Shkaktare për zbritjen e ajeteve të trashëgimisë
Ummu Kuhja r.a. ishte një zonjë ashabe, në emrin e së cilës zbritën ajetet e trashëgimisë…
Një zonjë e lumtur ngase është bërë shkaktare që të largohet një nga zakonet e kohës së injorancës …
Një zonjë ashabe, e cila është bërë shkaktare që të ndriçohet çështja e mosdhënies së trashëgimisë se një zonjeje dhe vajzave të saja dhe te zhduket padrejtësia....
Ajo ishte Medinase. Ishte bashkëshortja e Evs ibni Sabit r.a. Kur filloi të ndriçoj drita e Islamit Medinen, Ummu Kuhja së bashku me të shoqin u bënë mysliman.
I Dërguari i Zotit (s.a.v.s) kur emigroi në Medine, së bashku me të shoqin hyjnë në shërbim të tij. Vazhdimisht u munduan të janë pranë tij. Çdo lloj shërbimi morën përsipër në paqe dhe luftë.
Bashkëshorti i Ummu Kuhjas r.a. mori pjesë ne luftën e Uhudit. Në fushatën e luftës tregoi trimëri të madhe dhe në fund ra dëshmor. Pas i mbetën bashkëshortja dhe tre vajzat.
Me trashëgiminë që e la bashkëshorti, Ummu Kyhja do të kujdesej për fëmijët e tyre, edhe nënë edhe baba do t’i bëhej qe mos të kërkojnë ndjenjën e dhembshurisë së tij. Por, nga koha e injorancës kishte mbet një zakon i keq. Bashkëshortja dhe vajza nuk mund të merrnin pjesë nga trashëgimia. Ngase Arabët e injorancës thoshin; ”Trashëgiminë mund ta marrin vetëm ata që lu ftuan dhe që e mbrojtën atdheun”, kështu që gratë dhe fëmijët mbetnin të larguar nga trashëgimia.
Trashëgiminë që e la pas Evsi e kishin uzurpuar djemtë e xhaxhait të tij. Gruas dhe vajzave nuk i kishin dhënë asgjë. Ummu Kuhja r.a. erdhi pranë Resulullahut dhe i tregoi këtë gjendje. Tregoi që mbeti pa shpresë. i Dërguari i Allahut a.s., asaj i tha: ”Kthehu në shtëpinë tënde do të shohim se Allahu çka do të na urdhërojë?” Pas kësaj ngjarjeje zbriti ky ajet kur’anor. Allahu i Lartësuar nuk dha rast që të zgjaten duart në hakkun e jetimit. Kuptimi i ajetit është kështu: ”Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti). (El –Maide,7)
Pas zbritjes së këtij ajeti i dërguari a.s. i dërgoi një lajm djemve të xhaxhait, që ua kanë marrë trashëgiminë duke u thënë: ”Largoni duart nga trashëgimia e Evs’it dhe asgjë mos e shpërndani.”
Ummu Kuhja r.a. përveç zemërimin qe e ndjeu për vdekjen e burrit asaj iu shtua edhe zemërimi për mos marrjen e trashëgimisë, kështu që ajo mbeti në një gjendje të vështirë. Vuajtjet edhe më shumë iu shtuan. Allahu në një kohë të shkurtër ia largoi pikëllimin, shqetësimin dhe padrejtësinë, me zbritjen e këtij ajeti. Pas një kohe zbriti ajetin e 11 të sures En–Nisa, ku tregoi se si trashëgimia duhet të ndahet në mesin e prindërve, vajzës djalit dhe të afërmve. Kështu është kuptimi i këtij ajeti: ”All-llahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimisë) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre ju takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma; për prindërit, për secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë; e në qo ë se (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta; në qo ë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon vetëm një e gjashta, (kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet (vasijeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borxhi; ju nuk dini se kush është më afër dobisë suaj, prindërit tuaj ose fëmijët tuaj. (Ky përcaktim është) Urdhër nga All-llahu. Vërtet All-llahu është më i Dijshmi, më i Urti” (En–Nisa, 11).
Dijetarët duke i komentuar ajetet, kanë pasur kujdes që mendimi dhe puna e njeriut të jetë larg nga detajet dhe të mos shkohet në tepricë dhe në çdo çështje të sillet me drejtësi. Sipas Islamit në drejtësinë trashëgimore, ne mesin e ndarjeve (hiseve) e obligimeve është gjetur mesi i tyre, më shumë është dhëne atyre që janë detyruar të harxhojnë më shumë, më pak i është dhëne trashëgimia që harxhojnë pak. Sipas Islamit në drejtësinë familjare mashkulli është ai që kur martohet duhet të jap mehrin. Dhe është i detyruar të bej shpenzimet e dasmës. Edhe pas martesës është i nevojshëm t’i ndihmoj farefisit të afërm nëse kanë mundësi dhe është i nevojshëm t’i mbikëqyr bashkëshorten dhe fëmijët, atyre t’i mundësoj ushqimin, t’i veshmbathë qoftë edhe nevojat me të vogla.
Pra këto janë shkaqet që, pjesa e trashëgimisë së mashkullit është sa i dy femrave.
Ajetet e trashëgimisë që zbriten për Ummu Kuhjan r.a. ashtu siç urdhërohet në ajet, prej pasurisë së burrit merr një të tetën, pasurin e tre të dytës e marrin vajzat, dhe pasuria e mbetur i është dhënë djemve të xhaxhait të Evs’it.
Allahu qofte i kënaqur nga ajo. AMIN.
Mustafa Erish
Përktheu nga turqishtja: Esma Morina
Dituria Islame 232