Muhammedi, (alejhissalatu vesselam), është unikat edhe si njeri edhe si i dër guar i Allahut xh.sh. Është i papërsëritshëm, është i dërguari dhe pejgamberi i fundit, vulë e të dërguarve dhe pejgamberëve, pra, përmbyllje e zi nxhirit të të dërguarve dhe pejgamberëve. Në historinë e gjatë të njerëzimit nuk ka të barabartë me të, as për së afër mi nuk i afrohet askush për nga madhështia, zgjedhja dhe për nga kontributi ndaj së Vërtetës dhe gjinisë njerëzore. Kishte lindur në familjen autoritative, të lavdëruar dhe krenare të Hashiminjve, të fisit më të njohur arab - Kurejsh.
Aliu, kerremallahu vexhhehu, dera e qytetit të dijes, në një nga hutbet e tij, kështu e përshkruan të Dërguarin e Allahut:
Vendbanimi i tij është vendi më i mirë, kurse gjinia e tij është më fisnike nga të gjitha të tjerat në rrafshin e fisnikërisë dhe të djepit të sigurisë. Zemrat e njerëzve të ndershëm kanë ushqyer prirje ndaj tij, kurse sytë i kanë drejtuar nga ai. Përmes tij Allahu ka varrosur zemërkeqësinë reciproke dhe ka shuar zjarrin e rebelimit. Përmes tij Ai u ka dhënë dashuri si vëllezër, kurse i ka ndarë ata që ishin bashkë (në mosbesim). Me anën e tij, Ai i ka dhuruar nder njeriut nga shtresa e ulët, kurse e ka ulur kryelartë sinë e mosbesimit. Të folurit e tij është i qartë, kurse heshtja inspiron si gjuhë.
Kur u bë i dërguar i Allahut, e më pas edhe sundimtar i shtetit mysliman, edhe më tutje ishte njeri i rëndomtë, në gjithçka i barabartë me njerëzit më të rëndomtë. Nuk pati kështjellë as pallate, nuk ishte i pasur. Jetoi në një shtëpizë të ndërtuar prej tullash të papjekura, flinte në hasër, e cila vizatohej në trupin e tij.
Është bartës i së vërtetës, drejtësisë dhe mirësisë. I thjeshtë dhe i përshtatshëm në komunikim me njerëzit. Në misionin e tij nuk i ka shfrytëzuar mjetet e sundimtarit apo mbretit, dhe as mjetet joshëse të misionarit. Fuqia e misionit të tij ka qenë në vërtetësinë dhe mirësinë. Sukseset i ka arritur duke transmetuar të vërtetën, duke shprehur dashuri të sinqertë ndaj njerëzve, si dhe me fuqinë e shpirtit, besimit dhe të thirrjes së tij të vërtetë.
Njerëzit ndienin kënaqësinë më të madhe kur ishin me të, afër tij, në shoqëri me të, që ta dëgjonin, të mësonin prej tij apo madje edhe vetëm ta shikonin atë. Ky për ta ishte nderi më i madh, sepse e dinin dhe besonin se ai është i dërguari i Allahut xh.sh. Ai njerëzimit i ka dhuruar bukurinë e fesë dhe fuqinë e shpresës, lartësinë e dashurisë dhe krenarisë. Kjo brezit të parë të myslimanëve u ka dhënë forcë për të qenë të dëgjueshëm dhe besnikë, të dorëzuar dhe të sinqertë. I kanë besuar se thirrja e tij është thirrje e Zotit, se rruga e tij është rruga që shpie tek Zoti. Kjo u ka frymëzuar besim në vendimin e marrë për të qenë myslimanë të vërtetë dhe pasues të sinqertë të të dërguarit të Allahut xh.sh.. Falë kësaj, ata kanë ndërtuar një botë më të drejtë dhe kanë hapur perspektiva për jetë më të mirë. Së këndejmi shokët (ashabët) u bënë gjenerata më e mirë qysh se ekziston bota: Krijuesi i tyre ishte i kënaqur me ta, por edhe ata kanë qenë të kënaqur me Të (radijellahu anhum ve redu anhu).
Muhammedi a.s., kishte dy veçori me të cilat ishte nderuar nga Allahu xh.sh., në krahasim me të gjithë të dërguarit e tjerë të Zotit, si dhe karakteristika në krahasim me të gjithë njerëzit e tjerë. Pavarësisht nga këto, ne ndër të dërguarit dhe pejgamberët e Zotit nuk bëjmë dallim:
“Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij…” (el-Bekare, 285).
Vetë e ka theksuar se është dhuruar me gjashtë cilësi, të cilat nuk i kanë pa sur paraardhësit e tij. (Sahihul-Muslim). Ai ka qenë i stolisur me pesë cilësi të veçanta. (Sahihul-Buhari). Në transmetimin e tretë theksohet edhe virtyti i Ymetit të tij. Më janë dhënë çelësat e Tokës, kurse ithtarët e mi janë më të zgjedhur se ithtarët e të dërguarve të mëparshëm.
Karakteristikat që e dallonin në krahasim me të dërguarit dhe pejgamberët, ndër të tjera, janë: Është i dërguari dhe pejgamberi i fundit i Allahut xh.sh.
Allahu xh.sh. në Kuran thotë: Muhammedi nuk ka qenë babai i as njërit prej burrave tuaj, por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send”. (el-Ahzab, 40).
Muhammedi a.s. për veten e tij ka thënë: Unë jam i dërguari i fundit. Pas meje nuk do të ketë të dërguar. (Tirmidhiu).
Është posedues i pozitës së lavdëruar (el-mekamul-mahmud) Ky është shefaati i madh, ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit, çfarë nuk do të ketë asnjëri nga të dërguarit dhe pejgamberët e Allahut. Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “… është e sigurt se Zoti yt do të të ngrejë ty në një vend të lavdishëm….” (el-Isra’, 79).
Kurse vetë Muhammedi a.s. ka thënë: “Ai që kur e dëgjon ezanin, thotë: “O Allahu im, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe i namazit që do të falet, jepi Muhammedit ndërmjetësimin dhe nder imin dhe ngrije atë në vendin e lavdishëm që ia ke premtuar, me të vërtetë Ti nuk e thyen premtimin”. Kush e shqip ton këtë, e ka merituar shefatin në Ditën e Gjykimit! (en-Nesai). “Unë jam i pari i njerëzve në Ditën e Gjykimit. Unë i pari do të dal nga varri im dhe do të jem i pari që do të ndërmjetësoj dhe që do të më pranohet ndërmjetësimi”. (Muslimi).
“Në Ditën e Gjykimit do të vij deri te dera e Xhennetit, dhe ajo do të hapet. Meleku el-Hazin do të thotë: Kush je ti? Muhammedi! Pastaj meleku do të thotë: Më është urdhëruar që askujt të mos ia hap përpara teje”. (Muslimi).
Sipas një hadithi të vërtetë, në Ditën e Gjykimit, Allahu xh.sh. do t’i tubojë të gjitha gjeneratat e njerëzve, prej së parës deri tek e fundit, në një vend. Ata njëri tjetrit do t’i thonë: ç’mendoni, ç’do të bëhet me ju? Ç’mendoni, çka do të bëhet kur t’ju jepet komunikimi? Kush do të ndërmjetësojë për ju te Krijuesi juaj? Atëherë njerëzit do të shkojnë tek Ademi, pastaj tek Nuhu, pastaj do t’i drejtohen Ibrahimit, pastaj Musait dhe Isait, dhe, në fund, Muhammedit a.s.. Të gjithë të dërguarit do të deklarojnë: - shkoni tek tjetri, e jo tek unë! Dhe kështu, deri tek Muhammedi a.s.. Ai do të bjerë në sexhde dhe do t’i lutet Allahut xh.sh., derisa t’i lejohet shefaati. Kjo është njëra nga përparësitë dhe vlerat e tij mbi të gjitha krijesat. Kjo është karakteristikë e veçantë, që nuk e ka asnjë i dërguar i Allahut xh.sh.
Shefaat do të kenë edhe të dërguarit e tjerë të Allahut xh.sh., madje edhe disa njerëz të ditur dhe të mirë. Mirëpo, she faati i madh i takon vetëm Muhammedit a.s..
Ekzistojnë disa lloje të shefaatit, sipas komentimit të dijetarëve islamë të periudhës klasike:
- shefaati për ata që kanë fituar të drejtën për Xhennet,
- shefaati për xhennetlinjtë që të fitojnë vend më të mirë në Xhennet,
- shefaati për mëkatarët e rëndë,
- shefaati për ata që veprat e tyre të këqija u peshojnë më shumë se veprat e mira, andaj, sipas kësaj, meritojnë Xhehennemin,
- shefaati për disa mosbesimtarë që t’u zbutet dënimi, p.sh., ndërmjetësimi i Muhammedit a.s. për xhaxhain e tij, Ebu Talibin, i cili shumë u pat ndihmuar myslimanëve, dhe
- shefaati i madh (shefaatul-kubra), i cili do të jetë nder vetëm për Muhammedin a.s..
Universaliteti i misionit të tij pejgamberik
Misioni i tij pejgamberik ka të bëjë me të dy botët: për njerëzit dhe për exhinët (xhindet). Secila nga këto dy botë në mënyrën e vet realizon thirrjen dhe predikon diturinë e shpallur.
Allahu xh.sh. e udhëzon që të thotë: “Thuaj (Muhammed): O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut tek të gjithë ju…” (El-A’raf, 158).
Kurse ai që njerëzve t’ua sjellë Laj min e gëzuar dhe Vërejtjen : “Ne nuk të dërguam ty ndryshe, veçse për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Sebe, 28).
“Ai që ia shpalli Furkanin (Kur’anin dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të Vet (Muhammedit), që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar.” (el-Furkan, 1).
Ai është mëshirë për botët: “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.” (El-Enbija, 107).
Ata të cilëve u është shpallur, janë të obliguar ta përcjellin Vërejtjen: “(Kujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam tek ti që të dëgjojnë Kur’anin dhe kur u afruan edhe e dëgjuan atë, tha në: “Heshtni!” dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan”. (El Ahkaf, 29).
Në një tjetër ajet theksohet se exhinët kanë thënë : “Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme. (El-Xhinn, 11)
Do të thotë ka edhe besimtarë edhe pabesimtarë, edhe ata që e ndjekin Pejgamberin a.s., por edhe risimtarë.
Ajetet e theksuara kuranore, konfirmojnë universalitetin e pajgamberisë së Muhammedit a.s. në botën e njerëzve dhe në botën e exhinëve. Kjo është çështje e besimit dhe të gjithë myslimanët këtë e pranojnë me besimin dhe përcaktimin e tyre. Pejgamberia e tij nuk përfshin vetëm një periudhë, vetëm një rajon, dhe as vetëm bashkëvendësit e tij, arabët. Pejgamberia e Muhammedit a.s. ka karakter universaliteti, të gjithmbarshmërisë, të gjerësisë dhe të pakufishmërisë.
Këtu shtrohet pyetja e shkaqeve të zbritjes së disa ajeteve. Numri më i madh i tyre kishin ndonjë shkak konkret, mirëpo dispozita e tyre nuk lidhet vetëm me atë rast. Ato kanë kuptim të përgjithshëm, p.sh. ajetet e talakut, ziharit, lianit, dënimit të vjedhësit etj.. Pra, edhe pse ajetet kishin ndonjë shkak konkret gjatë periudhës së Shpalljes, dispozita e tyre është e përhershme, me tekst dhe me përmbajtje për atë çështje, dhe ka të bëjë edhe me njerëzit edhe për exhinët.
Misioni i Muhammedit a.s. në të dy botët, në botën e njerëzve dhe në botën e exhinëve, ka ndikuar në mënyrë të për sosur, sipas natyrës dhe karakterit të jetesës së këtyre dy llojeve. Dispozitat që janë shpallur, të obliguarit nuk i trajtonin me terminologjinë e komunikimit të deriathershëm në mes tyre, por dispozita i ka dhënë dimension të përgjithshëm si kundrejt myslimanit, kafirit, besimtarit, hipokritit, të ndershmit (birr), të prishu rit (faxhir), bamirësit (muhsin), tiranit (dhalim), si dhe të kategorive të tjera të të obliguarve, të cilët trajtohen në Kuran dhe në hadith. Kurani dhe Syneti, pra, nuk u drejtohen vetëm arabëve, dhe dispozitat nuk kanë të bëjnë vetëm me ta, po me të gjithë njerëzit dhe exhinët.
Gjithashtu, përmes dispozitave, trajtohen edhe cilësitë e përgjithshme të njerëzve, si ata që e duan Allahun xh.sh. apo që nuk e duan, andaj thuhet se dispozitat e Allahut xh.sh. i zbaton ai që e do Atë dhe i cili kryen misionin që i ka përcaktuar Ai.
Kur i erdhi Shpallja Muhammedit a.s., iu urdhërua që së pari ta thërriste familjen e tij dhe popullin e tij, e më pastaj edhe të gjithë popujt, t’ua komunikonte detyrat e misionit të tij më të afërmve, e pastaj gjithnjë më larg e më larg.
Kurani e sqaron edhe lidhjen e misionit të tij pejgamberik në mes njerëzve dhe exhinëve, kur thotë: “O grumbull i xhinëve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar…?! (El-En’am, 130).
Gjithashtu kanë thënë: “Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (myslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë)…” (El Xhinn, 14).
Shejhu-l-Islam Ibni Tejmije thotë: Njeriu e ka për detyrë ta dijë që Allahu xh.sh. e ka dërguar Muhammedin a.s. për të gjithë njerëzimin dhe exhinët, dhe se i ka obliguar të besojnë në të, t’i nën shtrohen asaj që i është shpallur atij, dhe t’i nënshtrohen asaj që Pejgamberi a.s. u urdhëron apo u ndalon, ta duan atë që do Allahu xh.sh. dhe i Dërguari i Tij, si dhe të urrejnë atë që urren Allahu xh.sh. dhe i Dërguari i Tij. Nëse ndonjëri nga exhinët apo nga njerëzit ka dëshminë për pejgamberinë e Muhammedit a.s. dhe nuk e beson, e ka merituar dënimin e Allahut xh.sh., siç e kanë merituar ata pabesimtarë prej popujve të mëhershëm, të cilët nuk kanë besuar në misionin e pejgamberit të kohës së tyre. Ky është qëndrim i të gjithë ashabëve, tabiinëve, të gjithë imamëve, i Ehli Synetit vel xhemaatit dhe grupeve të tjera të myslimanëve besimdrejtë.
Mrekullia (muxhizja) e Kuranit
Kurani është mrekullia (muxhizja) e tij më e madhe, e përhershme dhe e patejkalueshme, e cila do të vazhdojë deri në Ditën e Gjykimit. Kjo mrekulli është e patejkalueshme nga aspekti leksikor, i mbinatyrshëm dhe nga të gjitha aspektet e tjera deri në mbarim të botës. Pejgamberët e mëparshëm kanë pasur mrekulli, të cilat kishin rëndësi të përkohshme. Edhe Muhammedi a.s. kishte mrekulli të tilla, të cilat kanë vlejtur gjatë jetës së tij, po Kurani është mrekullia e përhershme. “Thuaj: “Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët, për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që të ndihmonin njëri-tjetrin” (El-Isra, 88).
Miraxhi
Karakteristikë e tij e rëndësishme është mrekullia me të cilën është ngritur në qiellin më të lartë dhe, më tutje, deri te Sidretu-l-munteha, ku është vendqëndrimi i Xhennetit dhe ku dëgjohet zëri i shkrimit të Penës, e kjo është afër sa dy harqe, ose edhe më afër. “Ai (Muhammedi), vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet”. (En-Nexhm, 18).
Gjatë atij udhëtimi nëpër qiej, i është ofruar një respekt nga ana e të gjithë të dërguarve të Allahut, nga ana e pejgamberëve dhe nga ana e engjëjve, kurse më i madhi nderim është ai që i ka dhuruar Krijuesi i tij. I janë treguar Xhenneti dhe Xhehennemi dhe shumë të tjera gjëra, të cilat janë të shënuara në shumë transmetime.
Ka fituar përmes frikës
Karakteristikë e Alejhisselamit, mbi të dërguarit e tjerë të Allahut xh.sh., ndër të tjera, ka qenë edhe fakti që ar miqtë e tij, prej tij kishin frikë të vazhdueshme. Tubuesit më të njohur të thënieve të Alejhisselamit, kanë shënuar një hadith të gjatë, ku theksohen këto dhe disa të tjera karakteristika të tij: Transmetohet nga Xhabir ibn Abdu llah Ensarij r.a. se ka thënë: - Ka thënë i Dërguari i Allahut: Më janë dhënë mua pesë karakteristika të cilat nuk i janë dhënë askujt para meje: Pejgamberët e mëhershëm janë dërguar për një popull të caktuar, kurse unë jam dërguar për të gjithë të bardhët dhe për ata me ngjyrë; mua më është lejuar plaçka e luftës, kurse kjo askujt para meje nuk iu pat lejuar; Toka më është bërë e pastër (për namaz) dhe për tejemmum, andaj, kudo që të ndodhet njeriu, kur të vijë koha e namazit, le të falet kudo që të ndodhet; jami ndihmuar nga frika e armikut prej meje në largësi prej një muaj ecjeje; më është dhënë shefaati. (Muslimi).
Sikur të vendoste ai për marshim ku ndër kundërshtarëve të tij, ata do t’i kap te frika edhe një muaj para se ai të nisej drejt tyre. Kështu, p.sh., armiqtë e tij në Tebuk, i janë dorëzuar pa luftë.
Krejt Toka i është bërë xhami (mesx hid)
Kudo që të ndodhen pasuesit e tij në Tokë, gjenden në një vend të pastër për sexhde dhe namaz, e nëse nuk kanë ujë, duke marrë tejemmum me dhe të pastër, një pastrim simbolik, bëhen të gatshëm për kryerjen e namazit dhe të detyrave të tjera fetare.
Tek pejgamberët e mëhershëm ekzistonte mundësia e kryerjes së namazit vetëm nëpër faltore (tempuj fetarë). Gjithashtu nuk kishin përcaktuar tejemmumin. Sipas Ibni Tejmijes, Isait a.s. dhe pasuesve të tij, u qe lejuar falja e namazit edhe jashtë faltores, po nuk e kishin të përcaktuar tejemmumin. Shiinjtë, duke u bazuar në këtë hadith, konsiderojnë se sexhdeja është e mundur vetëm në tokë (dhe) apo në sende prej dheut, për këtë arsye ata me vete bartin pllakëza argjile, në të cilat kryejnë sexhdenë.
Universaliteti i pejgamberisë së tij
Misioni i tij përfshin të gjithë popujt, të gjitha racat dhe shtresat, gjatë të gjitha kohëve, deri në Ditën e Gjykimit. Pejgamberët e mëhershëm qenë dërguar vetëm për popullin e tyre. Këtë Kurani e vërteton në disa vende: “Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popul lit të vet, në mënyrë që ai t’u shpjegonte atyre (në atë gjuhë)…” (Ibrahim, 4).
“Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë): nxirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe kujtoju atyre të mirat e Allahut (që u dhuroi)…” (Ibrahim, 5).
“A nuk jeni të njohur me lajmin (ndo dhinë) e atyre që ishin para jush, si pop ulli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta përveç Allahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente…” (Ibrahim, 9).
Megjithatë, Muhammedi a.s. është i dërguar për të gjithë njerëzimin, i dërguar universal, kurse misioni i tij vazhdon deri në mbarimin e kësaj bote. Atij i qe urdhëruar vetëm të shpallte: “Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut tek të gjithë ju…” (El-Araf, 158).
Me Kuran janë shfuqizuar të gjitha shpalljet e mëparshme. Ka mbetur të vlejë vetëm Sheriati i Muhammedit a.s.. Në ajetin vijues të Kuranit theksohet vlefshmëria e thirrjes së vetme të të Dërguarit të fundit të Allahut, i cili është bartës i Shpalljes së fundit, në të cilën janë bashkuar të gjitha shpalljet e mëparshme, siç janë bashkuar në pejgamberinë e tij edhe të gjitha pejgamberitë e pejgamberëve të mëparshëm që nga Ademi a.s..
“… E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe injorantëve: “A pranuat fenë islame?” Nëse pranuan Islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën, e nëse refuzojnë, ti ke për obligim vetëm t’u komunikosh…” (Ali Imran, 20).
Ebu Musa el-Esh’arij r.a. tregon se Muhammedi a.s.. ka thënë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, asnjë njeri, qoftë i krishterë apo çifut, nëse dëgjon për mua e pastaj nuk beson në mua dhe në pejgamberinë time, nuk do të hyjë në Xhennet”. (Muslimi)
Edhe një numër i karakteristikave të tjera tregojnë për misionin e Muham medit a.s., siç janë:
- Është imam i të gjithë të dërguarve,
- I është dhënë të folurit e thuktë,
- I pari nga të gjithë njerëzit do të ringjallet dhe do të dalë nga varri i tij,
- Të gjithë të dërguarit e tjerë të Allahut, Ditën e Gjykimit do të jenë nën flamurin e tij… etj.
Natyra e misionit të Muhammedit a.s. e tëra është mobilizuese, është gjithëpërfshirëse në kuptimin moral, politik, shoqëror, shkencor dhe shpirtëror. Ai nuk kishte karakteristika të profetit, mistikut apo shenjtorit, çfarë paraqitje u jep Bibla ferrëfyesve. Ai, me thirrjen e tij, ka vendosur një sistem të fortë të sjelljes shoqërore dhe të sjelljeve të tjera, një vetëdije e cila do të sigurojë zbatim dhe rrëfim të Islamit të gjallë. Siç thotë Gëte (Goethe): Muhammedi është më i madhi, sepse me më së paku mjete ka bërë më së shumi. Ai, duke ndihmuar Islamin, ka fituar ndihmën e Islamit. Duke ruajtur Islamin, ka arritur rezultatet më të larta. Ka lënë rregullin e përhershëm të sjelljes të gjithë pasuesve të tij: kush e lë Islamin - i ka humbur të gjitha, kush e ruan Islamin - i ka ruajtur të gjitha!
Mr. Muharem Omerdiq
Përktheu: Miftar Ajdini
Dituria Islame 212