh me besim!. O Zot !... Na ndero edhe ne në Ditën e Gjykimit. 
Umejme binti Rukajka r.a. ishte martuar me Hubejb ibni Ka’b r.a. dhe patën një fëmijë me emrin Nehdije. 
Umejme r.a. jetoi edhe pas vdekjes së të Dërguarit tonë a.s.. Nga burimet shkencore është transmetuar se ajo ka transmetuar dy hadithe. Njëri ka të bëjë me betimin e grave. 
Transmetohet kështu: Umejme binti Rukajka (r.a.) tregonte: 
Një grup grash nga Ensarët erdhën tek Resulullahu a.s. e thanë:”Nuk do t’I bëjmë shok Atij, nuk do të vjedhim, nuk do të bëjmë kurvëri,nuk do t’i mbysim fëmijët tanë dhe asnjëherë nuk do të përgojojmë e nuk do të kundërshtojmë urdhrat tua, për këtë ty të betohemi”. 
Resulullahu urdhëroi e tha: ”Sa të keni mundësi dhe forcë në disa çështje “.
Ne pas kësaj fjale dhembshurie e të mëshirshme, thamë: 
“I Dërguari i Zotit është më i mëshirshëm ndaj nesh, ejani të betohemi”. 
Gratë betimin deshën ta bënin duke u përshëndetur me dorë me të Dërguarin a.s., mirëpo i Dërguari i Zotit a.s. urdhëroi e tha: 
”Unë nuk i përshëndes gratë me dorë! Një fjalë që ua kam thënë unë njëqind grave ,vlen sikur t’u kem thënë veç e veç secilës grua”. (Muvvata, Bey’at, 2; Tirmizi, Siyer, 37) 
Dielli i dy botëve, i Dërguari a.s. me këtë rast ndoshta për herë të parë na mësoi një prej adabeve të fesë islame.Tregoi se nuk e kanë të lejuar takimin e duarve me ata, me të cilët nuk kanë nikah, si për mashkullin ashtu për femrën që janë për martesë. 
Edhe në një transmetim tjetër: ”I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) përderisa të mos kishte në dorë një leckë (copë teshe), gjatë besatimit me gra nuk përshëndetej me dorë”. 
Gjithashtu te Buhariu transmeton Hz. Aisheja e thotë: “Resulullahu besatohej me gra sipas këtij ajeti kuranor: ”O Pejgamber ,kur të vijnë besimtaret të ta japin besën se: nuk do t’i shoqërojnë asnjë send Allahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri; se nuk do t’i mbysin fëmijët e tyre; se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për (fëmijën e huaj që kanë marrë) se është i tyre; dhe se nuk do të të kundërshtojnë për atë që i urdhëron, - atëherë prano zotimin e tyre dhe lute Allahun t’i falë ato, se Allahu është mëkatefalës dhe mëshirues”. (Mumtehine, 60/12).Tregohet se dora e tij nuk ka prekur dorën e asnjë gruaje nëse nuk ka qenë pjesëtare e familjes së tij. Shkurtimisht, të gjitha transmetimet, të gjitha së bashku e shprehnin se Resulullahu a.s., gjatë besatimit të grave nuk u ka prekur duart lakuriq grave.Në burimet shkencore nuk kemi njohuri të shumta për Umejme binti Rukajkan, se ku dhe kur ka vdekur. Allahu qoftë i kënaqur nga ajo. Allahu na e mundësoftë neve që ta fitojmë faljen e Tij! 
Amin. 


 


Mustafa Eris 
Perktheu nga turqishtja: Esma Morina. 
Marrë nga revista “ALTINOLUK”Nr:267,maj2008


Artikulli i kaluar
Ummu Kuhja r.a.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme